LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Belerit/ Rama: Do flas pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi! Minoriteti grek nuk është mish për top

Ai shtoi gjithashtu se Himara ka treguar një shembull për mënyrën se si ka votuar, përsa i përket qetësisë dhe mos shënimit të asnjë incidenti.

15 Maj 2023, 22:11 Nga F.M
Arrestimi i Belerit/ Rama: Do flas pas mbarimit të zgjedhjeve në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të flasë përpara mediave lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të Opozitës që fitoi Himarën dhe për mënyrën se si e ka komentuar Greqi. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se preferon të respektojë zgjedhjet në vendin fqinj dhe se do të flasë kur të përfundojnë ato. Ai shtoi gjithashtu se Himara ka treguar një shembull për mënyrën se si ka votuar, përsa i përket qetësisë dhe mos shënimit të asnjë incidenti. Rama tha edhe se minoriteti grek nuk duhet trajtuar si mish për top për çështje elektorale. 

"ua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës, duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime e nga ana jonë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me Greqinë, me kryeministrin Mitsotakis e ministrin Dendias, për të ngritur një urë të re bashkëpunimi. Unë nga ana ime jam i detyruar të bëj maksimumin para se të reagoj proporcionalisht. Dua të tregoj se institucione e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush, që nga unë i pari, s'i kemi kontestuar kurrë vendimet e tyre. Jo më pastaj të tjerë, nga jashtë Shqipërisë, që të vënë në pikëpyetje rolin e tyre. Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, prokuroria së bashku me Policinë e Shtetit arrestuan dhe një kandidat të PS-së në Bulqizë. Për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh në thelb se çfarë është, nuk më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t'i kërkoj prokurorisë e gjykatës të nxjerrë provat sepse kështu dua unë. As më shkon mendja të vë në dyshim provat e vendimet e tyre. Ne nuk pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për shqiptarët dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Me të metat dhe barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë, por kam preferuar të mos flas. Nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi. Kam dëgjuar të flasin dhe Syriza e Pasoku. Minoriteti grek nuk është mish për top,"-u shpreh ai

Po ashtu, kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes nëse përgjimet për Belerin kanë marrë tjetr trajtim nga drejtësia në raport me përgjimet e Damian Gjiknurit dhe Ulsi Manjës. Rama tha se kanë zero lidhje.

“Ky është silogjizëm ekstravagant sepse s’kanë lidhje rastet me njëri-tjetrin. Tjetër të dalësh duke folur në përgjim dhe tjetër gjë që të provohet se përgjimet janë kthyer në akte. Ato përgjimet që i referoni ju nuk kanë lidhje fare zero. Ka pasur shqetësime, sepse u bënë ditë që po i dëgjojmë shqetësimet e shprehura nga po ata që i kanë shprehur gjithnjë pasi janë ballafaquar me humbjen. Por çështja është nga kjo tek provat dhe tek shprehja e autorëve të raportit është hendek shumë i madh Ka pasur shqetësime, po pastaj? Këto zgjedhje janë sheshit, me të vërtetën e tyre dhe që e vërteta e tyre është se ne kemi marrë besim shumë të madh me një mbështetje si asnjëherë më parë si forcë politike...Pra ta shohësh ndryshe këtë do të thotë të jetosh në realitet tjetër,”- tha Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim