LIVE UPDATES
Politike

Çarli&Edi/ "Gropat" e sqarimit të Ramës për aferën me ish-shefin e FBI, kush dhe pse e bleu 'agjentin' e shitur te rusët

Nuk është "Çarli", zyrtari i vetëm që akuzohet se ka fshehur takimet. Si McGonigal edhe Rama, të dy kanë fshehur takimet me njëri-tjetrin. Nëse McGonigal e fshehu nga FBI për akuza që tashmë dihen, ç'hall i madh e detyroi Ramën të fshihte takimin "friendly" me të?

3 Shkurt 2023, 13:27 Nga f.g
Çarli&Edi/ "Gropat" e sqarimit të Ramës për
Edi Rama, te 3 ekranet

TIRANE- Kryeministri Edi Rama pushtoi ekranet mbrëmjen e të enjtes për të sqaruar shqiptarët e jo banorët e "Parkut Zoologjik" në lidhje me akuzat për "McGonigal". Kryeministri u kujdes që të shpërndante të njëjtin mesazh në të trija ekranet ku ndau të enjten. Sot, gazeta më e madhe amerikane "Neë York Times" e ka shënjestruar kryeministrin me emër, duke iu drejtuar si një lider që e pikturon veten  si properëndimor por tashmë është njësuar në një bashkëpunim me një agjent.

Ndryshe nga sa tha Rama se McGonigal nuk është i korruptuar, 4 gazetarë me eksperiencë që kanë hartuar artikullin, Adam Goldman, Michael Rothfeld, William K. Rashbaum dhe Kenneth P. Vogel shkruajnë se shefi i kundërzbulimit në FBI, shiti shërbimet e tij jashtë vendit. Pyetja është; kush i bleu ato? 

Për t'ja nisur, kryeministri deklaroi se është takuar me Charles McGonigal me kërkesë të tij. "U takova me kërkesë të tij, në zyrën time, u takova pasi më dërgoi një mesazh me telefon, por nuk e mbaj mend mirë". Kjo ishte deklarata sqaruese e Ramës për zanafillën e njohjes së tij me mikun, për të cilin flet me një ton bezdisjeje, pa e fshehur angarinë e situatës.

Dikur "Çarli" me krenari, Çarli i sotëm është një hall, por jo për të, ai nuk dinte gjë. Por a mund të takojë kryeministri kë të dojë në zyrën e tij? Protokolli i shtetit shqiptar, në pikën 10.4 sqaron se në çdo rast, edhe kur vizita është jozyrtare, private, kryeministri duhet të dokumentojë takimin me foto dhe të shoqërohet nga 2-3 zyrtarë. "Në vizita jozyrtare (kalimtare, private dhe shumëpalëshe) nuk zhvillohet ceremonia e nderit. Kryeministri e pret vizitorin mik në hyrjen perëndimore të selisë së Kryeministrisë. Sipas rastit, së bashku me Kryeministrin presin 2-3 shoqërues zyrtarë të tij, personat e ngarkuar me protokollin, shtypin dhe përkthyesi. "përcakton Protokolli.

Por në rastin e Çarlit, përjashtimi nga rregulli u bë për të parë tashmë një tjetër produkt. Nuk është "Çarli", zyrtari i vetëm që akuzohet se ka fshehur takimet. Nëse FBI nuk do ta hetonte zyrtarin, askush në Tiranë përveç kryeministrit nuk do ta dinte takimin. Si McGonigal edhe Rama, të dy kanë fshehur takimet me njëri-tjetrin. Nëse McGonigal e fshehu nga FBI për akuza që tashmë dihen, ç'hall i madh e detyroi Ramën të fshihte takimin "friendly" me të?

Pasi shpjegoi se me McGonigal fliste për situatën gjeopolitike, Rama u kujdes të sqaronte se Agron Nezën nuk e njihte. Për ta lidhur për të disatën herë me opozitën, Rama tha se Neza në takim ishte falë "lutjes së McGonigal". "Më tha, ky është miku dhe bashkëpunëtori im shqiptar, a ka problem të jetë dhe ky në takim?". Një takim ku u diskutua influenca ruse dhe interesat amerikane në Shqipëri ishte i hapur për një njeri të cilin nuk e njihte askush? Si mundi kryeministri të shprehej hapur në një bisedë me dy persona, njërin nga të cilët e takoi pas një mesazhi ndërsa tjetrin nuk e njihte fare. A kërkoi kryeministri zyrtarisht diku verifikimin e dy emrave që i erdhën në zyrë? Në mos njoftimin, si mund të mos jetë një email diku, për të kërkuar informacion për ta? Si nuk u druajt nga një mashtrim i mundshëm? Nëse Çarli kërkoi praninë e Nezës në takim, po kryeministrin kush e shoqëronte? Pse takimi nuk u fotografua? A la gjurmë zyrtari në librin e hyrje-daljeve në Kryeministri?

"Në SHBA nuk ka asnjë akuzë për korrupsion për këtë zotërinë, asnjë akuzë në akt-padi për mua dhe qeverinë shqiptare",-tha Rama. Por aktpadia përkthehet ndryshe. New York Times shkroi sot për çështjen, ku e damkon McGonigal si një zyrtar të korruptuar dhe një agjent që ka shitur shërbimet privatisht jashtë SHBA. Prokurorët amerikanë flasin për një dëm të pallogaritshëm, jo vetëm për çështjen Deripaska, por edhe për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjes së takimeve. Ata dyshojnë se lista e mashtrimeve është më e gjerë. Ndryshe nga sa thotë kryeministri Edi Rama, rrethi është ngushtuar dhe për prokurorët, takimet Rama-McGonigal janë të panevojshme për sa kohë siç thonë ata, roli i zyrtarit të FBI, nuk përfshin takime me krerë shtetesh. 

Diversioni i lartësimit të BIRN, si u përpoq Rama t'ja 'ngecte' medias nisjen e hetimit

Kryeministri u duk sikur kishte paqësuar çdo raport me median në moment kur po i referohej medias "Birn, reporter.al", në lidhje me publikimin e lajmit se Partia Demokratike ka bërë lobim me para me origjinë nga Rusia. Edhe pse në të shkuarën, Rama nuk e ka pranuar Birn-Reporter.al si një burim informacioni, kësaj here, gjërat kishin ndryshuar dhe sipas tij një media "jo e regjimit" kishte raportuar lajmin. Pra sipas tij, informacionin tek FBI nuk e kishte çuar ai, pasi dhe ai e kishte lexuar në media. Por çfarë ka ndodhur? Në fakt kjo është edhe një nga pikat më interesante në akt-akuzën e FBI. Në pikën 40, FBI thotë se "Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A, i cili e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit Shqiptar.". Për të vijuar më pas me pikën 42, rezulton se zyra e Kryeministrit nuk ka qenë duke lexuar artikullin e BIRN por duke udhëtuar me zyrtarin e FBI në thurjen e komplotit të rublave në PD. 

Humbja e kujtesës? Pse Rama nuk komentoi pagesën e Duçkës për dëshmitarët

Akt-akuza e FBI për Charles McGonigal do të ishte një çështje e parëndësishme për Shqipërinë nëse atje nuk do të flitej me një përsëritje ciklike për një çështje ligjore, si ajo e hetimit të lobistit të PD, Nik Muzin me iniciativë të McGonigal. Në diskutimin dje në TPZ, Rama u pyet për pikën 42, atje ku kryeministri u përpoq të tregonte se së pari, nuk e kishte parasysh dhe se dyti, kjo përmbajtje nuk ekziston. Gazetari Enton Abilekaj e pyeti Ramën se a kishte dijeni se këshilltari i tij, Dorian Duçka pagoi udhëtimet e dëshmitarëve që do të jepnin dëshmi për lobimin e PD.

Pyetja: A ishit në dijeni për shpenzimet për dëshmitarët që i paguante këshilltari juaj?

Edi Rama: Cilët dëshmitarë? Paguante për dëshmitarët? Për dëshmitarët? Për cilët dëshmitarë? Pse i sillnin nga Amerika dëshmitarët? Për cilin kundërshtar timin? Jo jo, nuk ka fare, nuk kam. E ngatërron ti, nuk e thotë kështu aty. E dyta, Duçka ka qenë këshilltari im i jashtëm. Puna e tij çfarë ka paguar, nuk është nën akuzë. Këto janë insinuata.

Përgjigjia thuajse përçart, përfundoi me një mosditje në dukje të kryeministrit për pikën 42, të cilën e risjellim në anglisht dhe shqip: 42. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY nisi zyrtarisht një hetim penal që u përqendrua te lobisti (një qytetar amerikan) me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij. Personi A (Agron Neza) u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që e mbështeste hetimin dhe i jepte informacione FBI-NY gjatë hetimeve. Personi B (Dorian Duçka), më vonë ndihmoi me 'logjistikën' dhe mundësimin e takimeve të agjentëve të FBI-NY dhe dëshmitarëve për dosjen që jetonin ose ishin të vendosur në Evropë. Madje dhe paguante shpenzimet e udhëtimeve të dëshmitarëve. I pandehuri McGonigal nuk e kishte pasqyruar marrëdhënien e tij financiare me Personin A dhe as tregoi për kontaktet e tij të vazhdueshme me Personin B, ashtu siç i kërkohej të bënte kur plotësoi formularin FD-981./Dosja.al

Pika 42:

Çarli&Edi/ "Gropat" e sqarimit të Ramës për

arrestohet charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta