LIVE UPDATES
Politike

‘Arben Rakipi e shndërroi Magjistraturën në shkollë private të PS!’/ Berisha-ndërkombëtarëve: Mos na servirni korrupsionin për reformë

Berisha u shpreh se për të futur ekstremistët e fondacionit Qemal Stafa, Rakipi prishi provimet dhe nga 73, shtoi 53 të tjerë fitues.

4 Maj 2024, 21:36 Nga DOSJA
‘Arben Rakipi e shndërroi Magjistraturën në shkollë
Sali Berisha

TIRANË - “Një bandit dhe kriminel që pasurohet në kundërshtim flagrant me çdo ligj”, kështu e ka cilësuar kreu i PD-së Sali Berisha, drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin, referuar fryrjes së listës së fituesve te Magjistratura. Berisha u shpreh se për të futur ekstremistët e fondacionit Qemal Stafa, Rakipi prishi provimet dhe nga 73, shtoi 53 të tjerë fitues.

Berisha shton se ky është standarti më kriminal që ka parë Shqipëria në këto 32 vite, ndërsa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, të mos e servirin korrupsionin për reformë. Më tej Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen protestës së thirrur ditën e martë para Bashkisë së Tiranës.

"Të dashur miq, drejtësi është kjo? Po ky është terrorizëm mo.

Po si mund të jetë një drejtësi kur një kriminel merr pushtetin e parlamentin dhe firmos amnistira për kryehajdutë siç bën Altin Dumani. Më thoni ju mua, çfarë drejtësie është kjo? Të dashur miq, a e morët ju vesh ish-sigurimsi i shtetit, Arben Rakipi, një bandit që e shndërron Shkollën e Magjistraturës në shkollë private të partisë së krimit. Ky bandit, ky kriminel që pasurohet në kundërshtim flagrant me çdo ligj, për të futur ekstremistët e fondacionit Qemal Stafa, prishi provimet dhe nga 73, shtoi 53 të tjerë, sikur ta kishte shkollën pronë të të atit të tij dhe jo shkollë për drejtësinë shqiptare.

Me këtë rast, dua t’u them partnerëve, zotërinj a mund të më thoni ju mua se Shkolla e Magjistraturës ka funksionuar ndonjëherë në ekzistencën e saj, siç funksionoi në këtë kohë, pas reformës, pas antireformës që shkatërroi sistemin e drejtësisë. Zotërinj, mos u servirni shqiptarëve korrupsionin për reformë. Zotëronj, mos u servirni shqiptarëve padejtësinë për drejtësi. Sepse do keni dështim, dështim dhe vetëm dështim.

E them këtë sepse reagohet për çdo gjë ndaj këtij sistemi, sikur nuk është i shqiptarëve. Reagohet për gjtihçka, po urdhëroni, ja ku e keni Shkollën e Magjistraturës, standardin më kriminal që ka parë Shqipëria në 32 vite. Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja. Shqiptarë, të marrim fatin në duart tona. Askush nuk mund të tallet me ne. Askush nuk mund të na shesë ne Rakipëra e Dumanër, Kraja dhe Gjika si specialistë apo si të vërtetë. Ata mund të jenë kukulla, skllevër në duart e krimit që zbatojnë urdhra, por shqiptarët nuk do i pranojnë kurrë. Beteja nuk ka të ndalur. Rroftë fitorja. Ditën e martë, në ora 11.30, të gjithë te bashkia. Fitore, fitore, fitore",- tha Berisha.

sali berisha arben rakipi magjistratura

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?