LIVE UPDATES
Politike

Analiza nga REL/ Deklaratat e Ramës, janë bërë edhe më herët! E vërteta mbi zbulimin e naftës dhe gazit në Shqipëri

Deklarata të ngjashme, ai bëri edhe më herët, ashtu si edhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.

17 Korrik 2022, 18:39 Nga k.m.
Analiza nga REL/ Deklaratat e Ramës, janë bërë edhe më
Foto ilustruese

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ky vend gjendet pranë një zbulimi të madh të një vendburimi nafte, që, sipas tij, do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe, në një shkallë më të vogël, të vetë Evropës, nuk është e para e tillë.

Deklarata të ngjashme, ai bëri edhe më herët, ashtu si edhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë, të gazit dhe naftës, që jo vetëm se do të ndikojë jashtë mase në të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë një rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama më 5 korrik.

Lajmi i tij u konfirmua më pas edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila më 6 korrik tha:

“Kompania Shell po punon tashmë prej disa kohësh në Shqipëri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit, që do të jetë një zbulim i madh”.

Si kryeministri Rama, ashtu edhe ministrja Balluku thanë se kompania ndërkombëtare, Shell, nuk jep të dhëna dhe shifra konkrete, por, sipas tyre, ajo deklaroi se “Shqipëria do të jetë një vend që do të prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi – e ndarë 60% për naftën dhe 40% për gazin.”

Zbulimi, me sa duket, i referohet fushës naftëmbajtëse të Shpiragut, që ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth malit gëlqeror të Shpiragut. Fusha u eksplorua për herë të parë në vitin 2001 nga kompania “Occidental Petroleum”, e cila më pas vendosi të mos e zhvillojë projektin e saj për shfrytëzim, pasi e gjykoi si jo të leverdishëm.

Qe nga ajo kohë, kompania Shell dhe investitorë të tjerë kanë shpenzuar dhjetëra miliona euro për shpimin e katër puseve provë, që shkojnë në më shumë se 6.000 metra thellësi, me shpresën për rezultate.

Më 23 janar të vitit 2019, kryeministri Rama dha po ashtu një lajm “inkurajues” për zbulimin e rezervave të naftës në Shqipëri. 

“Edhe pak javë na ndajnë nga prova e së vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte”, shkroi Rama në Twitter. 

Katër muaj më pas, më 24 maj 2019, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë shkroi sërish se gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë Shell, të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi dhe nafte në Shpirag.

Kujtojmë se “Manas Petroleum”, një kompani tjetër, shpoi në të njëjtën zonë një pus provë, të njohur si ‘Shpirag 2’, në vitin 2012. Aksionet e kësaj kompanie më pas u blenë nga kompania Shell, e cila mori përsipër shpimet në vitin 2016, me puset provë: Shpirag 3 dhe 4.

Atëbotë, përkatësisht më 6 nëntor të vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha komentonte zbulimin e naftës në pusin e Shpiragut si një zhvillim tejet të rëndësishëm për vendin, teksa deklaronte se “pas tre vjetësh studimi, u konfirmua gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte, të cilësisë së lartë, me një kapacitet fillestar pre 1.300 fuçish në 24 orë”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, eksperti i energjisë dhe ish-zëvendësministri i Energjetikës i Shqipërisë, Pajtim Bello, thotë se zona që i referohet kryeministri Rama, është një zonë perspektive e studiuar dhe e deklaruar si e tillë tash e sa dekada.

“Në këndvështrimin historik, Zona e Shpiragut ka qenë konsideruar me perspektivë nafte dhe gazmbajtëse. Në vitet 1975-1990 janë kryer punime gjeologjike dhe sizmike. Bazuar në këto punime, është kryer një pus prove dhe u përforcua bindja gjeologjike për ekzistencën e një strukture nafte dhe gazmbajtëseje. Por, vetëm deri këtu, sepse pas vitit 1990 u ndërprenë punimet”, thotë Bello.

Bazuar në këto punime, shton ai, kjo zonë iu kërkua Qeverisë shqiptare nga ana e kompanisë Shell dhe mes tyre u lidh një marrëveshje në vitin 2012.

“Në vitin 2014, Shell, pas disa punimeve gjeologo-sizmike, kreu një test prove dhe u bë publike se është mundësia e konkretizimit të një vendburimi nafte e gazi. Por, nuk janë dhënë shifra dhe detaje. Natyrisht, kryeministri Rama ka të dhëna te rezervuara dhe ne që kemi njohuri mbi zonën, kemi shpresuar për një vendburim të konsiderueshëm. Pa e mohuar meritën e madhe të Shell-it, unë deklaroj se meritë kanë gjeologët dhe sizmologët shqiptarë, të cilët punuan para viteve 1990 dhe konturuan idenë e një perspektive të qartë”, thotë Bello.

Nafta u zbulua për herë të parë në Shqipëri pothuajse një shekull më parë, në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, që gjendet në juglindje të Shqipërisë, përkatësisht në Komunën e Fierit.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, disa kompani të huaja shpenzuan shuma të mëdha parash për të kërkuar naftë në tokën dhe detet në Shqipëri, por pa shumë rezultat.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, eksperti i energjetikës dhe bashkautor i studimeve mbi burimet hidrokarbure në Shqipëri, Stavri Dhima, thotë se zona e Shpiragut, prej kohësh, ka qenë vend i studimeve për kërkim-zbulimin e naftës e gazit.

Sipas tij, duhet pasur në konsideratë jo vetëm studimet që janë kryer deri në vitet ‘90 nga ana e institucioneve dhe kompanive shqiptare, por, po ashtu, edhe studimet e kryera gjatë periudhës 1998 deri 2005, përpara angazhimit të kompanive të huaja, si Petromanas dhe Shell, dhe më vonë.

“Ishte pikërisht marrëveshja e re hidrokarbure që u lidh në vitin 2009 me kompaninë zvicerane DWM Petroleum AG që rifilloi punimet e kërkimit në këtë rajon, punime që u konkretizuan me rezultat mjaft pozitiv të pusit Shpiragu-2 nga kompanitë Petromanas dhe Shell, dhe të cilat vazhdojnë edhe sot nga kompania Shell për konkretizimin e vendburimit të naftës dhe gazit të Shpiragut, për të cilin kemi besim të plotë se do të konkretizohet deri në fillimin e vitit tjetër, duke kaluar në fazën e shfrytëzimit”, thotë Dhima.

Megjithatë, ndikimi që do të ketë një zbulim i tillë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës, ndërsa kjo e fundit, në një masë jo të vogël, pritet të varet nga aftësia e menaxhimit të autoriteteve publike në Shqipëri.

Përfitimet që Shqipëria ka nga nxjerrja e naftës në Patos-Marinzë arrijnë në afërsisht 15% mbi vlerën totale të naftës së nxjerrë./REL

edi rama nafte ne shpirag

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet