LIVE UPDATES
Politike

Analiza në PD/ Berisha: Do të ja themi njëri-tjetrit gjërat, do japim shpjegime, do japim llogari, do mbajmë përgjegjësi

Nga selia blu në konferencë me gazetarët, Kryedemokrati tha se foltorja shërben si një tribunë e hapur me mbështetësit, por nuk e zëvendëson analizën e thelluar që do të zhvillohet në çdo strukturë të PD-së.

6 Dhjetor 2025, 13:50 Nga E. D
Analiza në PD/ Berisha: Do të ja themi njëri-tjetrit gjërat,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për analizën e brendshme në PD, tha se kjo fazë do të jetë një proces i hapur, i sinqertë dhe pa asnjë filtër, ku çdo anëtar do të duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e tij. Nga selia blu në konferencë me gazetarët, Kryedemokrati tha se foltorja shërben si një tribunë e hapur me mbështetësit, por nuk e zëvendëson analizën e thelluar që do të zhvillohet në çdo strukturë të PD-së.

"Foltorja ka qëllimin e vet, një takim dhe debat të hapur pa filtra, para kamerave, me mbështetësit tanë. Ne aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë në mënyrë që të përmirësohemi. Por do të ishte jo e drejtë dhe jo reale, nëse do të pretendohej se me këtë foltore ne ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, analizën e punës tonë. Ajo do të bëhet në çdo qelizë. Absolutisht ne nuk jemi parti e gjahut të shtrigave, por ne symbyllas nuk jemi. Ju e patë vetë, mbaruan zgjedhjet, pati nga ata demokratë që kishin marrë dhe rrogën e deputetit të PD-së, të tjerë anëtarë kryesie, etj., etj., që shkruan, u punësuan, u bënë drejtora, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit.

Është kështu apo jo. Pati të tjerë dhe këto më mirë se unë i dinë vetë strukturat, që gjatë fushatës elektorale nuk kanë punuar një ditë. Pati të tjerë që shkuan me pushime në fushatë elektorale, apo që dhe punuan për PS-në. Natyrisht këta do të japin llogari, dhe do jenë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Kjo është gjëja më normale. Do jenë strukturat ato të cilat do të bëjnë të gjitha propozimet, mendimet, kritikat.

Ne jemi parti e mendimit të hapur, nuk vdesin kurrë, sepse jemi parti e vlerave të lirisë. Kjo është e gjithë puna.
Do të ketë diskutim, do të ketë me dhjetëra, qindra, qindra diskutime. Po të ja themi njëri-tjetrit gjërat, do japim shpjegime, do japim llogari, do mbajmë përgjegjësi. Pra kjo është e domosdoshme. Atyre që spekullojnë, nuk ndodhi në periudhën që ne po mbronim votën. Mbrojtja e votës për ne ishte e një rëndësie jetike, jo vetëm për PD-në, për Shqipërinë. Ja ku është sot. Axhendë e parë në të gjitha forcat politike të spektrit të djathtë në Europë. 10 ditë më parë në Sao Paulo, në rend dite 4 ishin çështjet kryesore, njëra prej tyre ishte Shqipëria.

Këto u arritën. Tani jemi në një fazë tjetër, në një fazë që ne do të përballemi me këtë të keqe. Kemi këtë mbështetje, këto fakte, këto dokumente, kemi këto arritje në këtë fushë. Atëherë mbetet në guximin tonë dhe ne do ta tregojmë atë. Pra kjo është, janë gjëra të dukshme. Ka patur që ta dini ju, ka patur denoncime për ‘x’ apo ‘y’ që po punon kundra nesh, por fushata është fushatë. Në fushatë edhe mund të ndërmerreshin masa, sepse aktet më të rënda janë të punosh kundër në betejë, të shmangesh, të dezertosh. Por janë lënë që të bëhet analiza, kjo është," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet