LIVE UPDATES
Politike

Rezoluta e IDU/ Berisha: Shqetësimi dhe denoncimi i narkoshtetit në Shqipëri, ka marrë përmasa botërore sot

Nga selia blu Kryedemokrati komentoi edhe deklaratën e Marta Kos, duke përshëndetur qëndrimet e Komisionit Europian dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, të cilët sipas tij e kanë relativizuar atë.

6 Dhjetor 2025, 13:44 Nga E. D
Rezoluta e IDU/ Berisha: Shqetësimi dhe denoncimi i narkoshtetit në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp deklaroi se shqetësimi dhe denoncimi i narkoshtetit në Shqipëri, ka marrë përmasa botërore sot. Nga selia blu Kryedemokrati komentoi edhe deklaratën e Marta Kos, duke përshëndetur qëndrimet e Komisionit Europian dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, të cilët sipas tij e kanë relativizuar atë. Lideri i opozitës tha se vlerësimet për zgjedhjet duhet të bazohen gjithmonë në raportet e institucioneve të specializuara si OSBE/ODIHR.

"Së pari, këto rezoluta njëra pas tjetër, por mbështetur sigurisht jo vetëm në këto, por dhe në morinë e pafundme të dokumenteve dhe fakteve që dalin në dritë, mendoj se vëmendja, shqetësimi dhe denoncimi i narkoshtetit në Shqipëri, ka marrë përmasa botërore sot. Unë do të ndalem vetëm në dy të dhëna. Dy telegramet e ardhura nga njeriu më i fuqishëm i botës sot, presidenti Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, të gjithë ata që i lexuan, kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre, për shqiptarët dhe amerikanët, janë organizatat kriminale shqiptare, kartelet e drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Së dyti, pardje është një publikim që në qindra e qindra artikuj të publikuar për narkoshtetin dhe dokumentar, konfirmon ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë, i përsërit çdo ditë, ato që mediat ndërkombëtare i kanë shkruar çdo ditë. Tom Rogan, shkruan se disa burime të shërbimeve sekrete jo një, i kanë konfirmuar Uashington Examiner se përfitues kryesor i karteleve shqiptare të drogës dhe trafikut të drogës është vetë Edi Rama.

Gjer sot në dijeninë time, dhe unë nuk mund të them se, është shteruese kjo që them, dihet që përfitues është Maduro, e sigurtë kjo, i lidhur direkt dhe i dyti bëhet Ramaduro, apo Edi Rama i Tiranës. Dhe kjo shënon një arritje të madhe. Së pari, duhet të gjesh të vërtetën. Përsa i përket deklaratës së Marta Kos, unë përshëndet si deklaratën e Komisionit Europian, ashtu dhe deklaratën e ambasadorit të BE-së këtu, dy ditë më parë të cilët e lanë një deklaratë apasionante atë Marta Kos, të pabaza se ska diskutim që institucionet ndërkombëtare, shtetarët, diplomatët dhe të gjithë janë të detyruar kur flasin për zgjedhjet, të marrin parasysh atë çka thonë institucionet e besimit të ngarkuara për vëzhgimin e tyre," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet