LIVE UPDATES
Politike

"Ky narko-shtet po shkatërron ekonominë"/ Berisha: Këto rezoluta janë paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë

Në konferencë me gazetarët nga selia blu, Kryedemokrati tha se ky narko-shtet po shkatërron ekonominë dhe po përdor drejtësinë dhe reformën e saj për të mbrojtur interesat e pushtetit.

6 Dhjetor 2025, 13:10 Nga E. D
"Ky narko-shtet po shkatërron ekonominë"/ Berisha: Këto
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se se rezolutat e miratuara nga organizata ndërkombëtare e partive të djathta, e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane, janë një paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë.

Në konferencë me gazetarët nga selia blu, Kryedemokrati tha se ky narko-shtet po shkatërron ekonominë dhe po përdor drejtësinë dhe reformën e saj për të mbrojtur interesat e pushtetit. Sipas tij, Shqipëria po përjeton një rënie dramatike demografike dhe ekonomike, që nuk është parë kurrë më parë në historinë e vendit, duke e vënë në pah rolin kryesor të narko-shtetit të Edi Ramës në këtë katastrofë.

"Këto rezoluta janë kambana alarmi se në Shqipërinë e vogël breg Adriatikut, që dikur Enver Hoxha e quante kështjella e pamposhtur e socializmit, një bastard politik i tyre, Edi Rama, ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë. Këto rezoluta nxjerrin në dritën e diellit keqpërdorimin e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë nga narko-regjimi.

Dëshmojnë se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse një Altin Troplin apo Poja i Skaput, që në një verbëri dhe fanatizëm politik sulmon me tërbim pluralizmin politik në Shqipëri, duke harruar se ajo është arritja më e madhe e shqiptarëve në rrugën e lirisë pas pavarësisë së vendit. Këto rezoluta denoncojnë aktet e këtij mercenari që për të fituar mandatin e katërt padroni i tij, pa asnjë bazë ligjore, vë në arrest dhe ndjekje penale liderët e tre partive politike kryesore, duke u bërë kështu një shëmbëlltyrë e shëmtuar e prokurorëve të diktaturës komuniste.

Këto rezoluta janë gjithashtu një paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë.
Unë u them shqiptarëve se në tërë ekzistencën e tyre, një armik më të egër se narko-shtetin e Edi Ramës nuk kanë pasur. Është e vërtetë se diktatura moniste e Enver Hoxhës ekzekutoi mbi 7 mijë shqiptarë për fjalën e lirë, dinjitetin njerëzor, dashurinë për Shqipërinë dhe Zotin. Internoi dhjetëra mijëra të tjerë, persekutoi qindra mijëra. Po kurrë Shqipëria, ato që pësoi këto 10 vite nga efekti i narko-shtetit nuk e ka pësuar.

Largimin masiv të shqiptarëve dhe rënien e tmerrshme të popullatës në Shqipëri në 10 vite. Avoketërit e narko-shtetit nuk flasin kurrë për këtë rënie dramatike sepse ata verbërisht ose nuk shohin realitetin, ose paguhen nga Edi Rama. Por sot, narko-shteti në Shqipëri, sipas dokumenteve zyrtare, faktohet në formën më të egër. Të dashur qytetarë dhe qytetare, njerëzisht u lutem të lexoni të dhënat e fundit të INSTAT, institucionit të statistikave zyrtare.

Ato paralajmërojnë kastastrofë në çdo aspekt për shqiptarët. Ato tregojnë së pari se lindjet në Shqipëri kanë rënë në nivelin që ishin 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë dhe kjo për shkak të largimit të shqiptarëve.
Ato tregojnë se nga viti 2018 e gjer sot, në këtë tokë, në këtë vend, për herë të parë në histori, vdekjet dominojnë ndjeshëm mbi lindjet. Ato tregojnë se ne sot kemi treguesit e lindshmërisë më të ulëtit në botë.
Dhe së fundmi, po INSTAT pohon për herë të parë se e goditur nga paraja toksike e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë.

Sipas këtyre statistikave, për herë të parë, ekonomia kontribuon vetëm me 49 përqind në rritjen ekonomike.
Vetëm me 49 përqind. Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike kontributin kryesor e ka shteti me rrogat që jep, me pensionet, me sigurimet shoqërore dhe sigurimet e tjera. Sipas këtyre statistikave, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, po vijnë nga taksat neto. Duhet ta kuptojë çdo njeri se çfarë është taksa neto.

Është taksa që merr qeveria mbi produktin duke zbritur shpenzimet që janë bërë. Po çfarë ndodh në Shqipëri? Në Shqipëri çmimet rriten muaj pas muaj, vit pas viti dhe ky është mekanizëm i tmerrshëm. Rritja e çmimeve rrit taksën. Dyfishimi i çmimit dyfishon të ardhurat nga TVSH-ja. Çmimi i naftës në stratosferë mban në stratosferë akzicën. Dhe këto që quhen taksa neto, këto janë burimi kryesor i rritjes ekonomike. Dhe kjo është një rritje false.

Pak vite më parë, shumë pak vite më parë, të ardhurat nga profesionet e lira ishin 12 përqind. Kanë zbritur sot në 1 përqind pas betejës që bëri kundër profesioneve të lira. Shok të vërtetë ka pësuar turizmi nga narko-shteti.
Narko-shteti shkatërroi me shpejtësi turizmin, sepse rënia e euros, shtrenjtoi turizmin për çdo turist me 35 përqind. Atyre që nuk u besojnë sytë dhe kronikave televizive për turizmin, u them shikoni pak kontributin e akomodimeve dhe shërbimeve në rritjen ekonomike krahasuar me një vit më parë se çfarë rënie dramatike.
U ndala këtu për të thënë se narko-shteti është ai faktor që po shkatërron Shqipërinë më shumë se çdo faktor tjetër në ekzistencën e saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet