LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

Kur një qeveri shpërndan para publike në prag të zgjedhjeve, kufiri mes politikës sociale dhe ndikimit elektoral bëhet i paqartë.

29 Maj 2026, 20:20 Nga E.d
Analiza: Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

KOSOVA- Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, Qeveria në detyrë e Kosovës shpërndau miliona euro në mbështetje sociale dhe subvencione, duke nxitur akuza nga opozita dhe shoqëria civile për përdorim elektoral të parasë publike. Kush mund t’ia ndalojë pushtetit veprimet e tilla në periudha zgjedhore?

Kur një qeveri shpërndan para publike në prag të zgjedhjeve, kufiri mes politikës sociale dhe ndikimit elektoral bëhet i paqartë. Në Kosovë, ky kufi u sprovua sërish pas vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit për një sërë masash të mbështetjes sociale, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në ditët para hapjes së fushatës zgjedhore më 28 maj, ajo ndau nga 100 euro si përkrahje të njëhershme për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët; e rriti në 500 euro mbështetjen për lehonat; dhe ndau dy milionë euro subvencionim për kompanitë ajrore, për t’ua lehtësuar fluturimin mërgimtarëve gjatë verës. Mbështetje e tillë ad hoc ishte dhënë edhe në prag të zgjedhjeve të kaluara, më 2025.

Vendimet nxitën kritika nga shoqëria civile dhe opozita, e cila i cilësoi veprimet e Qeverisë në detyrë si përpjekje për “blerje votash”. Ligjet e tanishme në Kosovë nuk ia ndalojnë qartazi një qeverie ndarjen e ndihmave sociale apo subvencioneve në kohë parafushate apo në prag të zgjedhjeve.

Çfarë ndryshimesh mund të bëhen?

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se do të duhej të përcaktohej qartë me ligj se, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, Qeveria në detyrë nuk duhet dhe nuk mund të marrë vendime për ndarjen e pakove të reja financiare për kategori të caktuara shoqërore.

Qeveria në detyrë, sipas parimit të kufizimit të veprimeve të saj, duhet të ushtrojë vetëm funksione të domosdoshme, dhe të vazhdojë zbatimin e politikave të nisura apo të planifikuara paraprakisht, vlerëson ai.

Jakaj thotë se “ajo nuk duhet të ketë hapësirë që, përmes vendimeve të veçanta, të transferojë mjete publike për kategori të caktuara, nëse këto mjete nuk janë të planifikuara qartë dhe nëse vendimi mund të prodhojë efekt elektoral”.

Për këtë arsye, nënvizon ai, është e nevojshme të krijohet një periudhë “fiskale neutrale” para zgjedhjeve, gjatë të cilës një qeveri nuk mund të shpallë masa të reja financiare apo subvencione, pasi çdo ndërhyrje e tillë krijon pabarazi në garën zgjedhore dhe rrezikon që buxheti publik të përdoret për ndikim zgjedhor.

Po ashtu, këshillon ai, nevojitet një kod i sjelljes për Qeverinë gjatë periudhës zgjedhore, veçanërisht për përdorimin e resurseve shtetërore, si automjetet zyrtare, derivatet e të tjera, në mënyrë që partia që qeveris të mos ketë përparësi ndaj partive të tjera.

Ligji i tanishëm për Zgjedhjet nuk specifikon nëse vendime si këto të Qeverisë në detyrë, në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, janë të kundërligjshme.

Meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka rol të drejtpërdrejtë në kontrollin e shpenzimeve publike të Qeverisë, pasi mandati i saj lidhet kryesisht me administrimin e procesit zgjedhor, Jakaj thotë se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit duhet të ketë rol më aktiv në vlerësimin e konfliktit të interesit dhe të keqpërdorimit të resurseve shtetërore gjatë fushatës.

Gjithashtu, sipas tij, Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të bëjë inspektim të veçantë për shpenzimet publike në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore, sidomos për subvencionet dhe vendimet ad hoc të qeverisë.

Në prill, IKD-ja e dorëzoi në Kuvend një nismë legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, ku njëra nga fushat kryesore lidhet pikërisht me kriminalizimin e keqpërdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore. 

Kur ndihmat lidhen me zgjedhjet

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës thanë më 2016, përmes një udhëzuesi, se ligjet shtetërore duhet të garantojnë ndalesa të qarta dhe të zbatueshme kundër përdorimit të buxhetit dhe infrastrukturës shtetërore për përfitime zgjedhore.

Sipas udhëzuesit, keqpërdorimi i mjeteve publike është fenomen i konsoliduar dhe i përhapur në shumë vende evropiane, dhe keqpërdorimet ndodhin gjatë gjithë procesit zgjedhor, dhe jo vetëm gjatë periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore.

Për shembull, në një raport më 2022, misioni vëzhgues i OSBE-së gjeti se Qeveria në detyrë në Serbi paraqiti një sërë skemash financiare për të joshur demografi specifike votuesish pak para zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të atij viti.

Ajo ndau pagesa të njëhershme prej 100 eurosh për të rinjtë, dhe pagesë prej 2.500 eurosh për të sapolindurit.

OSBE-ja tha se, derisa shteti pretendoi se këto ishin masa për mirëqenie publike, koha dhe shpërndarja e tyre në mënyrë të paplanifikuar dhe të jashtëzakonshme ishin në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Si i ka arsyetuar Kurti vendimet?

Kryeministri në detyrë i Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat se vendimet për mbështetje financiare nga Qeveria në kohë zgjedhjesh janë “blerje votash”.

Duke reaguar në veçanti për subvencionimin prej 2 milionë eurosh për linjat ajrore, Kurti tha më 27 maj se këtë e bëri për ta shmangur anulimin e mundshëm të fluturimeve në muajt gusht dhe korrik për shkak të rritjes së kostos së karburantit, por pa ofruar dëshmi.

Mbështetja për mërgatën përfshihet në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, të miratuar fillimisht më 2021, por ajo nuk specifikon subvencionim për kompanitë e fluturimeve.

Ministria e Financave nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse subvencionimi i linjave ajrore ishte parashikuar më herët, apo nëse do të jetë përkrahje afatgjatë.

Qeveria në detyrë i ekzekutoi shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur, prej 500 eurosh më 24 maj, më shumë se një muaj para se paga minimale prej 500 eurosh të hynte në fuqi. Kurti nuk tregoi arsyen pse e shmangu pritjen deri në korrik./REL

kosovë zgjedhje para publike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet