“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Gjatë vizitës, i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe Zëvendësministri Dhimitër Kote, ministri bëri të ditur se vetëm në katër ditët e para të aplikimeve janë regjistruar mbi 10,500 aplikime në rang vendi, duke konfirmuar interesin e lartë të fermerëve për masat mbështetëse të këtij viti.

LUSHNJË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026.
Gjatë vizitës, i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe Zëvendësministri Dhimitër Kote, ministri bëri të ditur se vetëm në katër ditët e para të aplikimeve janë regjistruar mbi 10,500 aplikime në rang vendi, duke konfirmuar interesin e lartë të fermerëve për masat mbështetëse të këtij viti.
“Fermerët kanë qenë të përgatitur, sepse skema është ndërtuar pas konsultimeve të drejtpërdrejta me ta. Kjo reflektohet edhe në interesin e lartë që po shohim në ditët e para të aplikimeve”, u shpreh ministri.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla evidentoi ndryshimet kryesore të Skemës Kombëtare 2026, mes tyre uljen e pragut për përfitimin në sektorin e blegtorisë nga 100 në 50 krerë për të imtat, si dhe rritjen e mbështetjes financiare për blegtorët.
Ministri nënvizoi gjithashtu mbështetjen për ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve, përfshirë investime në infrastrukturë, energji diellore, depozitimin e ujit dhe pajisje të nevojshme për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
Një tjetër element i rëndësishëm i skemës është mbështetja për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), si dhe mundësia që fermerët të bashkojnë sipërfaqet për të përfituar nga masat mbështetëse për tokën bujqësore.
Ministri Salla theksoi se procesi i aplikimit po zhvillohet përmes tre mënyrave: AgroPikave, platformës e-Albania dhe njësive të qeverisjes vendore, duke garantuar transparencë dhe akses të plotë për fermerët në të gjithë vendin.
Gjatë vizitës, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belina Balluku u interesua nga afër për ecurinë e aplikimeve dhe procesin e asistimit të fermerëve, duke vlerësuar punën e strukturave në terren dhe interesin e lartë të fermerëve për Skemën Kombëtare 2026, e cila është ndërtuar mbi kërkesat dhe prioritetet e vetë sektorit.
Skema Kombëtare 2026 ka një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh dhe aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 qershor. Ministri garantoi se mbështetja për fermerët do të vijojë dhe se qeveria mbetet e angazhuar për të mbuluar nevojat e sektorit bujqësor përmes instrumenteve të reja financiare dhe masave të dedikuara për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare./Dosja.al
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe deputet...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha kur PS masakrohej, i grabiteshin votat, shkeleshin të drejtat, Shqipëria shkonte posht&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se PS po e bën demokracinë që të funksionojë, pavarësisht ...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ngriti akuza ndaj opozitës, ku u shpreh se ‘edhe kur i kanë rën&eum...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë mbijetoi në errësir&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar së Rruga e Arbërit është një sukses. Gjatë fjal&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se PS është e vetmja forcë patriotike në vend. Gj...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një reagim ditën e sotme lidhur me ligjin dhe financimin e trajt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohu...
Niko Peleshi KORÇË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi njëherazi Drejtues Politik i Qarkut të Korç...