LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër!

Për Ker-Lindsayn, barra më e madhe bie mbi Kurtin, i cili, si udhëheqës i partisë më të madhe dhe kryeministër në detyrë, duhet të bëjë hapin e parë drejt kompromisit. Por, pritshmëritë e tij janë të ulëta.

26 Qershor 2025, 17:29 Nga N.F
Analiza: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër!
Kurti

KOSOVË- Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është bërë e pritshme. Të mërkurën, më 25 qershor, deputetët e zgjedhur të Kosovës dështuan për herën e 37-të të konstituojnë institucionin ligjvënës dhe për këtë u deshën vetëm rreth dy minuta kohë.

Këto përpjekje, që prej 15 prillit, janë shndërruar në një rit që përsëritet çdo të dytën ditë - me saktësi gati kronometrike, por pa asnjë rezultat.

Fajtorë - sipas versionit të secilit - janë “ata tjerët”: Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, akuzon partitë opozitare për bllokim, ndërsa këto të fundit kundërpërgjigjen me akuza për papërgjegjësi. Ngjarja duket se ka humbur edhe vëmendjen publike: nuk është më kryelajm, as nuk kap titujt.

E, pragun e rëndësisë padyshim se nuk e kalon as në agjendat globale. Përveç ndonjë thirrjeje të shpejtë për zgjidhje, vëzhguesit thonë se bota e ka përqendruar vëmendjen te sfidat më urgjente - nga lufta në Ukrainë deri te konfliktet në Lindjen e Mesme.

“Mund të ketë pjesë të aparatit shtetëror në vende si Britania apo Gjermania që janë të vetëdijshme për problemin [në Kosovë], por ato nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen e vendimmarrësve të lartë. Pa angazhimin e tyre, është e vështirë të ushtrohet presion mbi aktorët, për të shtyrë përpara ndonjë progres”, thotë për Radion Evropa e Lirë James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Zërat ndërkombëtarë dhe perceptimet për Kurtin

Ndër zërat që bien në kontrast me heshtjen e përgjithshme ndërkombëtare, është ai i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it - SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës - të akredituar në Prishtinë.

Në disa raste, ata i kanë rikujtuar politikës kosovare detyrimet kushtetuese dhe domosdoshmërinë për të funksionalizuar institucionet. Më i fundit që ka reaguar, ka qenë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde - dhe jo për herë të parë.

Në një postim publik më 25 qershor, ai përsëriti shqetësimin e tij për bllokadën politike, duke theksuar se “Kosova ka nevojë për institucione funksionale tani”. Sipas tij, “qytetarët presin udhëheqje, e jo ngërç politik”.

“Është koha që deputetët e zgjedhur të veprojnë në interes të Kosovës: vendi i pari, politika partiake e dyta”, tha Rohde.

Për Ker-Lindsayn, barra më e madhe bie mbi Kurtin, i cili, si udhëheqës i partisë më të madhe dhe kryeministër në detyrë, duhet të bëjë hapin e parë drejt kompromisit. Por, pritshmëritë e tij janë të ulëta. Ai thotë se Kurti perceptohet më shumë si faktor që e pengon dialogun sesa si forcë që sjell zgjidhje.

“Kjo lidhet edhe me ato që i kemi parë më herët, kur Vetëvendosje përdorte gaz lotsjellës, bomba tymuese apo sende të ngjashme gjatë seancave në parlament”, kujton eksperti britanik.

Sipas tij, ky imazh i lë edhe vendimmarrësit ndërkombëtarë në një pozicion më të tërhequr. Për më tepër, thotë se Kurti i ka sfiduar shpesh edhe kërkesat e vetë atyre - qoftë për veprimet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, qoftë për qëndrimet e ngurta në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë - dhe kjo, pastaj, “e ka dëmtuar besimin ndaj tij si lider me vullnet të mirë dhe përgjegjësi politike”.

Ndaj, thotë Ker-Lindsay, shumë prej aktorëve ndërkombëtarë preferojnë të qëndrojnë në hije, duke reaguar vetëm në rast se tensionet përshkallëzohen.

“Ndërkombëtarët nuk ndihen se mund të bashkëpunojnë me të. Nuk ndihen se mund t’i besojnë. Nuk kanë besim se ai është serioz në përpjekjet për t’i zgjidhur problemet e mëdha dhe për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme politike”, thotë Ker-Lindsay.

Zgjidhja në favor të vetë Kosovës

Ndryshe prej tij, Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, e sheh situatën me më shumë nuanca. Ai thotë se sfidat në Kosovë nuk mund t’i atribuohen vetëm një personi apo partie, pasi atmosfera politike dhe presionet ndërkombëtare janë komplekse dhe shpesh kontradiktore.

Ai nuk ka përgjigje të qartë se si mund të dilet nga ngërçi parlamentar, por mendon se ndërhyrja nga jashtë - qoftë nga BE-ja apo SHBA-ja - nuk do të ishte e dobishme.

Sipas tij, zgjedhja më e mençur do të ishte që partitë të angazhoheshin vetë në zgjidhjen e situatës, duke kapërcyer ngërçin institucional, konstituar Kuvendin dhe formuar një qeveri funksionale, që do të angazhohej pastaj në procese të rëndësishme që e presin vendin.

“Sigurisht që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është duke vuajtur gjithashtu, por, nga ana tjetër, ai ka qenë i vdekur për shumë vite, edhe për arsye që nuk kishin të bënin fare me Qeverinë e Kosovës”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Dalja nga kjo krizë, sipas tij, do t’i jepte Kosovës mundësi që t’i tregonte botës se është palë konstruktive dhe serioze, ndërsa Serbia është ajo që vazhdon t’i shkelë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

Për ndikimin e bllokadës institucionale në rrugën e integrimit evropian të Kosovës, dy vëzhguesit janë në një mendje.

“Integrimi i Kosovës në BE ka ngecur plotësisht për shkak të pesë vendeve mosnjohëse dhe disa vendeve njohëse - mbi të gjitha Hungarisë - që janë armiqësore ndaj Kosovës, ose të tjerave - si Franca - që janë armiqësore ndaj zgjerimit”, thotë Vogel.

“Bllokada nuk do t’i bëjë asnjë nder Kosovës. Nuk do t’i ndihmojë në asnjë mënyrë. Do të shihet vetëm si një shembull i një problemi politik, që duket se ka ekzistuar për një kohë mjaft të gjatë”, shton Ker-Lindsay.

Bota ndryshon, Kosova në vendnumëro

Ndërsa figurat jashtë Kuvendit, qofshin zyrtarë ndërkombëtarë, vëzhgues apo përfaqësues të shoqërisë civile, përpiqen - në një mënyrë ose tjetër - ta rrisin presionin për formimin e institucioneve, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e fiksuar pas emrit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, e opozita në kundërshtimin e saj dhe në kërkimin e një alternative tjetër.

Që nga 15 prilli kur edhe ka nisur kjo sagë parlamentare, bota ka kaluar nëpër disa zhvillime që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, prekin edhe Kosovën: intensifikimi i ofensivës ruse në Ukrainë, përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, zotimi i NATO-s për të rritur masivisht shpenzimet për mbrojtje...

Në Kosovë, politikëbërësit i kanë dënuar ose mirëpritur këto zhvillime përmes deklaratave të shkurtra politike, por pa dhënë ndonjë sinjal se janë të gatshëm të adaptohen shpejt ndaj realiteteve të reja gjeopolitike.

Retorika e tyre ka marrë më shumë formën e një rrethi vicioz, me fraza të njohura: “fajin e ka tjetri”, “mungon kuorumi”, “seanca ndërpritet”, “rifillon pas 48 orësh”...

Tash për tash, e njëjta lojë pritet të përsëritet edhe më 27 qershor kur Kuvendi të mblidhet sërish, e ndoshta edhe më 29, edhe më 1 korrik, më 3, më 5, 7, 9... Kushtetuta nuk i pengon, e vetë deputetët nuk ndalen. Ndaj, për një zgjidhje reale mund të duhet ndonjë mrekulli politike.

“Është vërtet e trishtueshme ta shohësh këtë situatë, por nuk e di se si mund të zgjidhet... përveç nëse Donald Trump vendos ta ndryshojë”, përfundon me sarkazëm Ker-Lindsay./ REL

kurti kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet