LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA E BIRN: Çfarë pritet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Krerët e shteteve që do të mblidhen të martën në Tiranë pritet të rikonformojë partneritetin strategjik midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

5 Dhjetor 2022, 17:19 Nga k.m.
ANALIZA E BIRN: Çfarë pritet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor
Foto ilustruese

Bashkimi Europian organizon të martën në Tiranë samitin mes Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me një axhendë dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës. Ky është samiti i parë që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas Këshillit Europian, “është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së”. Axhenda e publikuar të hënën ka përcaktuar si tema kryesore të diskutimit përballjen e përbashkët me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, ku liderët europianë do të diskutojnë konkretisht se si të trajtohen efektet e tij negative në fushën e energjisë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Në tryezën e përbashkët do të flitet për angazhimin në politikat e bashkëpunimit me një fokus të veçantë te të rinjtë;  përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të migrimit, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Gjatë punimeve 1-ditore do të bëhet gjithashtu një vlerësim i progresit të bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e BE-së, modernizimi i sistemit të pagesave dixhitale sipas standarteve europiane dhe implementimi i linjës së gjelbër për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Liderët e vendeve anëtare të BE-së pritet të dalin me një deklaratë në fund të samitit, ndërsa ekspertët e integrimit e shohin këtë samit të një rëndësie të veçantë për rajonin dhe një rikthim të vëmendjes së Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit që presin prej dekadash në rrugën e integrimit për t’u anëtarësuar në BE.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, mendon se rajoni mund ta shohë samitin si një qasje më reflaktare të BE-së ndaj tij.

“Nga të dhënat paraprake të BE-së nuk pritet të ketë marrëveshje të rëndësishme, por pas vendimit të korrikut për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ky është hapi më serioz dhe akti më i rëndësishëm”- i tha ai BIRN-it.

Zgjedhja e Tiranës si destinacion, sipas Krasniqit, është një lajm dyfish pozitiv, për Shqipërinë dhe për rajonin. Por, sipas tij, Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të përcjellë imazhin e vendit me stabilitet dhe orientim perëndimor.

“Sidomos për të tejkaluar konfliktin pa sens politik, për të ndjekur një axhendë konkrete të reformave drejt integrimit, axhendë dhe rezultate të cilat aktualisht mungojnë”- shtoi ai.

Edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i European Movement Albania, e sheh takimin e së martës si një tregues të qartë të vëmendjes së shtuar të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit.

“Intensiteti i organizimit të samiteve është pozitiv, tregon që ka interes politik të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, pasi në vitet e fundit është i 3-ti, ndërsa nga samiti i Selanikut deri tek ai Sofies u deshën 15 vjet”- tha Gjipali për BIRN.

Sipas tij, ky samit është i rëndësishëm edhe sepse në të  vendosen prioritet e viteve të ardhshme se çfarë do të bëhet me procesin e zgjerimit, si dhe pjesën e mbështetjes financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit.

“Po të shohim samitet e kaluara ka pasur disa angazhime për mbështetje që janë implementuar”- shtoi ai.

Sipas Gjipalit, zgjedhja e Shqipërisë si destinacion është një vlerësim në rrugën e integrimit dhe qëndrimet për politikat e BE-së, sidomos ato që lidhen me sanksionet ndaj Rusisë. Në këtë konteskt, ai shton se, paralajmërimi i Serbisë për bojkotin e samitit tregon presionin e shtuar ndaj Beogradit për zgjedhjen që do të bëjë për të ardhmen; nëse do të jetë me BE-në apo jo. Edhe Krasniqi e sheh samitin e datës 6 dhjetor si mundësi për qartësimin e qëndrimit të vendeve të Ballkanit në raport me ndikimet nga aktorë të tretë. Sipas tij, BE me të drejtë është kritikuar për mungesë strategjie dhe konfuzion në mesazhet për këto vende, por kriza në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen tek rëndësia që merr rajoni në sistemin e sigurisë.

“BE e shikon Rusinë si kërcënim për rajonin, Shqipëria gjithashtu, por disa vende kanë opinion tjetër, ndaj samiti konfirmon linjën zyrtare të Brukselit dhe është një përgjigje e qartë ndaj politikës dualiste të Beogradit dhe krizave lokale në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë”- përfundon ai./BIRN

bashkimi europian samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet