LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Beteja ligjore e Vetëvendosjes, manovër politike apo sfidë ligjore?

LVV njoftoi më 27 mars se i ka kërkuar Kushtetueses ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Supremes, e cila, një ditë më herët, e rrëzoi ankesën e saj ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), i cili po ashtu e rrëzoi ankesën e partisë për votimin me postë.

28 Mars 2025, 18:13 Nga r.ll
Analiza: Beteja ligjore e Vetëvendosjes, manovër politike apo
foto ilustruese

KOSOVË- Njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese në Kosovë e komentojnë ndryshe-ndryshe veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës Supreme, në lidhje me votat me postë.

Kjo parti njoftoi më 27 mars se i ka kërkuar Kushtetueses ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Supremes, e cila, një ditë më herët, e rrëzoi ankesën e saj ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), i cili po ashtu e rrëzoi ankesën e partisë për votimin me postë.

Çka do të thotë kërkesa e Vetëvendosjes për Kushtetuesen?

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se asnjë parti politike në Kosovë - përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje - nuk është palë e autorizuar me ligj për të bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka mundësi që si grupacion, si parti, të bëjë ndonjë kërkesë për shqyrtimin e ndonjë vendimi [nga Gjykata Kushtetuese]”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do vetëm që të blejë kohë, sepse, “në aspektin juridik-kushtetues, veprimi i saj është zero”.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese saktëson se kërkesë në këtë gjykatë mund të parashtrojë një e katërta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria ose Avokati i Popullit.

Por, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje i ka shfrytëzuar mjetet paraprake ligjore të përcaktuara me ligj - si ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës - dhe kjo i hap rrugë ankesës në Kushtetuese.

“Kanë të drejtë të ankohen [në Gjykatën Kushtetuese]”, thotë Miftaraj.

Edhe ai është i mendimit se Lëvizja Vetëvendosje përpiqet të përfitojë kohë, në përpjekje për të arritur deri te votat e domosdoshme në Kuvend, për të formuar qeverinë e re.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, asnjë parti nuk fitoi mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme, e as Vetëvendosje e cila fitoi rreth 42 për qind.

“Në radhë të parë, duhet kuptuar se Gjykata Kushtetuese edhe në të kaluarën ka trajtuar raste të njëjta, jo më larg se në vitin 2021, kur një parti e komunitetit joshumicë parashtroi ankesë. Por, përkundër kësaj, Lëvizja Vetëvendosje, atë vit, nuk e priti fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nisi formimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe formimin e qeverisë”, thotë Miftaraj.

A mund të ndikojë kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje në finalizimin e procesit zgjedhor?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, më 27 mars.

Të dy njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese thonë se pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vonojë për shumë muaj, nuk mund të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të reja.

Por, çfarë ndikimi mund të ketë “masa e përkohshme” ndaj një vendimi të caktuar?

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi, po ashtu, nga Gjykata Kushtetuese që të vendoset “masë e përkohshme” ndaj vendimit të Gjykatës Supreme.

“Për rastin konkret, [Gjykata Kushtetuese] nuk jep asnjë verdikt, sepse nuk ka të drejtë t’i trajtojë kërkesat nga palët e paautorizuara”, thotë Kryeziu.

Me të nuk pajtohet Miftaraj, i cili thotë se Kushtetuesja mund ta trajtojë këtë kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos ‘masë të përkohshme’, atëherë, deri në vendimin [përfundimtar] të Gjykatës, nuk mund të konstituohet as Kuvendi i Kosovës dhe as të formohet qeveria e re”, thotë Miftaraj.

Por, sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se Gjykata Kushtetuese nuk vendos “masë të përkohshme” në raste dhe rrethana të ngjashme sikurse aktualja.

Ai pret që Kushtetuesja ta peshojë rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve në njërën anë dhe rezultatin potencial negativ nga mosfunksionimi i tyre në anën tjetër.

“Gjykata Kushtetuese merr kohë gjashtë muaj ose një vjet për një vendim. A mund të imagjinohet vendi një vjet pa Kuvend?”, përfundon Miftaraj./REL

levizja vetevendosje zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj