LIVE UPDATES
Politike

Ambasadori britanik tregon shifrat: Pas nënshkrimit të marrëveshjes ka rreth 90% më pak emigrantë shqiptarë në Angli

Ambasadori flet dhe për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 Tetor në Tirane dhe ku Britania do përfaqesohet nga Ministri i Jashtëm

29 Shtator 2023, 20:11 Nga I.A

 

Ambasadori britanik tregon shifrat: Pas nënshkrimit të
Alastair King Smith

 

TIRANË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, deklaron se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Sunak dhe kryeministrit Rama ka pasur një ulje drastike të numrit të emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë azil në vendin e tij. Në një intervistë për Tv Klan Smith thotë se nga 12 mijë shqiptarë që hynë një vit më parë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit ata janë më pak se 1 mijë, ose afro 90 përqind më pak.

Ambasadori flet dhe për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 Tetor në Tirane dhe ku Britania do përfaqesohet nga Ministri i Jashtëm. Ai ka folur me shifra për mbështetjen financiare që Londra ka për rajonin dhe specifikisht Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Zotka: Zoti ambasador faleminderit që pranuat të zhvillojmë këtë intervistë së bashku. Dua ta filloj këtë intervistë pikërisht me një nga çështjet më të ndjeshme, emigracioni i paligjshëm. Ka pasur muajt e fundit një rënie të shifrave të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria nuk figuron nga Janari deri në momentin që flasim në 10 vendet që janë top lista e azilkërkuesve. Ka lidhje kjo me marrëveshjen e arritur mes dy kryeministrave vitin e shkuar? 

Alastair King Smith: Është kënaqësi t’ju shoh përsëri dhe të vlerësojmë progresin e arritur, sepse siç edhe ju thatë me të drejtë Komunikata e Përbashkët u nënshkrua nga dy kryeministrat Dhjetorin e shkuar dhe ka arritur faktikisht rezultate pozitive në një periudhë shumë të shkurtër. Nëse i kthehemi verës së shkuar, kujtojmë që pamë më shumë se 12.000 shqiptarë që hynë në mënyrë të jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryesuar të gjitha kombësitë, dhe kjo ka ndryshuar tërësisht këtë vit. Kemi vënë re rënie me 90% të kësaj shifre, kemi më pak se një mijë këtë vit dhe progresi pozitiv lidhet me bashkëpunimin mes vendeve. Këtu dua t’i jap realisht meritë Qeverisë së Shqipërisë për punën e bërë dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer operacional. Në kuadër të marrëveshjes së përbashkët kemi ngritur një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin ndërmjet agjencive tona ligjzbatuese, përkatësisht Policisë së Shtetit Shqiptar dhe agjencive tona ligjzbatuese, dhe ato po punojnë së bashku përditë me këto çështje, çka pasqyrohet në rezultate dhe shifra.

Gazetarja Zotka: Pati dhe një vizitë të ministrit britanik të Migracionit të Britanisë së Madhe. Çfarë u diskutua në takimin me ministrin e ri të Brendshëm?

Alastair King Smith: Ishte vizitë shumë produktive dhe në kohën e duhur. Ministri jonë i Migracionit, Robert Jenrick ishte këtu për mbledhjen e ministrave të brendshëm në kuadër të procesit të Berlinit, por vizita e tij ishte një ditë më e gjatë që u mbush me program të zgjeruar së bashku me Ministrin e Brendshëm Balla. Ata vlerësuan progresin që sapo përmenda, dhe faktikisht monitoruan një fluturim kthimi. Deri tani janë kthyer rreth 3.000 vetë nga Mbretëria e Bashkuar, disa prej tyre shumë shpejt, përfshirë brenda 48 orëve, dhe ky është ndryshim i madh nga më parë, që do të thotë se marrëveshjet tona dypalëshe po zbatohen me sukses.

Gazetarja Zotka: Mbretëria e Bashkuar ka procedurat e lëshimit të vizave në këndvështrimin tim edhe më të ndërlikuara se SHBA-ja. Nuk e di nëse pikërisht ky fakt bën që shumë shqiptarë të mos kërkojnë të pajisen me një vizë dhe i drejtohen me një mënyrë jo të ligjshme Mbretërisë së Bashkuar. A mendon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ketë një, nuk po them liberalizim, por një lehtësim të procedurave?

Alastair King Smith: Siç thoni edhe ju, nuk do të kemi mundësi të luftojmë migracionin e parregullt nëse nuk arrijmë të sigurojmë rrugë të sigurta dhe të rregullta për migracionin. Besoj se perceptimi i përgjithshëm është që Mbretëria e Bashkuar nuk i jep viza shqiptarëve, por ama shifrat tregojnë se raporti i dhënies së vizave për shqiptarët është faktikisht i lartë. Kështu, deri në fund të Qershorit të këtij viti duke nisur nga 12 muajt e shkuar, janë miratuar 61% e vizave turistike, 90% e atyre studentore dhe deri në 86% e atyre të punës, çka shënon rritje të konsiderueshme me vitin më parë kur kjo shifër ishte 15.000.

Gazetarja Zotka: Në Mbretërinë e Bashkuar po diskutohet edhe mundësia e rritjes së tarifave për pajisjen me një vizë. Sigurisht kjo besoj do prekë edhe Shqipërinë se nuk mund të bëjë përjashtim. Pse një rritje të pagesës?

Alastair King Smith: Ne i shqyrtojmë gjithmonë tarifat e aplikimit për viza. Kostot po rriten në të gjithë fushat e mundshme për shkak të inflacionit dhe faktorëve të tjerë dhe kjo duhet të merret në konsideratë. Kështu që nuk besoj se çështja është aq e madhe sa mendohet.

Elja Zotka: Një pyetje të fundit zoti ambasador. Në datën 16 Tetor në Shqipëri do të mbahet takimi i radhës i Procesit të Berlinit. A ka projekte konkrete për të mbështetur për këtë rajon dhe ajo që na intereson më shumë ne, për Shqipërinë?

Alastair King Smith: Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht procesin e Berlinit dhe patjetër do të kemi ministra të jashtëm në samitin që po afron, sepse mendojmë së në këtë kuadër do të ketë diskutime shumë të rëndësishme. Një nga pikat e fokusit të procesit është menaxhimi i integruar i kufijve jo vetëm nga pikëpamja e sigurisë, patjetër këtu forcat e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë punën e tyre, por edhe nga pikëpamja ekonomike dhe e lehtësimit të udhëtimit në të gjithë rajonin. Ne do të mbështesim me sa mundemi për zhvillimin ekonomik, duam të investojmë më shumë në infrastrukturë në të gjithë rajonin, qoftë në energji të rinovueshme, hekurudha apo lloje të tjera infrastrukture, dhe këtë do ta bëjmë edhe për Shqipërinë. Kemi gati 14 miliard Paund financim eksporti të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur infrastrukturën dhe projekte të tjera, kemi shumë veprimtari në fushën e arsimit. Pra, procesin e Berlinit do ta mbështesim fuqishëm.

alastair king smith

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari