LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh Roland Bejkon si kandidat për Tiranën. Tabaku kundër: Po na zvogëloni!

• Vendimi është marrë! Enkelejd Alibeaj do të dalë vetëm në zgjedhjet lokale të 14 majit. • Pas 3 orëve diskutime në mbledhjen e sotme, është vendosur që Roland Bejko të garojë për Bashkinë e Tiranë. • Edhe pse ky i fundit, garoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Gjirokastrës, e nuk mundi që të siguronte as mandatin e tij për në Kuvend. • Mbledhja ka nisur që në orën 18:00, por ende nuk ka përfunduar. • Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani: 1. Mallakastër- Agron Kapllanaj; 2. Poliçan - Florian Qamo; 3. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj; 4. Kamëz - Bilbil Bajraktari; 5. Lezhë - Sandër Marku; 6. Krujë - Sabah Sheta; 7. Dibër - Naim Gazidede; 8. Kurbin- Genc Doçi; 9. Dimal- Dritan Sula; 10. Patos- Pranvera Rizai; 11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini; 12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj; 13. Librazhd -Bujar Vreto; 14. Vorë- Ibrahim Bruka; 15. Korçë -Gjergji Gjata; 16. Sarandë- Skënder Muço; 17. Mirditë-Mark Ruçi. • Bejko përballë më 14 maj do të ketë Erion Veliajn, nga Partia Socialiste, Belind Këlliçi nga koalicioni "Bashkë fitojmë!" dhe Arlind Qori nga "Lëvizja Bashkë".

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Alibeajt, konfirmohen edhe 5 kandidatë të tjerë!

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh Roland Bejkon
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka konfirmuar kandidatë edhe për 4 bashki të tjerë për zgjedhjet e 14 Majit, me të cilët do të dalin me garues të tjerë e ndryshe nga ata të kryedemokratit Sali Berisha. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Enkelejd Alibeajt, përveç Roland Bejkos në Tiranë, është vendosur konfirmimi për zgjedhjet vendore të kandidati të Lezhës Sandër Marku; të Pranvera Rizait në Patos; të Agron Kapllanajt në Mallakastër; në Korçë PD ka konfirmuar kandidatin Gjergji Gjata ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj.

3 VITE ME PARE

DETAJE nga mbledhja e Kryesisë së Alibeajt, kush nuk 'pati kohë' të shkonte fizikisht, zgjedhja...online-i

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh Roland Bejkon
Foto ilustruese

TIRANË- Dosja.al ka mësuar emrat e personave që kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Dosja.al ka mësuar se në mbledhjen e sotme ka marrë pjesë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli, Indrit Sefa, Endrit Hasa, Dhurata Çupi, Jonila Godole, Agron Kapllanaj, Juela Hamati, Ori Nebiaj, Jorida Tabaku, Fitim Zekthi, Gazment Koduzi, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi dhe Flamur Hoxha. Por jo të gjithë ishin pjesë fizikisht në mbledhje, pasi disa prej tyre u paraqitën online, psh: Jonila Godole, Jorida Tabaku dhe Gent Gaba. Por ky i fundit doli para kohe nga mbledhja për shkak të problemeve teknike.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit “përplaset” Tabaku me Alibeajn: Po zvogëloni PD-në, mos nxirrni kandidatë për bashkitë!

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh Roland Bejkon
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë kundër daljes me një kandidat tjetër për Bashkinë e Tiranës. Në mbledhjen e sotme, me shumicë votash është zgjedhur Roland Bejko për të garuar për Bashkinë e Tiranës, por duket se Tabaku kërkon që PD të jetë e bashkuar për të fituar "kalatë" kryesore në zgjedhjet lokale të 14 majit.

"Unë jam kundër kandidatëve për kryetar bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Turanë, Durrës dhe në Elbasan. Përçarja e PD në bazë është shumë e madhe e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do e përkeqësonte. Na duhet të mendoje për emrin dhe për logon e PD, por duhet ta mbrojmë atë që të ngrihet dhe jo të rrudhet. Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe tek emri i subjektit Partia Demokratike,"-mësohet se ka thënë Tabaku.

3 VITE ME PARE

PD e Alibeajt zgjodhi Roland Bejkon kandidat për bashkinë e Tiranës, zbardhet votimi në Kryesi, 5 anëtarë nuk morën pjesë

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh Roland Bejkon
Roland Bejko

TIRANË- Roland Bejko do të jetë kandidati i Partisë Demokratike se Enkelejd Alibeajt për kryetar në bashkinë e Tiranës. Bejko u zgjodh në mbledhjen e Kryesisë, ku përballë kishte Jonila Godolen, por shumicën e votës e kishte demokrati nga Gjirokastra. Përballë ka Erion Veliaj, Belind Këlliçin dhe Arlind Qori. Për zgjedhjen e Bejkos, nuk kanë marrë pjesë në votim: Gazment Bardhi; Dhurata Çupi; Jorida Tabaku; Ori Nebiaj dhe Jonila Godole.

Nuk morën pjesë në votim

Gazment Bardhi

Dhurata Çupi

Jorida Tabaku

Ori Nebiaj

Jonila Godole

Votuan pro Roland Bejkos

Fitim Zekthi

Taulanda Jupi

Kreshnik Collaku

Orjola Pampuri

Xhemal Gjunkshi

Flamur Hoxha

Gazment Koduzi

Enkelejd Alibeaj

Taulant Zeneli

Agron Kapllanaj

Abestenim

Indrit Sefa

Endri Hasa

Juela Hamati

3 VITE ME PARE

Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Tiranën, Roland Bejko do garojë për Bashkinë

Zgjedhjet e 14 majit/ Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh Roland Bejkon
Roland Bejko

TIRANË- Kryesia e PD-së e Enkelejd Alibeajt në mbledhjen që po zhvillon aktualisht ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit. Ditën e nesërme, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë, por duket se Alibeaj ka marrë vendimin e tij.

Roland Bejko të garojë për Bashkinë e Tiranë duke u ndarë nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Bejko, garoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Gjirokastrës, e nuk mundi që të siguronte as mandatin e tij për në Kuvend.

enkelejd alibeaj alibeaj mbledh kryesine kryesia e pd 26 mars 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj