LIVE UPDATES
Politike

"Akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë!" Policia rrethon ambientet e News24/ Berisha: Hakmarrjeje primitive e Ramës, kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm

Berisha thotë se Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës, sipas tij, edhe primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramës dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, si dhe lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

9 Gusht 2025, 11:30 Nga M.B
"Akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë!" Policia rrethon
Sali Berisha

TIRANA- Kreytari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Berisha thotë se duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, kryeministri Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm. 

Ai shton se ky është televizioni i tretë që Rama përpiqet të zhdukë. Berisha thotë se Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës, sipas tij, edhe primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramës dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, si dhe lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

POSTIMI:

Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri. Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.

Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot. Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24.

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj