10 Nëntor 2023, 12:24
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës së sotme me gazetarët se Rama është i tronditur për aksionet që po ndërmerr opozita. Më tej, kreu i PD-së, tha se kryeministri është pa mbrojtje si dhe nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.
Sipas Berishës, Rama po e bën këtë pasi do të fshehë vjedhjet që ka bërë duke përdorur pushtetin e tij.
DEKLARATA E BERISHËS:
Shkoj në një vizitë në Malajzi, e kisha mik atë kryeministrin, ishte mjek dhe kishim shumë marrëdhënie të mira. Dhe po më shpjegon, ata kishin vuajtur shumë nga guerilet komuniste dhe problemi ynë më i madh ishte xhungla se na fusnin në kurthe mekanike dhe na binin ushtarët në kurthe. Dhe unë shkoja në Kinë dhe u thosha kryeministrit, që mos i mbështesni, se ne jemi miq dhe jemi në marrëdhënie. Thoshte ke shumë të drejtë, por nuk kam ç’t’i bëj partisë. Tani edhe Rama thotë, unë nuk kam punë, po ka Linda punë. Do t’ia shkarkojë Lindës së tij. Por të gjitha ato, pa përjashtim, i dirigjon Edi Rama. Ama është i tronditur gjer në palcë se kjo është një lëvizje që ai nuk e kontrollon.
E dyta, kjo është lëvizje pa kthim. E treta, kjo lëvizje ka filluar për të drejtat më themelore. Edi Rama është pa mbrojtje, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Sepse do të fshehë vjedhjet që ka bërë duke përdorur pushtetin e tij. Nëse në konflikt interesi, familjarët e pushtetit përfitojnë në mënyrë të paligjshme, atëherë ai vjedh. Kjo është vjedhje e hapur, me dokumente. Se ligji e ndalon, Kushtetuta e ndalon.
Edhe njëherë kthehem te polici që merrte ryshfetin. Po a e dini ju se 10 herë më e rëndë është ajo që bën Rea me tenderat? Që thotë kryeministri, deputeti dhe familja e tij nuk mund të përfitojë të ardhura të tjera përveç rrugës nga burimet e qeverisjes vendore dhe lokale.
Ai është shumë i tronditur, ka një frikë të madhe. Nuk futet në parlament, erdhi një ditë, iku. Ai i ka shumë frikë komisionet se komisionet e nxjerrin atë siç është, hajduti më i madh i shqiptarëve në histori. Vetëm Vilma Nushi, me KLSH, i dalin në një hark kohor të shkurtër, 20 mijë njerëz që janë në atë botë dhe jo në Shqipëri, që i paguajnë taksapaguesit Vilmën dhe Edin për këtë. Pra, kjo betejë është shumë thelbësore dhe Edi Rama është tmerrësisht i tronditur.
sali berisha
Politike
10 Nëntor 2023, 12:35
h.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha ka folur rreth çështjes që është marrë në ...
Politike
10 Nëntor 2023, 12:24
h.k
Sali Berisha
TIRANË-I ndalur tek rasti i sherrit mes dy deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, Kryedemokrati Sali B...
Politike
10 Nëntor 2023, 12:13
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin p...
Politike
10 Nëntor 2023, 12:14
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat ditën e sotme ka akuzuar ...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:51
BIRN
Soreca dhe Balluku
Një analizë statistikore e fjalëve kyçe të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për ec...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:43
r.ll
luigi soreca dhe lindita nikolla
TIRANË- Ditën e sotme, ambasadori i BE, Luigi Soreca, i ka dorëzuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nik...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:25
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një reportere nga mediat italiane ka vizituar Lezhën, konkretisht ish-bazën ushtarake të Gjadrës, ku t...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:11
A.B
Kreshnik Çollaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat, komento...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:03
A.B
Edi Rama
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris pasi është pjesmarrës në Forumin e Gjashtë të...
Politike
10 Nëntor 2023, 10:50
A.B
Deputetet e PD
TIRANË- Konfliktin mes deputetëve të Partisë Demokratike, e kanë komentuar edhe ata të kahut tjetër. Depu...