10 Nëntor 2023, 12:13
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat, ku një 3-vjeçare është dhunuar nga edukatorja, ndërsa iu thye dhe këmba. Berisha tha në një konferencë për mediat se kjo ngjarje është dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi.
DEKLARATA E BERISHËS:
Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar me forcën më të madhe, aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat. Ky akt, është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli, të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës, e vërteta është jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla.
I një degradimi të madh të sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që nuk kanë asnjë kualitet për t’u besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të atilla.
Unë e kuptoj që qytetarëve u ka bërë përshtypje ryshfeti i policit, por unë kërkoj gjithashtu të sqaroj se vërtet polici ka shkelur kodin, ligjin dhe moralin në atë akt.
Po po ta marrësh atë akt të tij dhe ta krahasosh me aktin e Edi Ramës, që vraponte nga ekrani në ekran për të mbrojtur djegësat, vjedhjen e shekullit, që ndryshonte një strategji të tërë, vetëm për të hapur rrugën për vjedhjen e shekullit, që legjitimonte praktikat antiligjore të prokurimeve, që organizonte firmosjen e 17 vendimeve në 24 orë, e pashembullt në historinë e një vendi, ajo e policit ngjet si një grimcë mikroskopike.
Pra, pse ndalem këtu?
Jo se nuk e dënoj atë, por problemi është se kur vjedh kryeministri, asgjë nuk ndalon më temptimin e qytetarëve për t’u pasuruar, ose për të siguruar në mënyrë të paligjshme të ardhurat.
Në pamje të parë, rasti i vogëlushes të duket një akt spontan i një mësueseje, i një kujdestareje të papërgjegjshme.
Por ajo është dëshmi flagrante e këtij sistemi, qoftë në aspektin e kujdesit ndaj fëmijëve, qoftë e korrupsionit.
Pra, është një dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi.
Ndaj dhe unë e dëshmoj me ashpërsinë më të madhe.
sali berisha
Politike
10 Nëntor 2023, 12:14
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat ditën e sotme ka akuzuar ...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:51
BIRN
Soreca dhe Balluku
Një analizë statistikore e fjalëve kyçe të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për ec...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:43
r.ll
luigi soreca dhe lindita nikolla
TIRANË- Ditën e sotme, ambasadori i BE, Luigi Soreca, i ka dorëzuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nik...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:25
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një reportere nga mediat italiane ka vizituar Lezhën, konkretisht ish-bazën ushtarake të Gjadrës, ku t...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:11
A.B
Kreshnik Çollaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat, komento...
Politike
10 Nëntor 2023, 11:03
A.B
Edi Rama
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris pasi është pjesmarrës në Forumin e Gjashtë të...
Politike
10 Nëntor 2023, 10:50
A.B
Deputetet e PD
TIRANË- Konfliktin mes deputetëve të Partisë Demokratike, e kanë komentuar edhe ata të kahut tjetër. Depu...
Politike
10 Nëntor 2023, 10:23
A.B
Deputetet
TIRANË- Bllokimi i Komisioneve Parlamentare u zhvillua edhe me debate mes vetë demokratëve. Deputeti Dashnor Sula ka debatuar me k...
Politike
10 Nëntor 2023, 09:46
r.ll
edi rama dhe giorgia meloni
ITALI- Nënsekretari për zbatimin e programit të qeverisë në Itali, Giovanbattista Fazzolari ka folur p...
Politike
10 Nëntor 2023, 09:40
A.B
Komisioni
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike që kanë qenë duke marrë pjesë në komisionin për &C...