LIVE UPDATES
Politike

Sula dhe Çollaku u përplasën në Kuvend/ Berisha komenton ngjarjen: Një provokacion i ulët nga Lulzim pengu

Berisha thotë se Lulzim Basha është peng i Ramës dhe ti thuash atij që bën opozitë bën mëkat.

10 Nëntor 2023, 12:24 Nga h.k
Sula dhe Çollaku u përplasën në Kuvend/ Berisha komenton
Sali Berisha

TIRANË-I ndalur tek rasti i sherrit mes dy deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, Kryedemokrati Sali Berisha tha se opozita është në protestë dhe deputetet nuk duhet të provokohen. Berisha thotë se Lulzim Basha është peng i Ramës dhe ti thuash atij që bën opozitë bën mëkat.

 

Berisha:Të quash opozitë Taulant Ballën, mos bëj gabim. Dua të informoj qytetarët se Lulzim Basha më së paku është identik me Taulant Ballën. Ju e ndoqët gazetarin britanik mbrëmë? Çfarë tha gazetari britanik, një nga ata 4 gazetarët e investigimit? Gazetari britanik në intervistë tha: Lulzim Bashës ia mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse, një zyrtar i lartë i FBI që është në vështirësi të mëdha tani. Ia mbylli McGonigal. Unë, këtu tek ju, kam shtruar një pyetje: Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal, që Lulzim Basha të ketë shqiptuar njëherë emrin e tij. Kurrë! Nuk ka ngelur njeri në politikë dhe jashtë politikës, që nuk është shprehur për këtë, përveç Lulzim Pengut. Nuk kisha asnjë dyshim, dhe e falënderoj me mirënjohje gazetarin- ata kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm- që u tha shqiptarëve të vërtetën. Dosjen ruse ia mbylli McGonigal, për ta shitur Bashën te Edi Rama. Kaq ndodhi aty. A i mori para Bashës, McGonigal apo nuk i mori, unë nuk jam në këto. Por unë nuk kisha dyshime, jo më kot kisha shtruar përpara jush dhe shqiptarëve pyetjen: A mund të pyesni veten si ka mundësi që njeri, për të cilin ky po hetohej, ky po e hetonte sipas dokumenteve amerikane, ky tani pas dy vitesh nuk me shqipëronte emrin e tij, e kishte të ndaluar. Sepse ishte peng. Ka një gjë këtu, t’u thuash shqiptarëve se Lulzim Pengu është opozitë, bëni mëkat ndaj tyre, se shqiptarët nuk e besojnë. Vij te rasti.
Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë t’i provokojë ata. Ata janë në protestë.
Po pse janë në protestë? Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e deputetit. Ata nuk po mbrojnë vetëm të drejtat e tyre, po mbrojnë të drejtat e çdo deputeti. Çdo deputet që i provokon ata në protestë, është provokator i ulët. Nuk provokohet protesta, ka një ligj. Nëse nuk merr në të, respektohet. Protesta në moral dhe kod, respektohet. Dhe ata deputetë, të cilët provokojnë kolegët e tyre në protestë për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokatorë të ulët. Sigurisht nuk jam për asnjë skenë, por njeriu në protestë është në protestë dhe nuk ka kush të drejtë ta provokojë. Sikundër ai është zotuar për protestë paqësore. Ju e patë herën e fundit, u morën karriget dhe u krijua grumbulli në parlament.
Pra, nuk duhet që të komentoj në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh. Qytetarët duhet të kenë një vlerësim maksimal për këta njerëz që kanë një muaj që protestojnë për qytetarët, jo për veten e tyre.
Se për veten e tyre janë në rregull, ata hyjnë dhe dalin aty, por ajo nuk është hyrje dhe dalje, por është një poshtërim me këtë që ka vendosur Edi Rama për çdo qytetar shqiptar, që i mohohen të drejtat bazë kushtuese opozitës. Prandaj duhet të dimë t’i interpretojmë. Të gjithë qytetarët, mbrapa atij grumbulli karrigesh duhet të shohin Feniksin që po ngrihet nga hiri për të drejtat e tyre, duhet të shohin një kështjellë, një mur kështjelle për të mbrojtur të drejtat e tyre nga një bandë që nuk i respekton ato.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet