LIVE UPDATES
Politike

"AKSHI kopshti privat i Ramës, Linda u kap në përgjime"/ Berisha: Ahmetaj provoi me 100% akuzat që PD ka bërë ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit

Berisha tha gjithashtu se, Linda Rama është kapur në përgjime ambientale duke ndërhyrë për tenderin 43 milionë eurosh të AKSHI, për njerëzit e saj të afërt.

30 Korrik 2024, 14:50 Nga I.A
"AKSHI kopshti privat i Ramës, Linda u kap në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar intervistën e Arben Ahmetaj, ku deklaroi se pronarët faktik të inceneratorëve janë kryeministri Edi Rama dhe krau i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në një deklaratë publike për mediat, Berisha tha se, Ahmetaj faktoi 100 për qind të gjitha akuzat që Partia Demokratike ka bërë ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjell Agaçit për skandalet korruptive në Shqipëri. Berisha tha gjithashtu se, Linda Rama është kapur në përgjime ambientale duke ndërhyrë për tenderin 43 milionë eurosh të AKSHI, për njerëzit e saj të afërt.

Deklarata e Plotë:

Mbrëmë opinioni shqiptar dhe ndërkombëtar u njoh me një dëshmi të jashtëzakonshme në llojin e saj, një dëshmi publike të numri 2 të qeverisë më të korruptuar të kontinentit, të qeverisë më të implikuar në krim dhe drogë në Europë dhe më gjerë.
Me dëshminë e tij publike para shqiptarëve, Arben Ahmetaj provoi 100% ato që PD ka faktuar me dokumente zyrtare të firmosura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, etj., për vjedhjen e shekullit. Arben Ahmetaj si zv/kryetar i Këshillit të Ministrave u tha shqiptarëve se krerët e vërtetë, realë të aferës së djegësit të Tiranës që shkon sipas tij mbi 700 mln euro dhe vazhdon të gllabërojë taksat e shqiptarëve janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Në dëshminë e tij publike para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, Arben Ahmetaj zhbëri dje me argumente të pakundërshtueshme Skrapin e Edi Ramës. Ai faktoi kontrollin e plotë total të Edi Rames mbi Skapin dhe drejtësinë e re.

Arben Ahmetaj dëshmoi se arrestimi, ndjekja, persekutimi i tij si një person që nuk ka asnjë firmë përveç katër kundërshtimeve kategorike ndaj kërkesave të Erion Veliaj, është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe qëllimin e vetëm për të shmangur nga Dumani hetimin procedurës ligjore, sepse ajo të çon direkt tek Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj. Në këtë kontekst, Arben Ahmetaj është pa asnjë diskutim i përndjekuri i Edi Ramës dhe prokurorisë së tij që kontrollon, për të shpëtuar kokën e tij dhe të bandës përreth tij. Arben Ahmetaj ju faktoi shqiptarëve se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse Nuredini me kollare. Nëqoftëse Nuredini me para, zinte prita dhe vriste njerëz, Altini me kollaro, me porosi të Edi Ramës kërcënon si një bastard i hetimit të vjetër shqiptar, qytetarët me ndërrimin e akuzës në rast se pranon apo nuk pranon. Përdor korridoret si burracak për të mos u filmuar dhe regjistruar në kërcënimet e tij. Arben Ahmetaj i bëri autopsinë regjimit të Edi Ramës, por dhe drejtësisë së re të kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Ai informoi se një prokurore Millonaj, sillet në zyrën e saj si një rrugaçe ordinere ndaj qytetarëve që merr në pyetje, duke kërcënuar me gjuhën e saj të një femre të ulët.

Ky është një turp, kjo sillet si motër në krim e Taulant Ballës. Arben Ahmetaj, të dashur miq, nuk është i penduar i drejtësisë sepse Spaki i partisë nuk mund të imagjinojë kurrë një gjë të tillë, por ai është i penduari i popullit shqiptar që pavarësisht nga kërcënimet me jetë të hanxharëve të krimit të Edi Ramës, po u thotë shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, të vërtetat e mëdha të hemorragjisë së tmerrshme financiare nga vjedhjet monstruoze të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Ai dëshmoi mbrëmë se vet ai, ministër Financash, nuk ka firmosur asnjë tender, madje se ai i ndaloi vetes me ligj tenderimet për rindërtimet pas tërmetit, për çka padyshim meriton vlerësim. Por ai dëshmoi se Lubi Balluku me agjencitë e vartësisë së saj, ka tenderuar nga viti 2019 e këtej 11 miliard euro. Ndërkohë Lal vjedhësi ka tenderuar 6 miliard euro, kurse korba e kovidit rreth 3 miliard euro. Nga këto miliarda sipas denoncimeve të faktuara të opozitës, medieve, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare, 70 deri në 90 për qind janë vjedhur dhe shpërdoruar. Por nuk ekziston asnjë akuzë, asnjë padi ndaj lubisë së korrupsionit, Lal Vjedhësit, apo korbës së kovidit.

Arben Ahmetaj ju dëshmoi mbrëmë shqiptarëve, atë që opozita e ka thënë me dhjetëra e dhjetëra herë, se AKSHI është kopshti privat i Edi dhe Linda Ramës. Ju kujtoj shqiptaërve se AKSHI ka bërë në këto vite, në dhunim flagrant të ligjeve themelore të një shteti dhe ligjeve të prokurorimit rreth 200 tenderime sekrete, kundrejt 12 tenderimeve që janë kryer nga SHISH dhe prokuroria gjatë viteve 2005-2013. Përfitues kryesorë në këto tendera sekret ka qenë oborri i Edi Ramës, kunati dhe njerëzit e tij. Arben Ahmetaj informoi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, se Linda Rama është e regjistruar në regjistrim ambiental, duke ndërhyrë për tenderin 43 milionë euro në favor të njeriut të saj. Ky regjistrim ambiental ndodhet në Skrapin e partisë, por bllokohet nga lakeu i Edi Ramës, Altin Dumani. Arben Ahmetaj deklaroi se ai ndodhet edhe në një boks tjetër. Arben Ahmetaj informoi shqiptarët se ai disponon dokumentin që fakton se vjedhja e Porto Romanos mban firmën e Edi Ramës. Ne e kemi denoncuar disa herë këtë vjedhje, me dokumente të plota, sipas të cilave përgjegjës absolut numër 1 për këtë vjedhje është më së pari, Edi Rama. Së fundi, ai informoi shqiptarët në dëshminë e tij se në tunelin e Llogarasë, Rama dhe lubia e tij Balluku, vodhën me një vizitë, 50 milionë euro.

Të dashur qytetarë dhe qytetare. Në tenderin e bërë në vitin 2021, mes dy kompanive, Gjoka Konstruksion ka paraqitur një ofertë prej 140 mln euro. Kompania turke ka paraqitur një ofertë 190 mln euro. Por pas një vizite që bëri Edi Rama dhe Lubi Balluku në Ankara, ju dha kompanisë turke. Pasi u shpall fituesi, kompania turke merr si nënkontraktor të vetin, në kundërshtim me ligjin, se nuk e kishte paraqitur, se Gjoka ishte në garë rival dhe jo nënkontraktor në garë, merr Gjokën i cili ndërton nga alfa tek omega, tunelin dhe natyrisht se ku shkuan 50 mln dollarë e di Edi Rama dhe lubia e korrupsionit, Belinda Balluku. Intervista dhënë gazetarit të njohur Çim Peka, e censuruar totalisht nga mediat e majta, gjithashtu fakton kontrollin mizor të Edi Ramës, mbi Top Channel, Bolinon dhe media të tjera. Fakton plaçkitjen e milionave euro nga djegësit, dhe tenderat e tjerë. Drejtimin direkt të Top Channelit apo ti themi tani, Top Inceneratorit, nga Lubi Balluku.
Pra gjithçka këtu kontrollohet nga njishi, nga Edi Rama. Partia Demokratike do të kërkojë hetim ndërkombëtar për vjedhjen e shekullit, dhe nuk e heq kurrë nga axhenda pa parë para ligjit, Edi Rama, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, Altin Dumanin dhe hajdutë të tjerë të qindra milionë eurove në këtë aferë Partia Demokratike ju bënë thirrje autoriteteve helvetike të mbrojnë jetën e dëshmitarit tashmë të opinionit publik Arben Ahmetaj, mbasi jeta e tij kërcënohet në mënyrën më serioze nga kreu i mafias shtetërore më të rrezikshme në Europë, Edi Rama. Partia Demokratike fton shqiptarët në këmbë, o sot, o kurrë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari