Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Sipas Bardhit, Rama zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare. Bardhi thotë se në fjalimin që zgjati më shumë se 1 orë, Rama kishte vetëm mllef ndaj opozitës dhe Kosovës, si tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.
Sipas Bardhit, Rama zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.
REAGIMI I BARDHIT:
E paimagjinueshme!
Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë, asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të tij kundër interesit kombëtar, por vetëm mllef ndaj opozitës, Kosovës, institucioneve legjitime të Kosovës dhe tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.
Fatmirësisht, Kuvendi i Shqipërisë nuk ra në kurthin e tij të përçarjes për çështjet me interes kombëtar, por ka gjetur dakordësinë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe për t’u distancuar nga qëndrimi personal i Edi Ramës kundër Kosovës, siç opozita kërkonte prej 2 javëve. Pas përpëlitjes 2 javore PS u tërhoq dhe Kuvendi i Shqipërisë është unifikuar me të gjithë faktorin politik në Kosovë, duke bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të.
Kjo shpjegon mllefin ndaj opozitës në Shqipëri, por nuk justifikon dot mungesën e reflektimit që edhe qeveria e Shqipërisë të unifikohet në qëndrime me qeverinë e Kosovës. Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehet se do të vazhdojë të takojë presidentin Aleksandër Vuçiç ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Serbia do të dorëzohet diplomatikisht dhe të pranojë Kosovën si n...
Deputetja TIRANË- Deputetja socialiste Mirela Pitushi po ndjek fjalimin e kryeminstrit Edi Rama në rrjetin e saj social 'Facebook'. Ajo ka shp&eu...
foto nga kuvendi TIRANË- Prej më shumë se 30 minutash kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me situatën n&eum...
Edi Rama dhe Albin Kurti TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se me Albin Kurtin kanë divergjenca kuptimore dhe se e ka më...
edi rama TIRANË- Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se ...
edi rama TIRANË- Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën në Financial Times,se &ld...
Edi Rama TIRANË- Në seancën e sotme plenare në interpelancë për Kosovën me Kreshnik Çollakun, kryeministri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend paralelizoi situatën në Kosovë, me konfliktin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend, se deri dje Shqipëria ka qenë faktor pasi...