LIVE UPDATES
Politike

Ahmetaj tregon pse u largua: Procesi ndaj meje është politik, nuk kam besim te drejtësia e re

Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka besim te drejtësia por vetëm te vetja e tij.

1 Shkurt 2024, 20:56 Nga I.A
Ahmetaj tregon pse u largua: Procesi ndaj meje është politik, nuk kam
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ai nuk është larguar nga Shqipëria, por në momentin që i është kërkuar heqja e imunitetit ka qenë jashtë vendit me pushime. Duke folur në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se drejtësia e re po frymëzohet nga politika. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka besim te drejtësia por vetëm te vetja e tij.

"Shtrati ka qenë politik. Pastaj juridiko-mediatike ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 ose 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi. Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët. Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë. Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit... E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj