LIVE UPDATES
Politike

Agron Çela "tradhton" Ilir Metën, drejt bashkimit me PS

Me pritjen e rikthimit të Metës në krye të partisë, Çela ka pritur për ndryshime të mundshme, por përtej emrit, asgjë tjetër nuk është ndërruar dhe pakënaqësitë kanë vijuar.

30 Dhjetor 2022, 14:30 Nga k.m.
Agron Çela "tradhton" Ilir Metën, drejt bashkimit me PS
Agron Çela

Në janar të vitit 2021, zëra kishte se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Agron Çela, pas largimit të Nasip Naços nga kjo forcë politike drejt Partisë Socialiste, do të ndiqte të njëjtin shteg. Këtë ai e mohoi asokohe, duke e quajtur një fushatë të lajmeve të rreme dhe shpikjes së konflikteve të paqena. Ai madje, tha se do të udhëhiqte fushatën politike të LSI-së në Shkodër dhe arriti edhe të merrte mandatin e vetëm të kësaj force politike në kryeqendrën veriore të vendit dhe një nga katër mandatet në tërësi, që LSI-ja mori në gjithë Shqipërinë.

Kohët ndryshojnë gjithsesi dhe qëndrimet po ashtu, ku siç mëson Albanian Post, shumë shpejt Çela, një figurë e mbështetur gjerësisht në Shkodër dhe shumë i lidhur me klubin e futbollit Vllaznia, do të shkëputet nga tashmë Partia e Lirisë, si pasojë e kundërshtive të forta që ka me politikbërjen aty.

Burime pranë kësaj force politike për Albanian Post, bëjnë me dije se pakënaqësitë e deputetit, janë të lidhura me kohën kur u dogjën mandatet nga Partia Demokratike dhe LSI-ja, në vitin 2019.

Çela ishte kundër këtij vendimi dhe nuk e ka mbështetur atë, pavarësisht se ka respektuar vendimin e partisë.

Prej asaj kohe, u përfol se ai do ta linte LSI-në përfundimisht, për pakënaqësi me mënyrën e organizimit, por një gjë të tillë nuk e ka bërë, duke parë se kreu i vërtetë i të majtëve të qendrës, ka qenë realisht në postin e kreut të shtetit.

Me pritjen e rikthimit të Metës në krye të partisë, Çela ka pritur për ndryshime të mundshme, por siç mëson AP-ja, përtej emrit, asgjë tjetër nuk është ndërruar dhe pakënaqësitë kanë vijuar.

Madje, ai ka munguar për një kohë krejtësisht në mbledhjet e partisë, si shenjë refuzimi për politikat e ndjekura nga LSI-ja dhe si vijim të shprehjes së pakënaqësisë për djegien e mandateve dhe mos-hyrjen në zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Me shkëputjen kësisoj nga PL-ja, Çela mbetet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjasat më të mëdha janë që ai të kalojë për nga radhët e Partisë Socialiste.

Së pari, sepse ideologjikisht, atë nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike dhe së dyti, edhe për një miqësi të hershme me deputeten socialiste, Elisa Spiropali, e cila ushtron edhe detyrën si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kjo e fundit, është edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër për Partinë Socialiste mbi të gjitha. Teksa, një “flirt” me mazhorancën, Çela e ka pasur edhe në shkurt të këtij viti, kur në Parlament, dha votën pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, edhe pse LSI-ja në bllok votoi abstenim.

Këtë kalim, sipas burimeve të Albanian Post, është e mundur ta shohim në kohët në vijim, për kalimin përfundimtar, i cili do t’i jepte socialistëve jo vetëm një numër më shumë në Parlament, por edhe një emër shumë të fortë përkrahës në zonën e Shkodrës (zonë historikisht bastion demokrat), ku Çela ka edhe mbështetje të madhe./AlbanianPost

agron cela

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez