LIVE UPDATES
Politike

Adriana Kalaja: Edi dhe Linda Rama akuzohen për falsifikime, grup kriminal, a do e hetojë SPAK dosjen e dorëzuar nga PD

Kalaja iu drejtua kreut të SPAK me dy pyetje, për të cilat tha se PD dhe shqiptarët e kanë detyrim që t’u përgjigjet.

28 Mars 2025, 10:21 Nga I.A
Adriana Kalaja: Edi dhe Linda Rama akuzohen për falsifikime, grup kriminal,
Adriana Kalaja

TIRANË- Partia Demokratike përmes Kryetares së Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK, të hetojë çiftin kryeministror Edi dhe Linda Rama, për një sërë akuzash të ngritura ndaj tyre nga kjo forcë politike. Në një deklaratë për mediat, teksa iu referua kallëzimit të bërë në SPAK, në shtator të vitit të kaluar, Adriana Kalaja tha se pas shpalljes së mos-kompetencës nga Gjykata e Tiranës për hetimin e çiftit kryeministror, SPAK do të duhet t’u shkojë deri në fund këtyre hetimeve dhe jo ta amnistojë sërish. Kalaja iu drejtua kreut të SPAK me dy pyetje, për të cilat tha se PD dhe shqiptarët e kanë detyrim që t’u përgjigjet.

Deklarata e Plotë:

Në emër të PD më  2 shtator 2024, kam depozituar një kallëzim penal pranë SPAK:

– Edi Rama, me   cilësinë  e   Kryeministrit   të  Republikës   së   Shqipërisë dhe  Lindita Rama, me cilësinë e bashkëshortes së Kryeministrit dhe ish anëtares së Bordit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve etj.

1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar, të cilët sipas dokumentacionit të administruar bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se personalisht apo në bashkëpunim me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve apo përgjegjësive të tyre, ekziston dyshimi i bazuar në prova se, kanë konsumuar këto vepra penale:  “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal;

 “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë pronë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.

Ky kallëzim i është vënë në dijeni edhe Altin Dumani me cilësinë e drejtuesit të SPAK.

Sipas shkresës datë 11.09.2024 me Nr. K 1062/1/1 Prot., informohemi se dërgohet për kompetencë lëndore dhe toksore ky kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Pasi u vura në dijeni të kësaj shkrese, prita që Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ta rikthente sërish në SPAK, për shkak se subjekte dhe objekt i këtij kallëzimi janë kompetencë e SPAK,  më datë 03.01.2025 kam paraqitur një kërkesë pranë kësaj prokurorie me objekt:

Shpallje moskompetence lëndore dhe tokësore për kallëzimin penal bërë nga unë dhe dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sipas shkresës Nr K 1062/1 datë 11.09.2024 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në ditët e para të janarit, jam vënë në dijeni të faktit se më datë 31.12.2024, posta më ka dërguar pranë zyrës, vendimi e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridionsionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024.

Sipas vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridionsionit të Përgjithshëm datë 02.12.2024, lidhur me procedimin penal nr. 12614 datë 27.09.2024, është vendosur:

Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin nr. 12614 datë 27.09.2024.

Pasi u vumë në dijeni të këtij vendimi i cili është katërcipërisht në kundërshtim me dispozitat ligjore, paraqitëm një ankim pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ngritëm tre probleme të rëndësishme:

1. Së pari, ky vendim është në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji penal, pasi nuk jemi përpara afateve ligjore të mosfillimit, përsa kohë që kjo dosje ka ardhur nga SPAK dhe kanë kaluar 6 muaj (ligji thotë 15 ditë).

2. Po kështu, fakti se kjo dosje as nuk është lexuar kjo me hetuar, vërtetohet edhe referuar të dhënave dhe provave të depozituara nga unë bashkë me kallëzimin penal, ku rezulton se vendimi Nr. 13 datë 14.01.2021 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka vendosur:

Pushimin e gjykimit të padisë administrative bazuar në kërkesën për heqjen dorë nga padia nga ana e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (dokumenti 47, 48 dhe 49 në kallëzim),

është dhënë nga gjyqtare Arbena Ahmetaj, e cila është edhe bashkëshortja e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke e bërë në konflikt të hapur interesi hetimin nga kjo prokurori.

3. Nga ana tjetër,  edhe vetë vendimi i SPAK, është në shkelje të plotë të dispozitave ligjore dhe praktikës së konsoliduar gjyqësore, pasi nga ana e SPAK,  nuk është marë në konsideratë regjimi martesor, ku 50 % e çdo prone është edhe e Kryeministrit Rama, i cili është subjekt i SPAK (kjo nisur edhe nga precedent Xhaçka por edhe sipas deklarimeve në ILDKPKI të të kallëzuarve prej meje) si dhe akuzat e ngritura dhe të vërtetuara përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërteton se nga të kallëzuarit prej meje, veprat penale të konsumuara janë objekt i kompetencave të SPAK, kjo në mbështetje të nenit 75/a e Kodit të procedurës penale.

Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Edvan Velçani ndaj të ciolit shprehim gjithë mirënjohjen tonë, u ngrit në lartësinë e detyrës duke vendosur në vendimin nr. 1937 Regj. Them datë 20.02.2025:

Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykimin e kërkesës penale nr. 1937 Regj. Them datë 20.02.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si Gjykata kompetente.

Ndaj themi se sot, qëndron sfida ndaj “heronjve” të fëmijëve tanë të degdisur rrugëve të botës se:

A do e amnistojnë sërish “arkitektin” dhe pagatorin e reformës dhe vetë SPAK?

Apo do ngrihen në lartësinë e detyrës dhe Kushtetutës?

Në çdo rast, PD do vijojë luftën për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës.

adriana kalaja

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit