LIVE UPDATES
Politike

Admir Sinamati nuk merr pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Kukës: Suksese kandidatëve në primare

Me anë të një postimi në Facebook, Sinamati ka theksuar se nuk do të marr pjesë në primaret që do të mbahen për zgjedhjet e 24 shtatorit.

23 Gusht 2023, 14:06 Nga I.A
Admir Sinamati nuk merr pjesë në zgjedhjet e pjesshme në
Admir Sinamati

KUKËS- Ish-kandidati i PD-së për bashkiak në Kukës Admir Sinamati ka deklaruar se nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Me anë të një postimi në Facebook, Sinamati ka theksuar se nuk do të marr pjesë në primaret që do të mbahen për zgjedhjet e 24 shtatorit. Po ashtu Sinamati u ka uruar kandidatëve të tjerë sukese në primare. 

Postimi i Plotë:

Njoftim.. Të dashur drejtues dhe anëtarë të PD Dega Kukës! Fillimisht shpreh kënaqësinë që prej kaq kohësh jemi bashkë të rreshtuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve kuksianë, duke bërë prezent situata dhe denoncuar hapur e me forcë fenomene të dëmshme të prodhuara nga korrupsioni, injoranca dhe përbuzja qeveritare. Ju falenderoj të gjithëve pa përjashtim për mbështetjen e dhënë edhe së fundmi që më keni propozuar unanimisht të jem kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore të 24 Shtatorit për kryetar në Bashkinë Kukës. Me mirnjohje të pakufijshme ndaj respektin dhe vlerësimin për secilin prej jush! Të nderuar qytetarë banorë të Bashkisë Kukës dhe në veçanti ju që më mbështetët me votën tuaj më 14 Maj 2023! Pavarësisht se unë nuk arrita të zgjidhem kryetar, vota juaj tregoi se në Kukës ende ka shpresë, ka rezistencë qytetare dhe besim në përmbysjen e regjimit të diktaturës së korrupsionit dhe krimit.

Të nderuar miq! Me gjithë thirrjet dhe insistimin e pafundëm nga ju, vërejtjeve apo mosdakordësisë së një numri të kufizuar individësh (që militojnë një pjesë me shpirt e pjesa dërrmuese e tyre sa për t'u dukur në PD) për të kandiduar më 24 Shtator 2023; unë kam vendosur: të mos garoj në këto zgjedhje. Unë u përfshiva në betejën e 14 Majit 2023 në respekt të vetes, familjes time, Kukësit dhe Shqipërisë duke qenë i bindur se vetëm me aktivitet dhe kontribut proaktiv kundër së keqes dhe tiranisë së korrupsionit bëjmë detyrën patriotike, shërbimin intelektual dhe njerëzor, ndaj vendit dhe njerëzve tanë. Isha koshient se kisha përballë një makineri të rëndë shtetërore dhe parapolitike pasi rivalizoja një nga njerëzit dhe strukturat më të favorizuara nga paratë e
pista të korrupsionit si dhe të mbështetur fuqimisht nga të gjitha qelizat e shtetit dhe pushtetit në qendër dhe bazë; megjithatë nuk u stepëm, u përballëm por devijimi kriminal e bëri të veten: grabiti fitoren e qytetarisë dhe nevojës ulëritëse të Kukësit për ndryshim. Ato që unë dhe bashkëpunëtorët e mi i thamë hapur dhe me gisht të drejtuar u vërtetuan shpejt dhe me një farë forme, atë që nuk e realizoi vota e devijuar e përfundoi vesi, pra 7 ditë pas riciklimit dhe 40 ditë pas konfirmimit devijant Kukësi u çlirua nga një pushtues që ia kishte vrarë demokracinë, fjalën dhe votën e lirë.

I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh "në ring" një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga rradhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për pëfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim. Duke i uruar secilit nga kandidatëve suksese në primare dëshiroj të përzgjidhet më i miri/a në mënyrë që jo vetëm të sigurohet fitorja e shumëpritur e Bashkisë por edhe të kemi garanci për një qeverisje të drejtë, të aftë e njerëzore, si dhe në karrigen e kryebashkiakut të ulet një person që nuk ka bërë apo nuk bën kompromise/pazare me mundin dhe djersën e demokratëve. Ftoj të gjithë demokratët dhe uroj që proçesi i primareve të na shërbejë për bashkim, konsolidim dhe energji pozitive. Këtë vendim ia kam bërë të ditur edhe kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha të cilin e falenderoj pafundësisht për inkurajimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj meje dhe Kukësit në mënyrë të pandërprerë, si dhe e kam siguruar Atë që kontributi im nuk do t'i mungojë asnjëherë PD dhe vendit për asnjë arsye. Nga zermra uroj që Kukësi më 24 Shtator të votojë kandidatin e PD! Miqësisht Admiri!

admir sinamati

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!