LIVE UPDATES
Politike

A po i bën presion drejtësisë? Berisha: SPAK nën kontroll politik. Rama ka marrë një nga një koncesionet

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në 850 mijë faqe transkripte të ardhura nga vendet fqinje ka një gjë të lemerishme, janë të gjitha transkripte të kthimit të krimit në votë.

25 Gusht 2023, 13:35 Nga I.A
A po i bën presion drejtësisë? Berisha: SPAK nën kontroll
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se SPAK-u po dëshmon kontrollin e plotë politik të tij. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në 850 mijë faqe transkripte të ardhura nga vendet fqinje ka një gjë të lemerishme, janë të gjitha transkripte të kthimit të krimit në votë.

“Nuk ka në një shoqëri njerëz më të interesuar se opozita për luftën kundër krimit. Asgjë të re nuk ka te këto transkriptime që kanë ardhur, në 850 mijë faqe. Por ka një gjë të lemerishme, janë të gjitha transkripte të kthimit të krimit në votë dhe të kthimit të votës në krim. Janë me qindra e mijëra biseda që dëshmojnë se si krimi kthehet në votë dhe vota kthehet në krim. Në qoftë se merr presion protestën e opozitës për amnistitë e SPAK-ut, kjo është botërore, ndodh në të gjithë botën. Këtu ndodh shumë pak. SPAK-u ka dëshmuar tani kontrollin e plotë politik të tij. A janë Beqja, stërbeqja në aferën e sterilizimit, a nuk përbën ky grup organizatë kriminale? Ky term hiqet dhe Beqja amnistohet. Cila opozitë në botë nuk do protestonte? Dërgohen të gjithë, por nuk dërgohet ai që ka firmosur. Ka vendosur pikëzimin, ka emëruar kushëririn e parë në krye të koncesionit, ka falur aparaturën, ka falur komplekse, ujin, energjinë. Jo presion, por ata duhet të përballen me presionin më të fuqishëm popullor”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ka theksuar se opozita kërkon vetëm zbatimin e ligjit, ndërkohë që sipas tij kjo gjë po pengohet nga Rama.

“Çfarë presioni është të hapet çështja McGonigal. Ka një dosje që thotë Shqipëria. Mc Gonigal do dalë Uashington, do thotë, po jam fajtor. Si ka mundësi Prokuroria e këtij shteti të mos pranojë të hapë dosje. Më thoni pak? Si mund t’i kalojë koha asaj. Se nuk të lë Edi Rama, se ke frikë Edi Ramën, kjo është punë tjetër, ti je i kontrolluar. Harroni se ndikon, përkundrazi qëndrimet e opozitës le ta inkurajojnë atë të hetojë opozitën. Po e bën ai, po e bën me opozitën. Ka vite e vite që po e bën. janë nja 600 mijë orë pune të paguara nga taksapaguesit shqiptar dhe kanë gjetur zero. Ata që na thonë bëni presion, ata mbështesin krimin. Ne s’po kërkojmë gjë tjetër, vetëm të dënohet krimi. Meqë unë jam tek ata telefona, i bëj thirrje qeverisë britanike t’i marrë t’i shohë për t’i kuptuar se cili është pozicioni i ambasadorit të vet në Tiranë me deklaratën që ka bërë për mbështetje ndaj krimit të organizuar. Pra, opozita po bën detyrën. Opozita bën vlerësimin më të madh për çdo prokuror, hetues, oficer të BKH-së, por nuk mund të pajtohet kurrë dhe i konsideron armiq të ligjit, kriminelë, xhevahirët që shesin dosje, lirojnë vrasësit, amnistojnë Erion Veliajn, Ilir Beqjan. Kanë dhe një tezë tjetër, këta thotë i kontrollojnë të huajt, zbatojnë porositë e të huajve. Këta janë individë që kërkojnë të lajnë duart me qëndrimin e tyre kriminal duke përdorur të huajt. Nuk ka të huaj që t’i thotë atij mos zbato ligjin. Absolutisht! Dhe në qoftë se i thotë mund t’i thotë ndonjë i korruptuar, i blerë nga bandat, qeveria. I përdorin mburoja këto. Dy janë tezat, po sulmohet dhe tjetra pse nuk po bëhen veprime në krahun tjetër. Krahu tjetër ka zbatuar ligjin, nuk ka bërë kurrë koncesione të tilla. I ka marrë Edi Rama një nga një koncesionet e Sali Berishës. Mori dhe Cherie Blairin avokate për këtë të skanerit dhe çfarë i tha, është brenda normave, ligjeve dhe gjobitesh të paktën 300 mln po e anulove”, deklaroi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më