13 Korrik 2024, 19:07
Nga r.ll
fredi beleri
TIRANË- Është mbledhur për herë të dytë brenda ditës, Komisioni i Burgjeve lidhur me dhëniën e lejes për ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në mbledhjen e sotme pritet të përcaktohet vendimi nëse do t’i jepet leja Belerit për të shkuar për të kryer betimin si eurodeputet në Strasburg. Deri tani, sipas Drejtorisë se Burgjeve, ende nuk ka një vendim.
Beleri është një nga eurodeputetët e "Demokracia e Re", partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së. Beleri, do të qëndrojë në burg deri në tetor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri, e cila gjykoi çështjen e tij në shkallë të dytë në Tiranë. Gjykata vendosi të lërë në fuqi dënimin fillestar prej 24 muajsh. Ai u dënua si në shkallë të parë ashtu edhe në shkallë të dytë për korrupsion aktiv. Nëse vendimi i apelit ia ul dënimin në 20 muaj ose më pak, atëherë ai do të lirohej menjëherë.
Ndërkohë më 5 korrik Beleri u shkarkua edhe si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, pasi KQZ vendosi t'i heqë mandatin. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
fredi beleri komisioni i burgjeve
Politike
13 Korrik 2024, 18:08
r.ll
edi paloka
TIRANË- Deputeti i PD Edi Paloka, ka folur ditën e sotme lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ili...
Politike
13 Korrik 2024, 17:04
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjete sociale, ku shprehet se se po zhduken...
Politike
13 Korrik 2024, 16:10
r.ll
foto e postuar nga belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pë...
Politike
13 Korrik 2024, 13:54
N.F
Teliti
TIRANË- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka mbajtur një dekla...
Politike
13 Korrik 2024, 11:02
N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një ...
Politike
13 Korrik 2024, 08:49
N.F
Beleri
GREQI- Nëse gjithçka shkon sipas planit, të hënën e ardhshme, pak pas orës 12:30, Fredi Beleri do të b&eum...
Politike
12 Korrik 2024, 22:05
r.ll
petro gjikuria, vangjel tavo
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi sot atë...
Politike
12 Korrik 2024, 21:27
r.ll
ish-kryebashkiaket e himares
HIMARË- Prej më shumë se 1 viti nuk ka një kryebashkiak të zgjedhur, ndërsa në 4 gusht prit...
Politike
12 Korrik 2024, 21:11
r.ll
antony blinken dhe igli hasani
SHBA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka ndarë një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony ...
Politike
12 Korrik 2024, 20:39
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbësht...