1 Shtator 2024, 21:04
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu referua në fjalën e tij sot mbledhjes së qeverisë në Dajt për të cilën tha se sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk u tha asnjë fjalë të vetme. Berisha tha se para se të shkonte Rama u tha shqiparëve se do të merret me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por, sipas tij, "i treguan brrylin". Ai shtoi, duke iu drejtuar Ramës, se nuk mund të ketë integrim me narko-shtet.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, narko-qeveria filloi shtatorin si një qeveri mafioze. Sot ata u mblodhën me në krye kreun e Meduzës, i cili sapo u kthye si gaztor, si hokatar nga Klopsit u ndry me qeverinë e tij. Sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë, nuk mund të dilte para gazetarëve, për arsye se bilancet e tij dramatike, tragjike e bënin atë para shqiptarëve ashtu siç ishte hajdut, mashtrues, gaztor.
Dhe tani së fundmi na del edhe fallxhor, edhe shikues filxhani në samite ndërkombëtare. Të dashur miq, mediat e tij njoftuan se kanë diskutuar për integrimin. Para se të shkonte ai u tha shqiparëve se do të merrem me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por u kthye me bisht ndër shalë, u kthye pasi i treguan brrylin.
Se nuk ka integrim me narko-shtetin që ke ndërtuar. Nuk ka integrim me dhunimin e votës së shqiptarëve. Nuk ka integrim me vjedhjen e papërmbajtur të pasurive dhe fondeve. Nuk ka integrim kurrë me burgosjet politike. Nuk integrim me trafiqet e helmeve, duke bërë Shqipërinë famëzeze në rajon dhe në botë, për trafiqe kriminale lëndësh të rrezikshme. Doli pas 8 orë mbledhje, nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër. Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, kreut të narko-shtetit, Edi Rama.
sali berisha
Politike
1 Shtator 2024, 20:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se vetëm tre javë më parë në një vendim...
Politike
1 Shtator 2024, 20:32
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se ky shtator është muaji më i rëndësishëm p...
Politike
1 Shtator 2024, 19:05
M.B
Dajt
TIRANA- Ka përfunduar pas më shumë se 8 orësh mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe me drej...
Politike
1 Shtator 2024, 15:14
r.ll
edi rama
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë që po mbahet që n&eu...
Politike
1 Shtator 2024, 07:50
r.ll
edi rama
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri pol...
Politike
31 Gusht 2024, 21:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme sërish zgjedhjet e 4 gushti të Himarë, ku sipas...
Politike
31 Gusht 2024, 21:06
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eu...
Politike
31 Gusht 2024, 12:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas një investigimi të publikuar nga portali “Holida...
Politike
31 Gusht 2024, 12:27
I.A
Paneli i diskutimit
PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar batutat e tij me prezantuesin Ali Aslan në forumin e Pragës. Teksa pr...
Politike
31 Gusht 2024, 12:07
I.A
Rama
PRAGË- Kryeminisrtri Edi Rama ka treguar arsyet se përse pranoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjatë ...