Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej Garo tha se rasti më i fundit i abuzimit është nga Bashkia Durrës me rikonstruksionin e gjimnazit në Manzë. Ajo u shpreh se për këtë shkollë janë alokuar 3.15 milionë euro ndërsa theksoi se me standartet e vendeve evropiane ky rikonstruksion nuk kushton më shumë sesa 1.2 milionë euro.

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së Floriana Gara ja mbajtur ditën e sotme një deklaraë për mediat. Gjatë fjalës së saj ajo ka folur në lidhje me atq që po ndodh me fondet e rindërtimit në Durrës ndërsa theksoi se është një akt dhune ndaj taksapaguesve shqiptarë. Ajo u shpreh se qeveria e Edi Ramës vazhdon të zhvasë pa mëshirë çdo qindarkë, duke e kthyer edhe rindërtimin në një mekanizëm përfitimesh personale dhe elektorale.
Më tej Garo tha se rasti më i fundit i abuzimit është nga Bashkia Durrës me rikonstruksionin e gjimnazit në Manzë. Ajo u shpreh se për këtë shkollë janë alokuar 3.15 milionë euro ndërsa theksoi se me standartet e vendeve evropiane ky rikonstruksion nuk kushton më shumë sesa 1.2 milionë euro.
Sipas saj kjo është një vjedhje e hapur, një tjetër aferë që dëshmon se fondet publike nuk shkojnë për përmirësimin e shkollave apo mirëqenien e qytetarëve, por pazare të errëta dhe tendera korruptivë. Garo shtoi se Partia Demokratike denoncon këtë krim ekonomik, këtë vjedhje të hapur, këtë lojë me fatkeqësiën kombëtare të tërmetit të vitit 2019. Ajo theksoi se PD garanton qytetarët se abuzimet me fondet e rindërtimit do të hetohen dhe ndëshkohen pa dallim.
Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit në Durrës është një akt dhune ndaj taksapaguesve shqiptarë. Qeveria e Edi Ramës vazhdon të zhvasë pa mëshirë çdo qindarkë, duke e kthyer edhe rindërtimin në një mekanizëm përfitimesh personale dhe elektorale.
Rasti më i fundit i abuzimit është nga Bashkia Durrës me rikonstruksionin e gjimnazit në Manzë. Për këtë shkollë, e cila ka nevojë vetëm për suvatime, lyerje e dyer të reja, dhe ndërtimin e një palestre, janë alokuar 3.15 milionë euro! Një rikonstruksion i tillë në vendet europiane, bashkë me palestrën, në standardet më të mira, nuk kushton më shumë sesa 1.2 milionë euro.
Kjo është një vjedhje e hapur, një tjetër aferë që dëshmon se fondet publike nuk shkojnë për përmirësimin e shkollave apo mirëqenien e qytetarëve, por pazare të errëta dhe tendera korruptivë. Kanë kaluar 6 vite nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe në vend që të kishim shkolla të sigurta, të ngrohta dhe me kushte normale në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë, kemi një qeveri që riciklon objekte ekzistuese dhe i shiten publikut si ‘ndërtime të reja.’
Ky nuk është rindërtim, është mashtrim dhe keqpërdorim i burimeve publike. Partia Demokratike denoncon këtë krim ekonomik, këtë vjedhje të hapur, këtë lojë me fatkeqësiën kombëtare të tërmetit të vitit 2019. Ne garantojmë qytetarët se abuzimet me fondet e rindërtimit do të hetohen dhe ndëshkohen pa dallim. Ne sigurojmë çdo shqiptar se, në qeverisjen tonë, fondet publike do të përdoren për qytetarët, jo pushtetarët dhe për makinerinë e mashtrimit elektoral! Është radha për një qeveri kujdestare të interesave të shqiptarëve! Është fundi i një qeveri kolaboracioniste të krimit dhe mashtrimit!
Foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se emigratët e Kosovës do të mund të votojë p&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se do të insistojë për një tjetër interpelancë me kryeministrin Ed...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha kundërshtoi fort ligjin për përdorimin e drogës, duke e quajtur të pa l...
sali berisha TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhje sot në selinë blu. Kreu i grupit, Gazment Bardhi tha ...
Takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-s&eu...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mble...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në forumin "Të drejtat e shkelura" të organizuar nga PD tha se q...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së....
edi rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të Dokumentit të Partneritetit me BE mes Përfaqësueses s&e...
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se sot në Bruksel është nënshkruar Marr&e...