LIVE UPDATES
Politike

'2022 është viti i opozitës shqiptare'/ Berisha: Rama përdori çdo mjet që të gjunjëzonte opozitën

Berisha tha se viti që po lëmë pas do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar.

30 Dhjetor 2022, 12:24 Nga A.B
'2022 është viti i opozitës shqiptare'/ Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se viti 2022 është viti i opozitës shqiptare. Gjatë konferencës së fundit me gazetarët, Berisha tha se viti që po lëmë pas do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin. Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare. Do skalitet si viti i opozitës shqiptare sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD-së, për qëndruar si opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite, me qëllimin e vetëm, që ta mbanin atë një parti simotër të krimit në pushtet. Edi Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës.

Në këtë përpjekje, do të nxijë në historinë e turpit, qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila, pasi në një akt madhor korruptiv, kishte mashtruar qeverinë e saj për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës, bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës, kryetarin e saj. Përdori, abuzoi dhe shpërdoroi, duke shkelur çdo ligj të këtij vendi dhe vendit të vet, çdo konventë ndërkombëtare, çdo parim. Përdori fuqinë e vendit të saj, për t’i diktuar opozitën kryetarin. Por ky është viti i opozitës, sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ata u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të egër të PD-së, u ngritën kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri, që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin në Shqipëri.
Pavarësisht se ata përfaqësonin shtetet më të admiruara nga shqiptarët, SHBA dhe Britaninë. Opozitarët shqiptarë qëndruan dhe këtë vit u faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë, më të vërtetë se kurrë.

Viti 2022 është viti i opozitës, sepse për herë të parë në historinë e vendit u aplikuan primaret. PD iu përgjigj kësaj dhune të turpshme, antiligjore dhe antikombëtare me armën e lirisë. Ajo vendosi në themel të rindërtimit të saj, lirinë, dinjitetin e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj dhe u shndërrua në ketë drejtim në një ishull lirie në një vend ku vota e lirë ka marrë fund. E bëri këtë me besimin më të madhe se pa votë të lirë, nuk ka shtet ligjor. Pa votë të lirë nuk ka liri dhe të drejta njerëzore. Pa votë të lirë nuk ka ekonomi tregu dhe konkurrencë të lirë. Pa votë të lirë nuk ka të ardhme. Me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme, opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe ideja e vitit, por t’i japë tonin jetës politike të vendit. Çdo shqiptar ka të drejtë të shpresojë dhe të besojë për një vit më të mirë, më me shpresë dhe më afër idealeve të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj