LIVE UPDATES
Politike

15 parti në front të përbashkët për një qëllim, Hasimja: Qeveri tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe protestë kombëtare më 20 shkurt

Në këtë vendime përfshihet një qëndrim të unifikuar kundër çdo ndërhyrjeje ligjore që cenon drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, mbështetje për një sistem drejtësie kushtetuese sipas standardeve perëndimore, koordinim të plotë për një propozim të përbashkët për Kodin Zgjedhor, si dhe kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore.

12 Shkurt 2026, 14:04 Nga E.d
15 parti në front të përbashkët për një
Foto ilustruse

TIRANË-  Rreth 15 parti politike opozitare dhe lëvizje qytetare janë bashkuar në një platformë të përbashkët veprimi. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, ndërsa bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt. Në përfundim të këtij takimi u prezantuan pesë pikat kryesore të marrëveshjes. Ato synojnë të unifikojnë veprimin opozitar kundër qeverisë.

Përmes një deklarate për mediat, politologu Ermal Hasimja deklaroi se 15 parti politike opozitare dhe një lëvizje qytetare kanë rënë dakord për një platformë të përbashkët veprimi kundër qeverisë.

Ai tha se tryeza prodhoi katër vendime. Në këtë vendime përfshihet një qëndrim të unifikuar kundër çdo ndërhyrjeje ligjore që cenon drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, mbështetje për një sistem drejtësie kushtetuese sipas standardeve perëndimore, koordinim të plotë për një propozim të përbashkët për Kodin Zgjedhor, si dhe kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore.

Sa i përket “Shqipëria Bëhet”, ai pohoi se është diskutuar vazhdimisht me ta. Sipas tij  qëndrimi i tyre ka qenë se presin një dëshmi të angazhimit të përbashkët mbi bazën e disa kërkesave që kanë bërë publike.

Deklarata:

Ne jemi të kënaqur, gjithashtu, mbi të gjitha sepse kemi këtu rreth 15 parti politike dhe një lëvizje të rëndësishme si ajo e Diasporës për Shqipërinë e Lirë. Kemi edhe parti që jo domosdoshmërisht kanë rënë dakord me njëra-tjetrën ose kanë qenë, le të themi, në marrëdhënie të mira politike me njëra-tjetrën, por në fund të tryezës kemi arritur në disa përfundime kryesore që mendojmë se janë baza për ndërtimin e një bashkëpunimi të rëndësishëm opozitar. Po jua rendis njëra pas tjetrës.

Në radhë të parë, meqenëse ka lidhje edhe me zhvillimet më urgjente dhe më aktuale, përmes kësaj tryeze ramë dakord për një qëndrim të unifikuar kundër çdo lloj ndryshimi ligjor që synon të godasë drejtësinë dhe ta paaftësojë atë në goditjen ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në radhë të dytë, dhe në të njëjtin kuadër, ramë dakord për mbështetjen ndaj një drejtësie kushtetuese, ndaj një sistemi drejtësie që funksionon në mënyrë kushtetuese, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve më të mira perëndimore, të cilat i marrim si model, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kemi gjithashtu një qëndrim të unifikuar për çështjen e Kodit Zgjedhor, që do të trajtohet në një hap të dytë, ndoshta bashkë me ekspertët teknikë. Por, për herë të parë, mund të themi se kemi një vullnet që çdo lloj kodi zgjedhor që do të paraqitet si propozim nga Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, të dalë në bashkëpunim dhe në mënyrë të rakorduar me të gjitha partitë e tjera që janë prezente këtu dhe me ato që mund t’i shtohen bashkëpunimit tonë në të ardhmen.

Një pikë tjetër e rëndësishme është kërkesa e përbashkët e të gjitha partive të pranishme për një qeveri tranzitore ose kujdestare, e cila do të kishte si funksion dhe mision kryesor garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe duke luftuar e parandaluar problemet e konstatuara, si përdorimi i administratës, burimeve njerëzore dhe financiare të saj, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe çështje të tjera.

Nga ana tjetër, kjo tryezë ra dakord me një qëndrim unanim, njësoj si për pikat e tjera, për të bërë thirrje për protestën e radhës në datën simbolike 20 shkurt. Pra, tashmë është një protestë, ftesa për të cilën vjen nga të gjitha palët që janë këtu, përfshirë edhe Forumin për Dialogun Politik. Një ftesë që u drejtohet në radhë të parë qytetarëve të thjeshtë, jo vetëm aktivistëve të këtyre partive, por të gjithë atyre që e ndjejnë peshën e kësaj qeverisjeje.

Këto ishin pikat kryesore për të cilat diskutuam. Siç e thashë, është tryeza e parë dhe jemi shumë të kënaqur. Do të vijojmë me aspektet teknike, si për shembull përzgjedhja e një kodi zgjedhor të unifikuar dhe të rakorduar, të cilin më pas Partia Demokratike, për shkak të peshës që ka në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do ta çojë në forumin e duhur.

Diskutuam më pak për çështjen e Këshillit të Mandateve, por jam i sigurt se të gjithë këtu kanë të njëjtin qëndrim: Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet dhe imuniteti i zonjës Balluku duhet të hiqet. Nuk besoj se ka ndonjë qëndrim kundër kësaj.

Absolutisht, kjo u bë e qartë edhe në kontekstin e synimit të mazhorancës për të ndërhyrë me ndryshime ligjore për të pezulluar këtë çështje, jo vetëm në rastin e zonjës Balluku, por edhe më gjerë. E ndërtuam diskutimin në një kuadër më të gjerë, pasi ky ishte objektivi.

Ka shumë detajime të këtyre qëndrimeve, por jemi përpjekur të qëndrojmë brenda një kornize të qartë. Siç e dini, kemi punuar rreth dy orë e një çerek, por do të vazhdojmë. Secila prej këtyre pikave do të përkthehet në specifikime konkrete.

Sa i përket “Shqipëria Bëhet”, kemi diskutuar vazhdimisht dhe jemi takuar rregullisht. Qëndrimi i tyre ka qenë se presin një dëshmi të angazhimit të përbashkët mbi bazën e disa kërkesave që kanë bërë publike. Edhe për ato kërkesa kemi diskutuar. Nuk shoh ndonjë arsye që “Shqipëria Bëhet” të mos jetë pjesë e kësaj tryeze, por ata janë në pritje të produkteve konkrete të saj, veçanërisht sa i përket protestave të vazhdueshme në shesh. Elementët e tjerë janë, pak a shumë, të realizuar./Dosja.al

15 parti politike opozitare ermal hasimja protesta

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht