LIVE UPDATES
Politike

"Nuk mund të mohohet puna e tyre"/ Kumbaro: Mijëra punonjës në arsim përkushtohen për sigurinë e nxënësve

Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend të kërkuar mbi dhunën në shkolla, Kumbaro u shpreh se sfidat në shkolla duhen trajtuar duke u përfshirë të gjithë aktorët e shoqërisë, nga familja tek institucionet.

12 Shkurt 2026, 12:48 Nga I.A
"Nuk mund të mohohet puna e tyre"/ Kumbaro: Mijëra
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka prezantuar planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në shkolla dhe mbështetjen psikologjike. Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend të kërkuar mbi dhunën në shkolla, Kumbaro u shpreh se sfidat në shkolla duhen trajtuar duke u përfshirë të gjithë aktorët e shoqërisë, nga familja tek institucionet.

“Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa limit te botes virtuale qe thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në shoqëri. Dhe patjetër është një sfidë globale. Por është një sfide që, në Republikën e Shqipërisë, do të duhet ta trajtojmë të gjithë ne bashkë aktorët socialë, politike, ekonomike, mediatike, nga familja e deri te shteti- si një kauze për bashkim forcash, dhe jo si sebepin e radhës për politiken e çastit.

Kemi 355 mijë e 510 fëmijë në sistemin tonë parauniversitar nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Janë mbi 30 mijë mësues që punojnë sot me përkushtim në të 1498 shkollat e sistemit parauniversitar. Janë po ashtu 2670 mësues ndihmës që japin sot kontributin e tyre ne te gjithë këtë rrjet per te siguruar gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi te veçanta brenda të njëjtit sistem, ku numri i fëmijëve me aftësi ndryshe për vitin 2025-2026 është rritur me 6,8% për një total prej 6073 fëmijë, përkundër rritjes së numrit të mësuesve ndihmës me 8%.

Mbi 686 koordinatorë cilësie dhe koordinatore te karrierës te trajnuar profesionalisht si te tille, punojnë ne shkollat tona për te rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të shoqëruar nxënësit ne Arsimin baze dhe ne atë të mesëm ne zgjedhjet dhe vendimmarrjet e tyre për jetën. 329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish, dhe vijon procesi i trajnimit te kandidateve te tjerë pranë Akademisë së Sigurisë, ndërkohë qe është 392 numri i miratuar për oficerë sigurie dhe i garantuar me fond page, për çka vijojnë thirrjet periodike ne mënyrë te rregullt. 1183 psikologë dhe punonjës sociale janë aktivë në shkollat publike dhe jo publike te Republikës së Shqipërisë.

I solla në vëmendjen tuaj këto të dhëna, sepse e gjej cinike dhe dritëshkurtër, që të mohosh, me lehtësinë e padurueshme të kohës së papërfillshme televizive që zë kjo lloj politike, punën që bëhet çdo ditë nga mijëra e mijëra punonjës të arsimit, për të çuar përpara dhe për të përmirësuar po ashtu ditë pas ditë cilësinë e arsimit kombëtar, rolin e shkollës, dhe krijimin e modeleve te mira, përkundër fenomeneve negative bashkëshoqëruese qe janë po aq te lashta sa njerëzimi dhe po aq moderne e te komplikuara sa koha qe po jetojmë. Dhe është gjithaq e shëmtuar të stigmatizosh një kategori të tërë punonjësish të përkushtuar – mësuesit, dinjitetin e të cilëve duhet ta mbrojmë të gjithë si pasuri kombëtare”, tha Kumbaro./Dosja.al

mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet