12 Shkurt 2026, 13:51
Nga D.S
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se ajo që po ndodh në Hagë nuk është vetëm një persekutim i ish-krerëve të UÇK, por edhe një padrejtësi e madhe që po përpiqet t’i bëhet Kosovës dhe popullit të saj.
Në fjalën e tij gjatë seancë plenare, Mediu është ndalur tek çështje e ish-krerëve të UÇK, në Hagë, ku Prokuroria kërkoi 45 vite burg për secilin. Sipas Mediut, diplomacia shqiptare dhe parlamenti shqiptar, duhet të gjejnë mënyra për të ngritur këtë çështje në çdo institucion.
“Ajo që po ndodh në Hagë nuk është vetëm persekutim i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por një padrejtësi e madhe që kërkohet t’i bëhet historisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës. Liderët e UÇK ishin të parët që krijuan partneritetin me NATO-n. Kosova sot është e pavarur, një vend në partneritet me BE, por po përballet me sulm të organizuar nga Vuçiç dhe nga Rusia.
Diplomacia shqiptare dhe parlamenti shqiptar, duhet të gjejnë mënyra për të ngritur këtë çështje në çdo institucion. Duhet të shtohet një pikë që Kuvendi i Shqipërisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në Hagë po përpiqet të zhbëjnë të gjithë historinë. Duhet të jemi të bashkuar, dhe të veprohet në një zë në mbrojtje jo vetëm të liderëve të UÇK, por edhe të interesit kombëtar dhe të Kosovës. Është e turpshme kjo që po ndodh”, tha Media./Dosja.al
fatmir mediu uçk seance plenare
Politike
12 Shkurt 2026, 13:51
I.A
Klodian Braho dhe Michael Schmid
HAGË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan ...
Politike
12 Shkurt 2026, 13:44
D.S
Igli Hasani
TIRANË- Ministri Igli Hasani deklaroi qëndrimin e qeverisë shqiptare për çështjen e ish-krerëve të U...
Politike
12 Shkurt 2026, 13:24
I.A
TIRANË- Qeveria ka reaguar pas kallëzimit që aktorja Anila Bisha ka depozituar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku k&...
Politike
12 Shkurt 2026, 13:21
I.A
TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me përplasje dhe gjuha e ashpër mes mazhorancës dhe opozitës. Shka...
Politike
12 Shkurt 2026, 12:54
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka marrë një ultimatum nga Bashki...
Politike
12 Shkurt 2026, 12:48
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka prezantuar planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në...
Politike
12 Shkurt 2026, 12:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kruyedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një puç i organizuar për përmbytje pushtet...
Politike
12 Shkurt 2026, 12:41
D.S
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Erald Kapri ka kërkuar dorëheqjen e ministres Mirela Kumbaro, duke deklaruar ...
Politike
12 Shkurt 2026, 12:20
D.S
Erisa Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se të miturit dhunohen nga policia në shesh, ...
Politike
12 Shkurt 2026, 12:15
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ngritur një shqetësim sipas tij, pasi shteti vazhdon ende të paguajë gjyqtarët që...