LIVE UPDATES
Politike

"11 maji përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë" Berisha: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

Një shkak tjetër, që asgjësoi votën e lirë ai tha se ishin dhe bandat kriminale të cilat, sipas tij mbështetën 28 deputetët e "partisë së krimit".

14 Qershor 2025, 12:51 Nga r.ll
"11 maji përbën krimin kushtetues zgjedhor më të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka  zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha ka theksuar se 11 maji përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historin e pluralizmit politik. 

Ai tha se vota e lirë e qytetarëve u asgjësua pa u futur ende në kuti. Sipas tij kjo ndodhi për shkak të përdorimit të 76 milionë eurove si dhuratë për votë 100 euro për çdo pensionist, 4500 aktivitete të organizuara në periudhën e ndaluar nga ligji përfshirë dhe Giro D'Italia, falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve. Një shkak tjetër, që asgjësoi votën e lirë ai tha se ishin dhe bandat kriminale të cilat, sipas tij mbështetën 28 deputetët e "partisë së krimit".

"Farsa elektorale primitive e 11 Majit përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar.
Në këtë farsë, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama, armik i egër i pluralizmit politik, kryepadrino dhe ndërtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, për të siguruar karrigen e tij të krimit, i tmerruar nga krimet që ka kryer, nën mbrojtjen e Altin Troplinit, ushtroi në këto zgjedhje të gjitha format e dhunimit të ligjit.

E vërteta është për çdo shqiptar se vota e qytetarëve shqiptarë vdiq, në sensin si votë e lirë, pa rënë në kuti. Votën e vdiqën pa rënë në kuti përdorimi i 76 milionë eurove si dhuratë për votë 100 euro për çdo pensionist, në tërësi 48 përqind e votuesve apo 760 mijë pensionistë. Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 4500 aktivitete të organizuara në periudhën e ndaluar nga ligji, përfshi edhe ditën e votimit me të famshmen Giro D’Italia, 7 milionë euro një organizate private.

Votën e lirë të shqiptarëve e vdiqën pa rënë në kuti, falja dy ditë para zgjedhjeve e 200 milionë eurove. Votën e lirë të qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë në kuti 29 mijë hektarë kanabis për mbjelljen e 100 mijë rrënjë kanabis në gjithë Shqipërinë për vota. Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën pa rënë kuti dhjetëra mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe certifikata pronësie, të dhëna të gjitha për të rrëmbyer votën. Votën e shqiptarëve e vdiqën gjysmë miliardi prokurime publike dhe koncesione, që të gjitha në funksion të blerjes së votës.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën dhjetëra mijëra punësime për votë gjatë fushatës elektorale, krim i shëmtuar ky ndaj votës dhe shtetit. Votën e vdiqën pa rënë në kuti dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të cilët në shkelje flagrante të ligjit u shndërruan në polici politike për qytetarët shqiptarë dhe kontrollin e vullnetit të tyre. Votën e vdiqën pa hyrë në kuti kartelet e drogës dhe bandat vrastare më të rrezikshme të rajonit dhe Europës. Këto bandat mbështetën 28 deputetë të partisë së krimit dhe disa nga deputetët e tyre, Blendi Gonxhe, Arkend Balla, deputeti Drazhi, Ani Dyrmishi, Sara Mile, Besa Spaho, etj, dolën në këto zgjedhje nga më të votuarit si rezultat i terrorit kriminal që bandat, shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët që ata kontrollonin, ushtruan mbi qytetarët dhe vullnetin e tyre.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet