LIVE UPDATES
Politike

"Unë nuk e tradhëtoj kauzën e listave të hapura", Meta: Në disa raste bashkëpunimi me PD-në do të vazhdojë! Kërkova rinumërim në Kavajë vetëm për...

Meta është shprehur se rezultati i 11 majit, ishte i shkëlqyer, duke pasur parasysh sipas tij kushtet e një "terrorizmi elektoral".

13 Qershor 2025, 15:49 Nga r.ll
"Unë nuk e tradhëtoj kauzën e listave të hapura",
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për mediat, nga qelia e paraburgimit tek "313". Meta ka folur lidhur me rezultatin zgjedhor të 11 majit dhe procesin gjyqësor ndaj tij. 

Në intervistën për Report Tv, Meta është shprehur se rezultati i 11 majit, ishte i shkëlqyer, duke pasur parasysh sipas tij kushtet e një "terrorizmi elektoral". Ai ka thënë se kandidimi i tij në ato zgjedhje nuk kishte qëllim domosdoshmërinë për t’u bërë deputet, por që edhe në kushte izolimi të jepte mesazhin se për fitoren opozita duhet të bëjë sakrifica ekstreme. 

Lidhur me garimin në listat e hapura, Meta u shpreh se nuk e tradhëton këtë kauzë pët të cilën tha se u hyri në grevë urië në 2008. I pyetur se përse kërkoi rinumërim të votave në Kavajë, kreu i PL-së tha se rezultati iu duk i pabesueshëm, pasi dilnin më pak vota se sa letra ju kishte dërguar shokëve dhe miqve të shumtë. 

Lidhur me bashkëpunimin me PD-në, Meta tha se Partia e Lirisë do të kandidojë në Këshillat Bashkiakë e vetme. Por shtoi se kjo nuk e përjashton bashkëpunimin apo koalicionin me PD për Kryetarët e bashkive.

INTERVISTA E PLOTË: 

Zoti Meta, rreth 3 javë më parë në vend u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku ju ishit kandidat në listën e hapur. Ndryshe nga zotimi në Konventën e Tiranës, ju nuk ia dolët të zgjidheshit deputetet. A e prisnit këtë rezultat, të cilin shumëkush e quan më të dobëtin e karrierës suaj politike?

Ishte një rezultat i shkëlqyer në kushtet e një terrorizmi elektoral dhe në mënyrë të veçantë kundër meje dhe Partisë së Lirisë.

Standardi i këtij terrorizmi u vendos në 21 tetor 2024, kur unë u rrëmbeva publikisht nga banditë me maska të Narkoregjimit dhe e panë të gjithë shqiptarët, sidomos më 11 Maj, për orë të tëra në mes të Vorës, ku banditët me dokumentat e KQZ, jo vetëm komandonin procesin e votimit, por kërcënuan live edhe drejtuesit dhe deputetët e opozitës.

Kandidimi im nuk kishte qëllim domosdoshmërinë për t’u bërë deputet, se këtë e kisha të garantuar në listë të mbyllur, por edhe pse në kushte izolimi kriminal të jepja mesazhin se për fitoren opozita duhet të bëjë sakrifica ekstreme. Po kështu, që Ilir Meta nuk e tradhëton Ilir Metën, pra kauzën e listave të hapura, për të cilat hyra në greve urie në Kuvend që në 2008 kur iu bënë ndryshimet e pabesa asaj Kushtetute të mrekullueshme që kishim deri atëherë.

Mos harroni se objektivi kryesor afatshkurtër i atyre ndryshimeve kushtetuese ishte eleminimi i LSI në zgjedhjet e 2009, ndërsa afatgjatë eleminimi “de facto” i pluralizmit politik. Ndaj e them me bindje se për mua kanë votuar 8 mijë heronj dhe jo qytetarë të zakonshëm.

Rezultati i Partisë së Lirisë në këto zgjedhjet ishte më pak se 1/3 e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2021. Edhe Partia Demokratike ka një rënie të konsiderueshme krahasuar me 4 vite më parë. Pse shqiptarët besuan më shumë të Kryemadhi-Basha sesa te Meta-Berisha apo ata i mbrojtën votat më mirë, nëse kemi parasysh akuzat tuaja për vjedhje votash?

Është thjesht një arsyetim spekulues, sepse nuk ka bazë krahasimore serioze. Në 2021, LSI hyri me logon e saj dhe kishte 140 kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa tani nuk ekzistonte logo e Partisë së Lirisë në listën e votimit dhe ne kishim vetëm 4 kandidatë në listë të mbyllur të PD-ASHM dhe vetëm 8 kandidatë në listë të hapur në të gjithë vendin dhe në 4 qarqe nuk kishim asnjë kandidat. Po kështu, për shkak të koalicionit, ne ishim në funksion të strategjisë të zgjedhur nga PD dhe pak mundësi protagonizmi. Që ta kuptoni më mirë ju, marrim si shembull Qarkun e Korçës, ku ne kishim një kandidat që është mëkat t’i mungojë Parlamentit si Dr. Gentian Çala, i cili mori 3811 vota. Ai ishte kandidati ynë më i votuar në Qarkun e Korçës edhe në vitin 2021 edhe pse nuk ishte i pari. Nëse Partia e Lirisë do të ishte më vete dhe ai do ishte në krye të listës, padyshim që do të kishte një rezultat individual të përafërt.

Por ai do të kishte edhe kandidatë të tjerë të Partia e Lirisë nga zona të tjera si Devolli, Kolonja, Korça, Pusteci e Maliqi, të cilët do të mbulonin zonat e tyre dhe rezultati pa dyshim që do të ishte edhe më i mirë se 2021. Apo në rastin e Beratit, nëse Partia e Lirisë do të ishte më vete, përsëri Lefter Maliqi do të merrte individualisht mbi 5 mijë vota, por do të kishte protagonizëm më të madh dhe do kishte edhe 6 kandidatë të tjerë të Partisë së Lirisë nga Skrapari, Poliçani, Berati, Ura Vajgurore etj. që do të arrinin së bashku një rezultat më të mirë se në 2021. Sepse një kandidat i vetëm e ka të pamundur të mbulojë në mënyrë efektive një qark të tërë. Ah se harrova, në zgjedhjet që kaluam, Kryetari i Partisë së Lirisë ishte i arrestuar pas një rrëmbimi kriminal që u bë për të terrorizuar përkrahësit e Partisë së Lirisë dhe opozitarët në tërësi.
Po kështu, në 2021 përballë dhunës zgjedhore të Narkoregjimit, qëndronte një President Republike që denonconte çdo akt dhune ndaj opozitës. Për lidershipin që folët, e pamë në këto zgjedhje si doli lideri euroatlantik, nga që i mbeti në gojë 313 gjithë fushatës.

Si e pa Ilir Meta funksionimin e opozitës, duke lënë mënjanë akuzat tuaja për manipulim? A funksionoi bashkëpunimi PL-PD? Çfarë nuk funksionoi?

Jemi në fokus të faktimit të mëtejshëm të farsës dhe terrorizmit zgjedhor.

Si e pa Ilir Meta angazhimin e figurave të ndryshme të Partisë së Lirisë në zgjedhje, a pati ‘tradhti politike’ prej tyre?  Kujtojmë se keni folur edhe për shitje listash.

Unë falenderoj përzemërsisht të gjithë kandidatët tanë në listat e hapura që bënë një fushatë shumë të vështirë dhe të pabarabartë dhe të gjithë ata që i mbështetën deri te kutia e votimit.

Pse kërkuat rinumërim në Bashkinë e Kavajës? Cilat janë dyshimet tuaja?

Rinumërimin në Kavajë e kërkova unë se m’u duk rezultat i pabesueshëm, pasi dilnin më pak vota se sa letra unë ju kisha dërguar shokëve, miqve të shumtë. Thjesht për t’u orientuar më mirë për të ardhmen, pasi zgjedhjet vendore po vijnë dhe jo vetëm ato por edhe të parakohshmet.

Ju keni deklaruar në një intervistë në distancë pak ditë më parë se Partia e Lirisë do të kandidojë në Këshillat Bashkiakë e vetme. A po shpallni kështu ‘divorcin’ politik me Partinë Demokratike? Pse duhet një deklaratë e tillë dy javë pas zgjedhjeve të 11 majit dhe 2 vite para atyre lokale? Kujt po i dërgoni mesazh, në një moment kur aleati juaj Berisha po thotë se 11 Maji do zhbëhet dhe para lokaleve të cilave ju i referoheni do të ketë zgjedhjet të parakohshme të përgjithshme?

Mesazhi u drejtohet vetëm strukturave dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë. Ne gjithmonë, si forcë politike në drejtimin tim, kemi patur si avantazh përgatitjen në kohë për zgjedhjet e rradhës dhe jo në minutën e fundit. Aq më tepër në kushtet e një Narkoregjimi që përdor çdo instrument shtetëror për të dhunuar e tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Kjo nuk e përjashton bashkëpunimin apo koalicionin me PD për Kryetarët e bashkive, përkundrazi. Por për Këshillat Bashkiakë, çdo parti do të konkurrojë me logon e saj, sepse për fat të mirë, vula e vjedhur iu kthye demokratëve të vërtetë fatmirësisht, ndryshe nga zgjedhjet e fundit vendore.

Z. Meta, a nuk mendoni se në partinë tuaj apo edhe në ato të opozitës në përgjithësi ka individë që mund t’i zëvendësojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë 35 vite në politikë? Dy kryetarë zyrtarisht të pandehur që në vitet në vijim do të kenë një betejë të nxehtë me drejtësinë.

Po, jemi të dy të shpallur të pandehur nga Kryetari i Organizatës Kriminale nga tribunat e Asamblesë të Partisë Socialiste, më 7 maj 2022. Unë nuk i shmangem betejave të nxehta se nuk kam problem me të nxehtin, por me kondicionerët. Kjo drejtësi e kapur për fyti nga Edi Rama, është kthyer në një komisariat antiopozitar e nuk ka lidhje as me shtetin e të drejtës dhe as me ligjin e Kushtetutën, se me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut as bëhet fjalë. Beteja ime është me Narkoregjimin dhe e bëj me shumë vetëbesim se fundi i tij do të jetë i afërt. Po kështu, përpjekjet e Ramës duke përdorur mercenarët e tij në drejtësinë e kapur dhe të pranuar nga vetë ai, për t’i zëvendësuar liderat legjitimë me kukulla të shantazhueshme, janë të dështuara.

Për t’u ndalur tek procesi gjyqësor i nisur ndaj jush, ju e keni konsideruar marrjen tuaj të pandehur si urdhër politik të Edi Ramës. Ku është përfshirja e Kryeministrit në këtë proces?

E gjithë fletërrufeja e firmosur nga SPAK, është hartuar nga Edi Rama, e kjo do provohet nga procesi i gjykimit hap pas hapi.
Por, për të mos humbur shumë kohë me këtë gjë që dihet botërisht, ndiqni këtu direkt urdhrin që i jepet SPAK-ut nga tribuna e Asamblesë së PS-së në datën 7 maj 2022.

Ju gjatë reagimeve të këtyre ditëve keni folur shumë për ‘tradhtarë’ dhe keni deklaruar se të parët që të duhet merren në pyetje për lobimin janë dy kushërinj Endrit dhe Eriol Braimllari dhe Adrian Shatku, kushëri i ish-gruas suaj. Kështu, ju pranoni që në LSI gjatë kohës që ju e keni drejtuar është kryer lobim me para të padeklaruara? Po thoni se 3 të mësipërmit janë shkelësit realë të ligjit?

Unë e përjashtoj kategorikisht që gjatë kësaj kohe të drejtimit tim, LSI, ka kryer lobim me para të padeklaruara. Është SPAK-u që e ka këtë pretendim se në SHBA janë bërë pagesa për kompanitë lobuese për interes të LSI. Unë prej dy vitesh kam insistuar te SPAK-u kur jam pyetur që nëse ekzistojnë diferenca midis deklarimeve në KQZ këtu me ato të kompanive lobuese në FARA dhe meqënëse sipas tyre këto pagesa rezulton se janë bërë nga Amerika në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që ata kanë me FBI, sidomos në kohën e Charles McGonigal, t’u kërkojnë të verifikojnë cilët persona apo kompani i kanë bërë këto pagesa me autorizimin e kujt. Cilido që ka shkelur ligjet duhet të përgjigjet.

Është e padiskutueshme se gjatë kohës së drejtimit tim, çdo marrëveshje miratohej në mbledhje të Kryesisë në respekt të plotë të ligjit dhe autorizohej një drejtues i caktuar për të nënshkruar e ndjekur zbatimin e kontratës. Sigurisht që ky person nuk mund të ishte Kryetari por një person që ndiqte edhe buxhetin edhe financat. Nëse SPAK-ut i rezulton se unë kam shkelur ndonjë ligj amerikan jam gati të shkoj edhe në SHBA të përgjigjem para ligjeve të tyre se kështu mund të takoj edhe McGonigalin që merrte valixhet me dollar në parkingje nga Kryekorruptuesi i tij që hartoi fletërrufetë kundër meje por që ka bllokuar letërporosinë për çështjen McGonigal, që e di e gjithë bota. Edhe tani që ju përgjigjem juve dikush mund të regjistrojë një marrëveshje në FARA në emër të Partisë së Lirisë pa qenë i autorizuar nga unë apo Partia e Lirisë. Dhe kjo ka ndodhur në FARA si në rastin e Z. Fidetzis, i cili e ka bërë këtë gjë të cilën unë e kam denoncuar dhe zyrtarisht në Departamentin e Drejtësisë dhe FARA. SPAK-u e di shumë mirë këtë gjë dhe e ka parë edhe shkresën.

Nëse akuzat për ju provohen, cili do të jetë raporti me politikën?

Akuzat janë thellësisht politike ndaj meje dhe të urdhëruara nga Edi Rama. Këtë do e provojë procesi i gjykimit që këta duan ta shtyjnë sa më shumë me shpresë se mund të mbledhin ndonjë provë për mua këtu në qeli, ashtu siç bënë me kolegun e tyre në paraburgimin e Durrësit. Kam gjak shqiptari por edhe durim kinezi. Ju jeni një gazetare e re dhe do keni rast të më intervistoni edhe pas 10 vitesh, edhe pas 20 vitesh. Deri atëherë objektivi ynë për 4 milion shqiptarë plus do të jetë përmbushur falë 5 Prioriteteve tona të Konventës historike të 27 Prillit 2024.

ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet