Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë mbledhjes, relatorja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazment Bardhi.
TIRANË- Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin sa i përket hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit. Pas 4 orë debatesh në Komisionin e Ligjeve në Parlament, palët ranë dakort për të mos pasur më sekrete dhe për të hapur dosjet e për të mos pasur më sekrete. Përjashtim do të kenë rastet kur cënohet siguria kombëtare. Në sitë do të kalojnë edhe politikanët të cilët kanë marrë certefikatën e sigurisë nga komisioni i Bezhanit, duke i hapur rrugë dhe verifikimit të dosjes së ish-Presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhjes, relatorja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazment Bardhi.
Pjesë nga replikat:
Gazment Bardhi: Kemi bërë një amendament për të deklasifikimin e dosjeve, në momentin ku ramë të gjithë dakord që s’do të jetë më i klasifikuar sekret. Do të jetë një informacion i zakonshëm dhe në këtë kuptim qoftë për t’u njohur do duhet ta ketë çdo person, jo vetëm të prekurit, prandaj kemi propozuar që një parashikim i tillë që çdo person në duke ruajtur edhe rastet specifike, duke hequr, sa kohë janë deklasifikuar, nuk e bën vetëm për të lehtësuar punën e autoritetit, por edhe në kuadër të debatit publik që ekziston prej muajsh, hapje të plotë të dosjeve, ai informacion nuk mund të qëndrojë më i mbyllur, pas 32 viteve çdo qytetar shqiptar, çdo studiues, çdo gazetar mund t’i ketë.
Ermonela Felaj: Propozimi që na erdhi, ajo që sugjeron Bardhi shkon më tej, se je bashkëpunëtor, se je i afërmi i tyre, ti si qytetar i thjeshtë s’do të shkosh , se rrëzon ligjin dhe autoritetin. Çfarë thotë ligji, që ke parim të mbrosh jetën private dhe jetën personale, është interesi ynë që njerëzit të mos i fusim në konflikt social, për të gjithë ata që kanë të drejtë të informohen. Unë e kam për detyrim si deputete që ne që në nisje kemi thënë që do punojmë për paktën e despiunizimit. Jam dakord për propozimin e autoritetit për të prekurit, të afërmit dhe bashkëpunëtorët.
Gazment Bardhi: Unë nuk e kuptoj këtë logjikën që bie ligji dhe autoriteti, a është për hapjen e dosjeve, hapja e plotë dhe njohja e rrëzon autoriteti. A është për të hapur dosjet, kemi rënë dakord që të deklasifikojmë, nëse do e lëmë siç është që të drejtën e kanë vetëm ose bashkëpunëtorët ose të prekurit, as bashkëpunëtorët mund të mos kenë interes për veprimtari dhe as bashkëpunëtorët. S’mund të ketë as kritere as subjekte të posaçme.
Ermonela Felaj: Deklasifikimi do ta bëjë autoriteti, ai është një procedurë, kjo është pjesa e parë e gjë3se që duhet të biem dakord për termat, ne biem në kundërshti se cdo qytetar të njihet me këtë dokumentacion, se ky nuk ëhstë ligj i pastër lustracioni. Ne kemi aplikuar modelin gjerman, do të shtosh edhe të afërmit e bashkëpunëtorëve.
Gazment Bardhi: Ajo që kemi përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Informacioni për dosjet nuk mund të ketë rregull, të trajtohet si çdo informacion tjetër, dërgohet një kërkesë dhe i vihet në dispozicion, nëse nuk biem dakord, është krejtësisht i pazbatueshëm, nuk kemi deklaruar asgjë dhe ose bashkëpunëtorët, ose të prekurit kanë të drejtë për të marrë informacionin. Thelbi ishte hapja e dosjeve, do duhet që të garantojmë të drejtën e çdo qytetari.
Dashnor Sula: Çdo njeri që ka një pyetj , çdo qytetar mund të vijë.
Ermonela Felaj: Jemi pro hapjes që në vitin 2015, shumë njerëz kanë shkuar tek autoriteti i kanë parë dhe janë qetësuar. Ajo që Partia Socialiste kërkoi në nisje është certifikata e pastërtisë për çështjet Mezini dhe Bezhani. Kolegët deputetë nuk e kanë votuar ligjin e vitit 2015, ajo që i përket PD nuk e ka votuar këtë ligj, zoti Bardhi nuk ka qenë që t’i them e ka votuar nuk e ka votuar. Dosjet janë të hapura.
Gazment Bardhi: Ne nuk bëjmë pjesë e asaj fasade, hapim dosjet bëjmë transparencë, është parim, çdo qëndrim tjetër është qëndrim politik. Jemi për lustracionin, ne nuk e trajtojmë temën e bashkëpunëtorëve të shtetit si ushqim për pushtetin. Ose qëndrojmë tek parimi t’i hapim dosjet ose e mbyllim këtë temë. Duhet hapje 100% e dosjeve. Nuk marrim pjesë në këtë teatër.
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka dorëzuar sot ne Kuvendin e Shqipërisë, në emër të Partisë Demokratike...
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis PRAGË- Kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në margjinat e S...
Eduard Shalsi TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi takimin që zhvilloi këtë paradite me am...
Sali Berisha dhe Taulant Balla GJIROKASTËR- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se hakërimi i sistemit TIMS është bërë q&eu...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se dhënia me PPP e Pallatit të Brigadave ësht&e...
Eduart Shalsi TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi deklaroi ditën e sotme se me ambasadoren Yuri Kim bisedoi p&eum...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë sa i përket ndërtim...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kandidatura e PD për Bashkinë e T...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se deputeti Oerd Bylykbashi u telefonua dy herë...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se Partia Demokratike do t&...