LIVE UPDATES
Bota

Politika monetare e Erdoganit nxit inflacion rekord, fuqia blerëse ka rënë ndërkohë që jeta është shtrenjtuar

9 Korrik 2021, 06:29 Nga DOSJA
Politika monetare e Erdoganit nxit inflacion rekord, fuqia blerëse ka

TURQI– Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy vjet që vlera e lirës turke është duke rënë pa pushim. Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke.

Kush ka shpresuar për përmirësime së shpejti, zhgënjehet tani sërish. Instituti turk i Statistikave (TÜiK), që publikon çdo muaj indeksin e çmimeve për konsumatorët, konformoi se çmimet janë rritur sërish muajin e fundit. Në muajin qershor pati një rritje prej 1,94 përqind në krahasim me një muaj më parë, niveli i inflacionit është tani 17,5 përqind. Edhe çmimet e energjisë janë rritur për një vit 42,9 përqind. Kështu inflacioni arriti nivelin më të lartë të dy viteve të fundit.

Politika e Coronës ndikon mbi inflacionin

Oguz Demir nga Universiteti i Tregtisë në Stamboll thotë, se i ashtuquajturi “normalizim” ka ndikuar mbi inflacionin. Qeveria shfuqizoi më 1 korrik një pjesë të madhe të masave të marra për luftimin e pandemisë. Heqja e ndalim-qarkullimit dhe kthimi i njerëzve në vendet e punës kanë rritur konsumin, thotë ekonomisti Demir.

“Duke pasur parasysh kërkesën e madhe, në muajin qershor prodhuesit dhe sipërmarrjet bënë përshtatjen e çmimeve. Faktikisht nuk do të ishte çudi që inflacioni të kishte qenë edhe më i lartë,” vlerëson Demir.

Vetëm fillimi?

Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se kjo tendencë do të vazhdojë të jetë në rritje në të ardhmen e afërt. Muajt e ardhshëm pritet që për arsye të ndryshme të ketë rritje të inflacionit. Më 1 korrik në të gjithë Turqinë u rritën çmimet e gazit dhe energjisë elektrike. Kjo ka të bëjë me rënien e vazhdueshme të vlerës së monedhës. Lira turke ka humbur sërish në vlerë, kështu që dollari amerikan u shtrenjtua. Firmat e energjisë kanë pasur humbje, sepse importet nga jashtë mbahen me kursin e dollarit. Sipërmarrjet mundohen që duke rritur çmimet të reduktojnë ose të kthejnë në zero deficitin e të ardhurave.

Ekspertët mendojnë, se edhe vera shumë e thatë ka ndikim mbi inflacionin. Thatësira ka bërë që çmimet e ushqimeve, sidomos të perimeve dhe frutave të rriten. „Në muajin korrik ne me siguri do të themi sa mirë ishte në qershor. Në muajin gusht, do të themi sa mirë ishte në korrik. Me fjalë të tjera: ne do kemi një periudhë serioze inflacioni,” mendon Öner Güncavdi nga Universiteti Teknik i Stambollit.

Fuqia blerëse ka rënë

Sipas të dhënave të Institutit turk të Statistikave, TüiK, janë rritur sidomos kostot e transportit (plus 26,29 përqind) – çmimet e udhëtimeve brenda vendit janë rritur madje me 51,6 përqind. Çmimet e pajisjeve shtëpiake janë rritur me 25,69 përqind dhe ato të lëndëve ushqimore me 19,99 përqind. Shumë ekonomistë mendojnë se niveli i inflacionit në Turqi do të arrijë shumë shpejt në 20 përqind.

Zhvillimet negative të çmimeve ndikojnë shumë në shpërndarjen e të ardhurave në shoqëri. Hendeku është duke u bërë gjithnjë e më I thellë: Shtresa e mesme është zhdukur pothuajse fare dhe Turqia është duke u ndarë në të pasur dhe të varfër. Meqenëse rritja e çmimeve ka prekur sidomos ushqimet bazë, ata që i ndiejnë më shumë pasojat e inflacionit janë njerëzit me të ardhura të pakta dhe të varfërit.  “Niveli i lartë i inflacionit prek më shumë segmente të caktuara të shoqërisë dhe ka pasoja të padëshirueshme për varfërinë dhe për shpërndarjen e të ardhurave,” vlerëson Güncavdi.

Erdogani me politikë monetare jo konservatore

Shumë vetë në Turqi, bëjnë përgjegjës për këtë politikën monetare. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbështet mbajtjen në nivel të ulët të interesit, sepse në këtë mënyrë kreditë janë më të lira, gjë që në fund të fundit nxit rritjen ekonomike. Një recetë jo-konservatore, sepse në shumicën e ekonomive popullore zakonisht bëhet rritje e interesit, kur inflacioni është I lartë.

Ka muaj që inflacioni në Turqi është në rritje, por Erdogani nuk heq dorë nga politika e tij monetare dhe e ka vënë nën presion Bankën Kombëtare turke. Ai ka shkarkuar rregullisht funksionarë të lartë të Bankës Qendrore, sepse nuk pranonin që të ulnin interesin. Së fundmi ai zëvendësoi Drejtorin e Bankës Kombëtare Naci Agbal me Sehap Kavcioğlu–n, një ish-deputet i partisë turke në pushtet, AKP.

Ekspertët e ekonomisë kërkojnë rritje të interesit

Öner Güncavdı mendon, se kjo manovër në politikën monetare është e gabuar. Për të zbutur presionin që shkaktohet nga inflacioni në rritje duhet që të merren masa për të vlerësuar sërish lirën turke sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë duhen rritur interesat, thekson ekonomisti Öner Güncavdı.

Sipas raportit të inflacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (IWF), të publikuar në muajin prill, Turqia zë vendin e 14 në listën e vendeve me inflacion të lartë. Në raportin e FMN, thuhet se në Europë dhe në Lindjen e Mesme, Turqisë ia kalon për inflacionin vetëm Irani dhe Libia.

Marrë nda DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ekonomia turke öner güncavdı rexhep taip erdogan ekonomia turke öner güncavdı rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez