LIVE UPDATES
Aktualitet

“Policia s’e ka identifikuar”, KShH nxjerr detaje pas dhunimit të gruas nga Ramazan Rraja: Familjarët e saj i morën në

8 Gusht 2019, 18:22 Nga DOSJA
“Policia s’e ka identifikuar”, KShH nxjerr detaje pas dhunimit

TIRANË– Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar detaje pas monitorimit të rastit të dhunimit që bëri bujë në të gjitha mediat. Bëhet fjalë për ngjarjen e 31 korrikut kur Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahmanit u filmua teksa dhunonte brutalisht një grua në ambjentet e QSUT-së.

Në një status në faqen zyrtare të Facebook, KShH shkruan se nuk ka arritur të dalë në përfundime të sakta pasi nuk kanë arritur të marrin shumë dokumentacione që kanë kërkuar. Në rreshta theksohet gjithashtu se policia është shprehur se nuk ka arritur ta identifikojë të dhunuarën, gjë që s’është e kuptueshme pasi autoritetet kanë kontaktuar me familjarët e saj.

“Efektivët e këtij Komisariati janë sinjalizuar me anë të telefonit nga familjarët e kësaj shtetaseje, për të bërë të mundur futjen dhe shoqërimin e saj me anë të autoambulancës nga zona e Tajvanit deri në spitalin e urgjencës pranë QSUT-së. Nga takimi me Kryeinfermierin e shërbimit të Urgjencës në QSUT rezulton se shtetasja është diagnostikuar me “suspect intosikacion alkooli”, ka patur sjellje të dhunshme dhe ka përdorur fjalë të papërshtatshme. Ajo ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar në drejtim të paditur,”- shkruhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare.

Deklara e plotë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH)

Tiranë, më 8 Gusht 2019

NJOFTIM PËR SHTYP

INCIDENTI BRUTAL I DHUNËS NË AMBIENTET E QSUT-SË MUND TË PARANDALOHEJ

INSTITUCIONET E MONITORUARA MUNGESË TRANSPARENCE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara disa ditë më parë në një portal, ku evidentohej ushtrimi i dhunës brutale ndaj një shtetaseje të gjinisë femër nga një shtetas mashkull, në ambientet e Qendrës Spitalore Unviersitare “Nënë Tereza”.

Monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit është realizuar në Komisariatet e Policisë nr.3 dhe nr.4 si dhe në shërbimin e urgjencës në QSUT, ku rezulton të jetë mbajtur shtetasja e dhunuar. Nga verifikimet e bëra, rezultoi se, në mëngjesin e dt. 31 Korrik 2019, rreth orës 07:00, shtetasi me iniciale R.Rr ka qenë në ambientet e jashtme të spitalit të urgjencës, ku ishte shtruar një i afërmi i tij. Shtetasja e paidentifikuar ende nga organet e policisë, sipas këtyre të fundit, është afruar dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë fyese shtetasin R.Rr, çka ka nxitur ushtrimin e dhunës prej këtij shtetasi në drejtim të saj. Midis shtetasve nuk ka patur marrëdhënie familjare apo shoqërore. Shtetasja e dhunuar pretendohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në ambientet e urgjencës prej punonjësve të policisë së Komisariatit nr.3, orët e para të mëngjesit të datës (31 Korrik), rreth orës 05:40. Efektivët e këtij Komisariati janë sinjalizuar me anë të telefonit nga familjarët e kësaj shtetaseje, për të bërë të mundur futjen dhe shoqërimin e saj me anë të autoambulancës nga zona e Tajvanit deri në spitalin e urgjencës pranë QSUT-së. Nga takimi me Kryeinfermierin e shërbimit të Urgjencës në QSUT rezulton se shtetasja është diagnostikuar me “suspect intosikacion alkooli”, ka patur sjellje të dhunshme dhe ka përdorur fjalë të papërshtatshme. Ajo ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Punonjësit e policisë pretendojnë se ajo ka referuar të dhëna të rreme për identitetin e saj, por ndërkohë është e pakuptueshme se si 7 ditë pas kësaj ngjarje, sërisht policia referon pamundësinë e identifikimit, ndërkohë për këtë shtetase është kryer një telefonatë në strukturat e policisë nga të afërmit e saj. Gjithashtu, për shkak të largimit të saj, Komisiariati i Policisë nr.4 nuk ka marrë deklarime nga shtetasja e dhunuar por vetëm nga autori i dyshuar, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, Tiranë.

Gjatë këtij monitorimi, vëzhguesve të KShH-së nuk ju vendos në dispozicion nga autoritetet e policisë, dokumentacioni i plotë, që hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur, me qëllim që të mundësohej një vlerësim më i qartë për ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga policia. Vëzhguesit e KShH-së kërkuan të njihen me raportin e shërbimit të mbajtur nga efektivët e Komisariati i Policisë nr.3, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e shtetases në gjendje të dehur, në ambientet e urgjencës. Raporti nuk ju vu në dispozicion me argumentin se personi që administronte dokumentacionin nuk ndodhej në Komisariat. Vëzhguesit e KShH-së u informuan nga efektivët e Komisariatit të Policisë nr.4 se ndaj shtetasit R.Rr është bërë shoqërimi në orën 07:10 të dt.31 Korrik dhë është liruar rreth 3-4 orë më pas, për tu proceduar në gjendje të lirë. Edhe pse ky person është kapur në gjendje të flagrancës, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, nuk rezulton që ai të jetë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë deklaron se ka referuar pranë Prokurorisë materialet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të cilat përbëjnë kundravajtje penale. Është e paqartë se përse një shtetas që ushtron dhunë brutale në ambientet publike i referohet organit procedues për kundravajtje penale, për më tepër në kushtet kur viktima, në trupin e së cilës ndodhen shenjat dhe pasojat e dhunës është larguar dhe nuk është bërë as ekspertimi mjeko-ligjor i saj. Sipas pamjeve filmike të publikuara në rrjetet sociale (të cilat janë fshirë më pas) rezulton se zonja është mbajtur në ambientet e urgjencës me pranga, para se të konfliktuohet dhe më pas dhunohet nga shtetasi R.Rr. Përfaqësues të këtij Komisariati kanë referuar se përdorimi i prangave është bazuar në ligjin nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Por ndërkohë, KShH vëren se neni 133, pika 3 e këtij ligji nuk e legjitimon në mënyrë të shprehur përdorimin e prangave në ambientet e spitalit por parashikon se “Punonjësi i policisë përzgjedh nivelin e nevojshëm të forcës ndërmjet mundësive të përshkallëzuara, që, ndër të tjera, përfshijnë bindje me fjalë, shtrëngim fizik, mjete goditëse, mjete me lëndë paralizuese, mjete me goditje elektrike, qen policie dhe armë zjarri. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (e drejta për të mos ju nënshtruar torturës), nëse personi ndaj të cilit është kufizuar liria, mbahet me pranga gjatë qëndrimit në spitale, veçanërisht kur është në pozita të dobëta apo gjendje të rëndë shëndetësore (Mousiel vs France dhe Van der Ven dhe Lorse vs Holand).

Vëzhguesit e KShH-së, nuk u njohën me dokumentacionin që vërtetonte orën e daljes së të dëmtuarës nga urgjenca dhe për pasojë është e paqartë se në ç’kushte dhe rrethana ka dalë kjo shtetase, sa kohë ajo ishte e shoqëruar nga efektivët e policisë. Sipas nenit 122 të ligjit për policinë e shtetit, punonjësi i policisë ka të drejtë të dërgojë personin në gjendje të dehur në institucionet shëndetësore dhe njëkohësisht ka përgjegjësinë për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e personit, gjendja e të cilit tregon qartë se nuk mund të kontrollojë veprimet dhe sjelljen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkaktojë dëmtime fizike ose të përbëjë rrezik për jetën e tij ose të të tjerëve. Veprimet e punonjësit në këto raste duhet të dokumentohen në procesverbal, dokument i cili nuk na u vendos në dispozicion.

Në vendin e ngjarjes ku shtetasja është dhunuar, rezulton se aty ka qenë prezent një efektive policie e cila nuk ka ndërhyrë për të parandaluar apo neutralizuar konfliktin, por ka lajmëruar kolegët e saj që të vijnë në vendngjarje. Ndaj efektives rezulton se është marrë pezullimi disiplinor nga detyra me 1 ditë.

KShH tërheq vëmendjen se pranë institucioneve dhe ambienteve publike ku patrullojnë apo janë të stacionuar punonjës të policisë, ata duhet të jenë të trajnuar për të menaxhuar dhe ndërhyrë në raste të tilla. Referuar ligjit nr.108/2014, është në misionin e policisë së shtetit të ruajë rendin dhe sigurinë publike. KShH vlerëson se ngjarja e ndodhur në ambientet e QSUT-së, mund të ishte parandaluar dhe menaxhuar më mirë nga punonjësit e policisë së shtetit.

KShH i rekomandon prokurorisë të kryerjë një hetim të plotë, efektiv dhe të gjithëanshëm për të zbardhur këtë ngjarje. Ndërkohë që i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në bashkërendim me njëra – tjetrën të mundësojnë trajnime të vazhdueshme të punonjësve për të menaxhuar konform ligjit dhe standarteve/protokolleve raste të tilla dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 31 korrik në ambjentet QSUT-së. Në një deklaratë zyrtare policia është shprehur se Ramazan Rraja është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që është pezulluar nga detyra edhe një efektive policie që ishte e pranishme gjatë dhunimit por nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën që ushtrohej kundrejt vajzës.

Lajmi u publikua fillimisht nga JOQ, ndërsa gazetarja Anila Hoxha zbuloi se personi që dhunonte këtë vazjë ishte Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi ne qsut komuniteti shqiptar i helsinkit ramazan rraja dhunon vajzen dhunimi ne qsut komuniteti shqiptar i helsinkit ramazan rraja dhunon vajzen

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Gusht 2019, 13:54

Digjet makina në Vlorë, nuk ka të lënduar (Foto)

VLORË– Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë në qytetin e Vlorës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në këtë qytet teksa automjeti ish...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë