Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Velipojë: U futën me motor uji në det, i riu e la 17-vjeçaren të mbytej
20 Gusht 2020, 09:10Nga DOSJA
VELIPOJË -Policia ka dhënë detaje për mbytjen e 17-vjeçares nga Burreli, Enisa Dodaj, në Velipojë. Sipas policisë, 25-vjeçari, Indrit Bajraktari, ka marrë me qira një motor uji dhe është futur në det me 17-vjeçaren rreth orës 14:00.
Ai ka dalë në breg rreth orës 16:30 pa motorin e ujit, duke e lënë të mbytej 17-vjeçaren. Kjo e fundit kishte ardhur me pushime me familjen e saj në Velipojë.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar çelësin e motorit të ujit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Velipojë, Shkodër Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.
Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ditën e djeshme disa peshkatarë gjetën një person të pajetë në plazhin e Vilunit, rreth 700-800 m nga bregu. Nga këqyrja paraprake, mbi trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Ambasada italiane në Shqipëri ka publikuar udhëzimin e ri me kriteret për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë, gjatë periudhë...
TIRANË- Ambasada Amerikane ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po sigurojnë transport për 12 ekipe gjurmuese në Shqipëri, të cilët do të mbështe...
TIRANW-Ministria e Shëndetësisë ka vijuar me thirrjet për qytetarët, për zbatimin e rregullave për parandalimin e COVID-19. Këtë herë ministria u është drejtuar...
Policia e Dibrës ka evidentuar dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike në Dibër. Në pranga ka rënë 1 person, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.Më ko...
PUKË- Mrik Ndoja, 70-vjeçarja nga fshati Kishagji i Pukës ka treguar momentet e tmerrit, kur dy grabitësit u futën në banesën e saj. Ajo tregon se d...
PATOS- Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Patos, ku u plagos me armë 31-vjeçari Klajdi Sulo. Policia bën me dije se ka arrestuar...
GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale Sh.B. Ky i fundit ka rënë në prangat e Policisë, pasi në banesën e tij janë ...
PUKË- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës. Mësohet se 2 persona të maskuar janë futur nga d...