Kosova zyrtarisht në krizë për energji, Shqipëria i kthen një pjesë të ‘borxhit’ (Marrëveshja)
Krizë energjetike në Kosovë, nga sot nisin kufizimet e energjisë elektrike deri në 2 orë 15 Gusht, 07:46 ...
Krizë energjetike në Kosovë, nga sot nisin kufizimet e energjisë elektrike deri në 2 orë 15 Gusht, 07:46 ...
VIDEO- Presidenti Begaj në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani 15 Gusht, 10:07 Takimi me Baj...
Iu bë atentat, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy 13 Gusht, 1...
Plagosja e Admir Bejos, policia: 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën 13 Gusht, 21:04 EM...
TIRANË– Deputetët e Opozitës janë përplasur me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj foli për grabitjen e ndodhur në Nikël ku u dhunua biznesmeni Nazmi Çangu e për vrasjen e Demir Backës në Fier. Xhaferraj akuzoi efektivët e policisë se ishin fshehur në momentin që ka ndodhur krimi dhe se kjo gjë është përmendur edhe nga vetë familjarët e viktimës. Ai i kërkoi ministrit Çuçi që t’i shikonte me kujdes këto gjëra. Demokrati komentoi dhe lëvizjet në Policinë e Shtetit dhe tha se levizjet rokadë nuk i duhen nëj risi.
“Do doja në harkun e 30 sekondave t’i thoja diçka zotit ministër. Kanë ndodhur dy ngjarje të rënda zoti ministër, njëra në Fier dhe tjetër në Fushë-Krujë. Jo se në Shqipëri nuk kanë ndodhur më përpara ngjarje të rënda kriminale. Por mendoj se shpreh edhe një mendim edhe të kolegëve socialist, që këto ngjarje kanë hapur një problem shumë të madh. Pavarësisht se kanë ndodhur në gjeografi të ndryshme të Shqipërisë, edhe në Fier familjarët kundërshtuan policinë edhe i grabituri në Fushë-Krujë tha se nuk kam besim te policia. Do të doja ta shikonit me kujdes pasi është problem shumë i madh humbja e besimit ndaj policisë. Përpara disa ditësh kryeministri emëroi Gledis Nanon në krye të policisë, kam pyetur dhe kam dëgjuar fjalë shumë të mira por e ka nisur shumë keq. Ç’është kjo rokadë qarkullimi në 12 qarqe, Një titullar duhet os të ndëshkohet, o të promovohet o të rrijë në detyrë. “Vaji i kandilit” tregon përçmimin, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë,”- tha Xhaferraj ndër të tjera.
Ministry nuk preferoi të përgjigjej duke u shprehur se nuk kishte lidhje me prjektligjin.
“Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin,”- tha Çuçi por deputetët e Opozitës nuk u ndalën. Deputetët Luan Baçi, Ervin Salianji dhe Flamur Noka kërkuan gjithashtu që ministri të mbante një qëndrim pët këto ngjarje të rënda.
“Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?”- tha Baçi.
“Mospërgjigjia ndaj shqetësimeve të deputetëve tregon se Çuçi nuk e ka nën kontroll ministrinë. Është papërgjegjshmëri, pasi s’ka pasur asnjë qëndrim nga ministri apo Policia e Shtetit për ngjarje të tilla. Ka frikë t’i përgjigjet shqetësimeve të opozitës,”- shtoi Salianji.
“Për vrasjet, opinioni publik është tronditur. S’ka siguri dhe s’ka besim te strukturat e policisë. Policia është zhytur në krim, drogë e batak. Agjencia që ju doni të ngrini, mund të kriminalizohet për shkak të vullnetit politik siç u kriminalizua edhe SHÇBA. Qarkullimi i titullarëve, edhe pse kanë dosje sa një mal të përfshirë në krim, afera, trafik. Ata riciklohen nëpër disa drejtori. Ju ose keni rezauruar kapacitetet në polici ose kupola e saj është e inkriminuar dhe ju mundoheni të thoni “Ky është më pak e ai është më shumë“. Kjo është alarmante. Kupola e Policisë duhet shkrirë e rifomratuar, pasi është e zhytur në batak,”- tha Noka më tej.
(F.m/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Nga Besart BashaPeshën më të madhe nga ky fond e zënë shpërblimet dhe honorarët, blerjet e pajisjeve në zyra dhe siguri godinash. Ndërsa në shuma më të papërfil...
ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli mbrëmjen e djeshme. Latimes shkruan se një shqiptar ka sulmuar dhe goditur një rumun 62 herë me thikë në një fest...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Unionit të Noterëve Shqiptarë për pezullimin e disa neneve për noterinë. Në ...
TIRANË– Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Në pranga kan...
DURRËS– Disa shtëpi pushimi janë djegur nga një zjarr që ka rënë pasditen e sotme në Durrës. Flakët kanë nisur rreth orës 15:45, në vendin e quajtur ...
TIRANË– Miss Serbia Irina Jovanka ka komentuar situatën e krijuar me dy koleget e saj në kompeticionin “Miss Continental”. Pasi dy bukuroshet nga Ser...
TIRANË– Administrata është fryrë sërish. Gjatë vitit 2022 parashikohet që administrata do të ketë 84 mijë e 82 punonjës ose 333 më shumë se në vitin ...
TIRANË– Disa gjimanzistë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit. Pamjet e sherrit janë publikuar nga ...
ITALI- Një operacion I kordinuar nga Komanda Provinciale e Trevisos dhe nga Zyra e Prokurorit Publik vendas përfundoi duke vënë në pranga 7 persona mes tyre një...
SARANDË– Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Sarandës, pasi ka dhunuar një 14-vjeçare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur parad...