LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po më merr pronën”, qytetari e denoncoi publikisht, Lame tregon histori: Mu kujtua Baldaçi, kujdes nga reagimi i parë i

21 Gusht 2021, 15:55 Nga DOSJA
“Po më merr pronën”, qytetari e denoncoi publikisht, Lame

TIRANË– Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar pak orë pasi një qytetar i prezantuar si Bilal Gjuzi, e denoncoi publikisht se po i merr pronën që e ka të legalizuar për t’ia dhënë firmës “Kamza Development”. Në një status në Facebook, Lame ka nisur të tregoj një histori me një komentues që nga nxitimi e ka mallkuar për “Sarajet” dhe më pas, pasi ka kuptuar se godina do kthehet në muze e ka falenderuar.

Duke lexuar këto komente, Lame shkruan se iu kujtua Antonio Baldaçi, një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që thoshte se nga ‘shqipot’ duhet të bësh kujdes pasi janë emocionalë.

Sipas Baldaçit një shqiptar të vret në vend në reagimin e parë dhe më pas mund të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde. Për pronën e qytetarit, Lame nuk e ka konsideruar të japë asnjë sqarim.

Statusi i plotë: MALAJZIANI DHE ITALIANI

Para disa ditësh përfunduam procesin e legalizimit të kompleksit Malajzian në Tiranë me rreth 780 apartamente dhe dyqane. Atë ditë thashë “rreth 780”, sepse e kishim me dyshim nëse do të përfshinim dot në proces edhe njërën nga hyrjet e kompleksit që kishte më tepër problematika brenda.  Meqenëse Drejtoria Vendore ja doli ta mbyllte edhe atë, sot mund të them me siguri që janë gjithsej 813 familje që përfunduan odisenë e legalizimit të tyre, që ka zënë fill më 1995-ën kur firmën e parë e kish hedhur Aleksandër Meksi dhe përfundoi 7 kryeministra më pas me Edi Ramën. Por nuk po shkruaj për këtë.  Ndërkaq, në krahun tjetër, po atë ditë shkruajta për zjarrin e rënë tek Sarajet, ku u përpoqa të sqaroj se Qeveria dhe Bashkia po ndërmarrin procedurat e shpronësimit për atë monument, me qëllim restaurimin e objektit dhe hapjen e një muzeu të qytetit. Pastaj u ula të ndjek kryqëzatën e mesazheve. Po veçoj mes tyre vetëm njërin: “Eli: Po si do të ndërtoni edhe aty mor plehrë! Lini mo një gjë të vjetër për TIRANEN tonë! Se shkatërruat çdo gjë të vjetër mor ju vraftë ZOTI!

Unë: O Zot, unë po të them që po shpronësohet për t’u bërë muze, ti më thua si do ndërtoni aty!!!

Eli: Më falni. E lexova përsëri. Të falenderoj. Na ka zënë frika nga prishjet vend e pa vend”.

Dhe mu kujtua Baldaçi. Antonio Baldaçi ka qenë një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që ka bërë mjaft udhëtime e studime nëpër Ballkan e Shqipëri, që nga fillimi i shekullit XX e deri në vitet ‘30. Në vitin 1905, ka botuar librin e parë me shënime për Shqipërinë, që asaj kohe ishte ende ndën Turqinë. Në një vend aty shkruan kështu: “Shqiptarët janë shumë emocionalë. Nga shqiptari ruaju nga reagimi i parë. Mund të të vrasë në vend dhe pastaj të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde”.

Baldaçi mu kujtua menjëherë sapo lexova mesazhin e Elit. Dhe sefte u mërzita, që në 120 vjet nuk kemi ndryshuar fare. Pastaj u gëzova. U gëzova se në 120 vjet nuk kemi ndryshuar asnjë gram dhe kemi mbetur po ata shqipot që qemë. Se ja, nëse Eli do e kish lexuar me kujdes që në fillim shkrimin tim, vërtet që nuk do më mallkonte, por kjo do bënte që unë të dyshoja se mos Eli ishte një shqipëtarkë gjakprishur që këta 120 vjet e kishin ndryshuar dhe ishte bërë si ndonjë italiankë a francezkë, evropiankë, a dreqi e di. Por duke më mallkuar pa parë fare se ç’thoja, u binda se kishte mbetur shqipëtarkë e vërtetë, si më të shumtit tonë që s’ka s’qepar që na dhënd e na ndryshon, paçka se shekujt dhe trenat e historisë na kalojnë përbri.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame bilal gjuzi artan lame bilal gjuzi

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Gusht 2021, 15:34

TIRANË– Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Në ditën e nisjes s...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!