"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Humbi jetën nga COVID-19/ Kush është Arben Bajo, skulptori që përjetësoi At Zef Pllumbin dhe Vaçe Zelën. ‘Miku për ko
8 Gusht 2020, 14:02Nga DOSJA
TIRANË– Arben Bajo, skulptori i njohur që humbi jetën sot nga COVID-19, është miku i Edi Ramës. Dosja.al mëson se Bajo është autori i të gjitha skulpturave që mban kryeministri Rama dhe të dy njihen si ‘miq për kokë’.
Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Arben Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregorin. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj.
Arben Bajo
Arben Bajo
Arben Bajo
Skulpturë e At Zef Pllumbit e realizuar nga Arben Bajo
Skulpturë e Vaçe Zelës e realizuar nga Arben Bajo
Skulpturë e Vaçe Zelës e realizuar nga Arben Bajo
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Punim i Arben Bajos
Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.
Studioja e Arben Bajo ka portrete të shumta, nudo femërore, si dhe personazhe mitologjikë. Tashmë, skulptori nuk do të shkojë më në studion e tij, pasi COVID i mori jetën dhe i ndërpreu krijimtarinë artistike që ishte në kulm.
(F.M. A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- Policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1 milionë lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve të cilët nuk respektonin protokollet e sigurisë. Në një njoftim pë...
SHIJAK- Policia ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një lokali në Shikaj, SH.Ç, pasi ka organizuar një dasmë më lokalin e tij. Ndërkohë, ...
FIER- Policia e Fierit ka goditur sot një rast të shpërndarjes së drogës. Në një postim për mediat, policia njofton se janë sekuestruar 24 doza dhe është arrest...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është shprehur në rrjetet sociale se sot është një ditë e trishtë. Ky reagim saj vjen për ndarjen nga jeta të ...
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkon nga qytetarët që të vijojnë të kujdesen dhe të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19. Në një postim në ...
SHKODËR- Detaje të reja kanë mësuar për vrasjen që tronditi sot bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është ...
SARANDË- Një 13-vjeçar ka humbur jetën sot në Sarandë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ai është dërguar pa shenja jetë në spital.Deri tani më...