LIVE UPDATES
Insights

Po! Jam ku*vë, po ti çfarë je?

10 Prill 2019, 20:41 Nga DOSJA
Po! Jam ku*vë, po ti çfarë je?

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë rrethimit të shkollës kur një djalë u afrua dhe e kapi fort për dore. “O rrushi, sa e mirë qenke mi! Ndalu i çik shpirti”. Ana ishte një kokë sipër meje, e hollë e me ca kaçurrela të gjata të zeza, një nga ato vajza që nuk mund të mos binte në sy. Po përtej bukuroshes, kishte një karakter që ia kisha zili, e mbase dhe arsyeja që rrija me të. Ia hoqi dorën me vrull, e nuk ia përtoi: “Ik ore më lër rehat” dhe ia shkelëm të frikësuara që të dyja shumë shpejt. Ai gjatoshi me një theks të çuditshëm, na qëlloi gjithashtu shpuzë: “Po ik mi ku..ë, se gjej sa t’dush si ti”. Ajo fjala s’më hiqej disa kohë nga truri, se nuk ia dija mirë kuptimin dhe duke parë Anën që thuajse u zverdh atë ditë, nuk e përmenda kurrë atë episod.

Ca vite më vonë, në fakultet, kur ia kisha mësuar disi kuptimin fjalës, them disi se njerëz të ndryshëm i japin kuptime të ndryshme, e dëgjova prap, po aq afër. Vetëm se kësaj here nuk më tingëlloi pisët, por mu ngritën nervat. Anjeza ishte vajza më seksi e grupit, vishej gjithmonë me shumë shije dhe veshje të shtrenjta, ndonjëherë edhe pak të ekzagjeruara (në këndvështrimin tim) për në auditor por gjithësesi i shkonin me atë qëndrimin e çuditshëm, gjoksin përpara e vithet pas. Me thënë të drejtën, shumë e kishin zili për stilin dhe sensualitetin, por mbase edhe për pasurinë që ia mundësonte të vishej në atë mënyrë. Unë isha ulur disa herë në kafe me të dhe kisha kuptuar që brenda atij trupit seksi kishte dhe një mendje goxha interesante, me ato idetë e qarta që nuk i bëhej vonë se çfarë thonin të tjerët e që nuk kishte pse ti jepte llogari kujt për jetën apo stilin e saj. E kishim parë që kishte një të dashur që shpesh e merrte nga shkolla dhe ajo thoshte se kishin vite bashkë e ishin shumë mirë me njëri tjetrin. E kur nja 2 djem, po flisnin në një tavolinë me disa nga të shkollës, më tingëlloi prap ajo fjalë, ndërsa dëgjova pëshpëritjen e njërit: “Ik mo pash Zotin, se ajo është kokrra e kur…”. Kjo ishte përgjigjja për fjalinë që sapo i kishte thënë tjetri “Erdhi kjo seksi”. Dhe në fakt, vura re se Anjeza sapo kishte hyrë në lokal. U përtypa, doja të flisja por biseda qe mes tyre, ndërkohë ajo po afrohej. U nxiva e u inatosa se fjala kësaj here nuk përshtatej gjëkundi me kuptimin që më kishin mësuar.

“Ajo kur.. do t’mi marrë kalamajtë” –më pati thënë njëri që ishte dënuar për dhunë brenda familjes dhe po bisedonim pasi i kisha kërkuar një intervistë. Po më fliste gjithë tërcëllimë dhe unë isha shumë kurioze të dija se pse e kishte dhunuar e çfarë mendonte. Që mos të keqkuptohemi, nuk bëhet fjalë për kuriozitet morboz nga ana ime, por gjithmonë kam menduar që kjo beteja me dhunën, duhet nisë që në gjenezë e jo thjesht të merremi vetë me trajtimin e viktimave. “Prit, prit, mos fol ashtu se është nëna e kalamajve të tu. S’ti ka marrë, po thjesht nga frika se mos i rrahësh edhe ata, po ti mban larg. Mbaroje shërbimin e provës dhe po ke tru në kokë, rregulloji gjërat”-i pata thënë. Ajo “kur..”, ishte gruaja me të cilën kishte 3 fëmijë, kishte qëndruar me të gati 15 vite, shumë prej të cilave me sherr, pije, bixhoz e në fund edhe dhunë. Dhe tani ajo na kërkonte kujdestarinë e fëmijëve në gjyq. Të gjitha këto mi pohoi vetë ai, sepse ish të shoqen, nuk e takova kurrë. Pasi ika mendova, çfarë gruaje e tmerrshme. Si guxonte të kujdesej për fëmijët, kur babai ishte ende gjysmë i pirë, pa punë, pa kokërr leku dhe mbi të gjitha gjithë mllef brenda tij. Më erdhi keq e kësaj here kur e dëgjova atë fjalë dhe ndjeva një lloj mëshire për injorancën e këtij burri të mjerë që nuk kuptonte se kishte shkatërruar gjënë më me vlerë nga pikëpamja sociale, që mund të krijojë qenia njerëzore, familjen.

Ndërsa vdekjen e asaj, nuk kam për ta harruar kurrë deri sa të vdes vetë, ose deri sa të kem dy pare mend në kokë. Lajmi bëri bujë të madhe në atë kohë për shkak të rrethanave e nuk besoj që nuk ka njeri që nuk e mban mend. Ai e kishte mbytur dhe lënë në një apartament, ndërsa rrëfeu vrasjen e saj vetëm përmes një letre të shkruar para se ti jepte fund jetës së tij. Po ndryshe nga ajo, ai ishte i martuar e me fëmijë dhe 36 vite më i madh në moshë. Dhe po ndryshe nga vdekja e saj që ai kishte zgjedhur ta bënte sa më torturuese duke e mbytur, vetes i kishte futur një plumb. E kur i përcollën për në banesën e fundit, atë, burrin e shkretë e të mashtruar prej dashnores së re, të bukur e “magjistricë”, e përcollën i madh e i vogël. Ndërsa ajo ishte “kurva”, gjithnjë sipas komentuesve mendje ndritur, që kishte tentuar ti shkatërronte familjen një burri të ndershëm, ndaj nuk meritonte as edhe një grusht dhe. Dhe kështu, askush nga fqinjët apo fshati nuk shkoi ta varrosë vajzën, veç një grup i vogël familjarësh të afërm. Sepse turpi kishte mbuluar të gjithë puritanët dhe shenjtorët e fshatit.
Kësaj here kur e pashë fjalën “kur..” të shkruar diku nëpër komentet e lajmit, ndjeva thjesht një neveri të madhe, gati gati një përzierje në stomak që s’po duroja deri sa ta pështyja fort. Neveri për një popull tru-shpërlarë nga Sadnat apo Hatixhet e telenovelave që përbëjnë ekstazën e tij maksimale të ditës, për një popull injorant që nuk arrin dot të bëjë dallimin mes vrasësit dhe viktimës, e përtej gjithçkaje të arrijë të dënojë një krim, Neveri edhe për një popull fatkeq që ushqehet çdo ditë me llum e përbaltje “kurvash” politike (dhe këtu nuk e kam fjalën aspak për gratë, të kuptohemi, megjithëse ka dhe mes tyre).
Por përtej historive e rrethanave, një gjë kanë të përbashkët këto gra e shumë të tjera si ato. Po të kishit mundësi ti takonit, pa pikë turpi, qetë fare, dhe pa iu trazuar aspak stomaku do kishin guximin tua përplasnin në fytyrë: Po! Jam kurvë, po ti?/Marrë nga Bitch Magazine

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bitch magazine bitch magazine

Sondazh

Poll
Insights 10 Prill 2019, 13:50

Erioni gënjen Veliajn

Kështu përmblidhet me tre fjalë thelbi i emisionit “Alsberg” i gazetarit Artur Çani. Nëpërmjet disa sekuencave të intervistave të Lali Erit nëpër kohë dë...

Insights 8 Prill 2019, 10:14

Një thirrje për njerëzit jomilitantë!

Nga Erion Kristo- Te nderuar qytetare jopartiake. Ju jeni me shume se gjysma e banoreve te ketij vendi. Ju jetoni ketu dhe perjetoni gjithcka qe gatuhet nga kla...

Insights 7 Prill 2019, 18:03

Kurthi serb për Tiranën

Qeveria e Serbisë mund të jetë duke planifikuar eliminimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës duke mbështetur një projekt të “Shqipërisë së Madhe”. Që nga ndar...

Insights 6 Prill 2019, 19:20

Çfarë mbajta mend unë, nga mitingu i Kukësit

TIRANË- Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitoka ekipi i futbollit. Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futboll...

Insights 5 Prill 2019, 11:34

Mazllëmi ynë!

Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek...

Insights 5 Prill 2019, 10:22

Dashuri në kohërat e “Gazit Lotsjellës”

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit. Tashmë &c...

Insights 5 Prill 2019, 09:37

Rama sillet si bandit dhe si pushtues në bregdet

Mediat greke shkruan dje se kryeministri Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria. Sipas tyre, biseda u përqendrua më tepër në li...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet