LIVE UPDATES
Insights

Çfarë mbajta mend unë, nga mitingu i Kukësit

6 Prill 2019, 19:20 Nga DOSJA
Çfarë mbajta mend unë, nga mitingu i Kukësit

TIRANË- Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitoka ekipi i futbollit. Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futbollit. Do të ketë garë elektorale, por kjo do të jetë pa rivalë dhe pa konkurrentë se në fakt ç’e do opozitën!

Kemi bashkëqeverisjen. Ne bëjmë çfarë duam, ju po patët vërejtje na i shkruani online se ne i marrim parasysh të gjitha. Kaq meritoni ju!

Populli i Kukësit duhet të ketë kujdes nga opozita se ajo do të sjelli Suden dhe piramidat financiare. Ububuja! Dhe ndryshimi i Bashkisë duhet se do të ndërtohet aeroporti i Kukësit një çerek ore larg atij të Rinasit, po firmat e ndërtimit të aeroportit i komandon qeveria, ndërsa Bashkia do të shoh si fluturojnë avionët imagjinarë.

Ju Kukësianët vrojtoni natë e ditë mbi aeroportin a ka drita natën apo jo:

Fshati paska drita shumë,

thotë Hëna ç’duhem unë!

Kryetarin e Bashkisë nuk e solla unë, as lirinë, atë e gjeta mes jush, në shpatat dhe ushtat tuaja o luftëtarë të Krujës më falni të Kukësit që jeni në rrezik nga hordhitë e Mehmedit të Dytë!

Brohorimat tuaja në shkallët e stadiumit që ne do të ndërtojmë!

Jeta juaj do të kalojë në avionë, stadiume dhe gondola me vela në liqen që vozisin si pulëbardha!

Dhe Kukësi ka pasur suksese të mëdha këto vitet e fundit. Vërtet ju rrahëm, por pranojmë se kemi bërë gabim. Ne ndryshojmë nga qeveria e mëparshme se ne ju rrahim dhe pasi ju rrahim ju themi : Na falni se ju rrahëm, kurse ata ju rrihnin dhe ju thoshin se ja u bëmë mirë që ju rrahëm.

Aeroporti duhet që çunat e Kukësit me ose pa letra në Londër të vijnë për ndonjë dasmë me avionë në Kukës.

Sipas kësaj logjike së shpejti do të kemi një aeroport në Kavajë për çunat e Kavajës që do të vijnë nga Italia për të pi raki, si edhe një aeroport edhe në Fushë – Krujë për çunat e Fushë – Krujës kur të vijnë nga Laçi me avion.

Dhe aeroporti do të zhvillojë zonën sepse në ndryshim nga veturat nuk do t’i vejë trarë për taksë rruge në ajër. Kështu Kosovari i Gjakovës do të shkojë në Prishtinë, aty do të marri avionin, që andej do të zbresë në Kukës, në Kukës do të pijë një kafe që do të jetë baza e zhvillimit të Kukësit, dhe prri një veturë me qira do të vijë me pushime në det.

Kukësi do të jetë një qytet i prosperuar mbështetur mbi tre sektorë bazë : Shitje kafesh, fitore ndeshjesh futbolli, turistë gjakovarë që do të vijnë me avionë në aeroportin e ri.

Një kafe me bisht në Kukës!

Ky do të jetë slogani i fushatës në 45 vjetët e tjera të pushtetit tonë që mbështetet në tre piramida : Futboll, firma ndërtimi dhe kafe me bisht për ju!

Kukësi do të fitojë kampionatin dhe në Kukës do të vijnë të ndeshen skuadra europiane dhe numri i tifozëve do të bëjë të ndërtohen hotele të reja. Emri i tij nga skuadra e futbollit do të oshëtijë në të gjithë Europën dhe turistët do të vijnë për të gjuajtur peshk në liqenin e Fierzës.

Por për këtë duhet më shumë guxim sepse ka shumë burra që bëjnë sikur nuk i hapin telefonin grave të tyre, por në fakt bëjnë kot sepse kur shkojnë në shtëpi janë pula. E si mund të fitohet kampionati me këta burra tifozë?

E kuptuat o Kadrinjtë e Tiranës!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione artan fuga kadrinjte opinion nga fuga takimi i rames ne kukes artan fuga kadrinjte opinion nga fuga takimi i rames ne kukes

Sondazh

Poll
Insights 5 Prill 2019, 11:34

Mazllëmi ynë!

Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek...

Insights 5 Prill 2019, 10:22

Dashuri në kohërat e “Gazit Lotsjellës”

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit. Tashmë &c...

Insights 5 Prill 2019, 09:37

Rama sillet si bandit dhe si pushtues në bregdet

Mediat greke shkruan dje se kryeministri Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria. Sipas tyre, biseda u përqendrua më tepër në li...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet