LIVE UPDATES
Insights

Mazllëmi ynë!

5 Prill 2019, 11:34 Nga DOSJA
Mazllëmi ynë!

Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras? Qeveria greke doli me një deklaratë, ndërsa mediat në Athinë zbardhën këtë paragraf nga biseda.

“Pa u respektuar plotësisht gjithçka që garanton të drejtat e minoritetit grek, nuk mund të flasim për fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE”– citohet të jetë shprehur Tsipras. Mesazhi ishte i qartë dhe kjo u reflektua në ndryshimet tinzare që burokratët e Rilindjes i bënë VKM-së 172 për pronat në bregdet. Tangërllëku i shefit të Tiranës këtë radhë nuk prodhoi lajm.

Edi që poston deri impresione turistësh të huaj për Shqipërinë e tij futuristike është vetëcensuruar, por nuk ka harruar të shpërndajë versionin e tij me burime. Ka diçka mistike, enigmatike në këtë përhumbje të Edit, e pazakontë duhet thënë për një njeri që nuk lodhet së foluri nga mëngjesi në darkë duke përsëritur të njëjtat pallavra.

Edi vetë ka heshtur, bashkë me tamburot që aktivizohen me shpërndarje dhe rishpërndarje të bëmave të bashkëqeverisjes. Asnjë koment, asnjë ripërtypje për Shqipërinë e zero problemeve me fqinjët, ku natyrisht Edi do hyjë në histori si njeriu që bën të kundërtën e asaj që thotë.

Me Aleksin nuk i ka ecur “shoqnia” apo sellfomania siç i ndodhi me Renzin. Nga sa thonë miqtë e tij Edi duhet ta ketë vuajtur këtë pjesë. Për një njeri sqimatar me atlete si ai nuk është e thjeshtë të jesh i refuzuar. Janë ato momente kur butësia dhe përvuajtja triumfojnë mbi arrogancën dhe emocionet negative që prodhon tensioni i brendshëm. Është e vërtetë që Edi ka bërë shpesh kalin e hazdisur që largon me vickla mizat që e bezdisin, por ai ka dhe anën tjetër, atë të arushit të butë që futet në zgavrën e tij kur s’ka grazhd për të përtypur. Një farë “bishe” e butë.

Si është përgjigjur Edi vallë në anën tjetër të receptorit? Mos ndoshta me atë butësinë “palloshe” nga e cila ka dashur të arratiset qëkurse u ballafaqua me “zdapin e keq” të paburrërisë së tij. Kush tha që kjo sjellje nuk të bën patriot? E mbani mend Mazllëmin, çfarë sikleti nga hija e gjermanit, por në fund nuk e dha veten. Mazllëmi ishte naivi emblematik i fjalëve hiç dhe mire. Gjithsesi Mazllëmi i Kinostudios ishte rrethanë historike. Mazllëmi ynë është rrethanë artistike dhe biopolitike, nuk ka rëndësi nëse në anën tjetër është gjermani apo italiani, të thërrasin Edi apo Tërmeti. Historia e suksesit për sojin politik të Edit është thjesht çështje publiçiteti!

* Mazllëmi êshtë personazh episodik i filmit “I teti ne bronz”, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, 1970

Marrë nga Respublica.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione aleksis tsipras edi rama marredheniet shqiperi-gre aleksis tsipras edi rama marredheniet shqiperi-gre

Sondazh

Poll
Insights 5 Prill 2019, 10:22

Dashuri në kohërat e “Gazit Lotsjellës”

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit. Tashmë &c...

Insights 5 Prill 2019, 09:37

Rama sillet si bandit dhe si pushtues në bregdet

Mediat greke shkruan dje se kryeministri Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria. Sipas tyre, biseda u përqendrua më tepër në li...

Insights 3 Prill 2019, 18:53

PS nuk dëgjon nga ai vesh, po PD?

Rudina Hajdari beri sot nje zbulim interesant ne sallen e Parlamentit. Tek kerkonte me naivitetin e nje qingji qe nuk e ka idene se me cilet ujqer ka te beje, k...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet