LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po fole më, do të të q* ku*vën”, i dënuari me 10 vite burg lëviz lirshëm në Bilisht pas plumbave që lëshoi mbi Er

23 Nëntor 2019, 10:48 Nga DOSJA
“Po fole më, do të të q* ku*vën”, i dënuari

Agron Osmanllari, njeriu që në muajin maj 2018, plagosi me pistoletë në Bilisht Erion Çollakun dhe në ikje e sipër pas këtij krimi, mori peng taksistin Redion Shallo, dyshohet se vijon të qëndrojë i lirë në Devoll. Në muajin maj 2019, Osmallari është dënuar me vendim të formës së prerë me 15 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar është ulur në 10 vite burgim. Por megjithëse, ka një dënim të formës së prerë, Osmanllari prej më shumë se një viti nuk ka mundur të arrestohet nga strukturat e policisë kriminale në Drejtorinë e Policisë së Korçës.

Osmanllari vijon jetën në liri, ku herë qarkullon publikisht rrugëve të Devollit dhe herë qëndron i fshehur. Pavarësisht se mbi supe mban një vendim dënimi me 10 vite burgim, gjatë kësaj periudhë, ai deri në këto moment nuk është arrestuar nga policia e Devollit dhe Drejtoria e Policisë së Korçës. Burime pranë policisë së Korçës, thanë për “Dosja.al” se për kapjen e Osmanllarit janë zhvilluar disa operacione por kanë qenë pa rezultat.

Sipas dosjes penale të hetuar dhe ndjekur në gjykim nga prokurori Edmond Shytko, Agron Osmanllari është autori i ngjarjes së ndodhur në 3 maj 2018 në orën 20:00 në qytetin e Bilishtit, ku ka mbetur i plagosur rëndë Erion Çollaku dhe është rrëmbyer me armë Redion Shallo. Sipas dosjes së prokurorisë Agron Osmanllari njihet me Erion Çollakun pasi jetojnë të dy në qytetin e Bilishtit.

Ndërmjet tyre nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Kurse me Redion Shallo nga fshati Bitinckë, Agron Osmanllari, nuk ka pasur njohje të mëparshme.

Në datën 3 maj 2018 Agron Osmanllari ka qënë nën shoqërinë e Venetik Braho i njohur si “Tiku”. Të dy së bashku gjatë asaj dite ata kanë konsumuar pije alkoolike. Rreth orës 19:20 të po kësaj date, ata kanë shkuar në lokalin e Aleksandër Nasto, lokal i ndodhur në qendër të qytetit të Bilishtit. Lokali ka katër tavolina dhe në të shërben Aleksandër Nasto. Kur Agron Osmanllari dhe Venetik Braho, kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në një tavolinë, në të tre tavolinat e tjera të lokalit ka pasur dhe persona të tjerë nga qyteti i Bilishtit dhe që njihen me njëri-tjetrin.

Në një prej tavolinave kanë qënë i dëmtuari Erion Collaku, F.K, R.B. e K.A, në tavolinën tjetër kanë qënë V.F, Sh.F., A.Xh, Ll.K, K.F, dhe V.K. Ndërkohë në tavolinën e katërt ishte i vetëm A.B. Si janë ulur në tavolinë, Agron Osmanllari dhe Venetik Braho, kanë porositur birra. Për një moment Agron Osmanllari është ngritur nga tavolina dhe ka shkuar në shtëpinë e vet për të ndëruar rrobat. Për të shkuar në shtëpi, ka marrë rastësisht Geraldi Fama, i njohur si “Veshoja”, pasi koha ishte me shi.

Nuk është vonuar shumë dhe Agron Osmanllari është kthyer përsëri në lokal ku kishte lënë shokun e tij Venetik Braho, ndërkohë që atje ishte edhe Mondi Kaso. Kur është kthyer ai ka qënë i zverdhur në fytyrë dhe Aleksandri, e ka pyetur se çfarë kishte.

Agroni është shprehur se:”…po foli më, unë do t’i q… kur*ën”. Në këtë kohë Agroni, ka nxjerrë nga trupi pistoletën dhe i është drejtuar Erion Collakut duke i thënë: “…po më fole më unë do të q… ku..ën”. Të dy janë ngritur në këmbë, ku Agron Osmanllari, ka nxjerrë një armë zjarri dhe nën fjalët fyese ka qëlluar një herë në drejtim të Erion Çollaku, i cili në këto momente, kishte marrë një karige për t’u mbrojtur duke e vendosur para vetes.Pasi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Erion Collakut, në pjesën e barkut ky i fundit ka rënë në dyshemr, kurse Agron Osmanllari, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke dalë nga lokali së bashku me armën që kreu krimin. Për shkak të dinamikës së ngjarjes dhe faktit që sherri ka qënë i rastësishëm duke u zhvilluar brenda një kohe tepër të shkurtër, personat e pranishëm në lokal, megjithëse e kanë parë komplet këtë ngjarje, nuk kanë mundur të ndërhyjnë.

Marja peng e taksistit

Pas këtij veprimi Agron Osmallari, ka dalë nga lokali së bashku me armën dhe ka shkuar drejt mjetit me targë AA557GR brenda te cilit ndodhej drejtuesi Redion Shallo, që shërbente si taksi me mjetin e tij. Shallo, ka qenë rastesisht përpara lokalit dhe mjetit e ka pasur të fikur. Në momentin që ka dëgjuar krisma ka ndezur makinën dhe është munduar të lëvizë,kur nga xhami i makinës ka shkuar një person që nuk e njihte dhe i ka thënë që hape makinën. Kurse drejtuesi Redion Shallo i ka thënë se makina është hapur. Më pas Osmanllari, i panjohur nga drejtuesi i mjetit, i ka vënë në bark pistoletën që kishte me vete duke e detyruar drejtuesin e mjetit Redion Shallo, që të ecte me shpejtësi në drejtim të Korçës.

Gjatë rrugës, i ka thënë që të mos qendronte edhe nëse i dilte para policia,pasi në të kundërt do ta vriste. Redion Shallo, i është lutur të mos e qëllonte pasi do të zbatonte urdhërat që Osmanllari jepte. Gjatë rrugës, autori i është identifikuar drejtuesit të mjetit duke i thënë se: “…jam Gone Osmani…, ç’bëra e vrava…, jam i sëmurë…, do vete në burg…”. Kur mjeti ka arritur në hyrje të Zemblakut, sipas drejtuesit të makinës Redion Shallo, Agron Osmanllari ka vazhduar ta kanose duke e detyruar të risë shpejtësinë dhe të mos i qëndrojë policisë se përndryshe, do të ketë fatin si ai tjetri, duke i thënë: “..Do të fus të gjithë plumbat në bark…”. Kur kanë kaluar policinë nuk i kanë qëndruar patrullës. Tek karburant “Cenolli”, i cili është në rrugën kryesore Bilisht–Korçë në vendin ku kryqëzohet në të majtë me rrugën që të çon në fshatin Zëmblak dhe në të djathtë me rrugën që të çon në fshatin Gollobërdë, me urdhër të Agron Osmanllari, drejtuesi i mjetit Redion Shallo, ka ndaluar makinën dhe Osmanllari, ka zbritur duke marë dhe pistoletën që ai kishte me vete.

Më pas ai ka lëvizur më këmbë në drejtim të rrugës që të çon në fshatin Gollobërdë. Që pas këtij momenti e në vazhdim Agron Osmanllari nuk është arrestuar nga policia e Korçës. Pas këtij momenti dhe largimit të Osmanllarit, drejtuesi i mjetit ka kthyer makinën dhe është nisur në drejtim të Bilshtit duke u paraqitur në Komisariatin e Policisë Devoll, ku ka kallëzuar ngjarjen e ndodhur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron osmanllari edmond shytko erion collaku plagosja ne bilisht 2018 redion shallo agron osmanllari edmond shytko erion collaku plagosja ne bilisht 2018 redion shallo

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta