LIVE UPDATES
Aktualitet

DEBATI/ Eksperti i PD: Nuk e keni fytyrën profesionale si anëtar i komitetit për oponencë. Brataj: Jam mjek, në komitet nuk

24 Mars 2021, 21:48 Nga DOSJA
DEBATI/ Eksperti i PD: Nuk e keni fytyrën profesionale si anëtar i

TIRANË- Debate në studion e “Real Story” në News24 mes dy ekspertëve të shëndetësisë. Koordinatori kombëtar për shëndetësinë në PD, Gazmend Koduzi deklaroi se vendimet e komitetit të ekspertëve janë kontradiktore dhe se merren nga qeveria për të ndaluar opozitën.

Ai nxori një foto të tubimit të kandidates së PS në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla në një ambient të mbyllur me 25 persona, ndërkohë që denoncoi se makinat e institucioneve lëvizin pas orës 8 për të shpërndarë pako me ushqime.

Nga ana tjetër Brataj tha se në komitet nuk ka asnjë politik dhe se masat e marra kanë sjellë uljen e rasteve me COVID-19 në vend dhe përmirëismin e situatës.

Sokol Balla: Si e vlerësoni vendimin për zgjatjen e masave shtrënguese tashmë që hyjmë në fushatë elektorale?

Gazmend Koduzi: E lexova me kërshëri vendimin e komitetit të ekspertëve dhe përsëri komitetit i ekspertëve, nuk më habiti me vendimin e tij, vendime mos vendime sepse tha do vazhdojmë me kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe mbyllja e shkollave. Kufizimet e mbledhjeve kur i nxjerr komiteti i ekspertëve, shikon vetëm palën tjetër jo pala e vetë. Këtu është një mbledhje e zonjës Lindita Nikolla me 25 veta për fushatë.

Koduzi: Është tani e fushatës.

Brataj: Ku e ka datën se e pashë dhe në rrjetet sociale.

Koduzi: Ke që në tetor që ke të njëjtat masa që kufizohet mbi 10 veta, kështu që është brenda fushatës.

Brataj: Mund të jetë dhe e vitit të kaluar ajo, mund të jetë dhe e zgjedhjeve të kaluara.

Koduzi: Po, po ashtu është. Zgjedhjet e kaluara janë bërë në verë.

Brataj: Jepni një datë.

Koduzi: Urdhëro, asnjë me maskë, vetëm Lindita Nikolla me maskë. Nuk janë nga zgjedhjet e kaluara sepse kanë maskën.

Brataj: Me maskë, apo pa maskë.

Koduzi: Pjesëmarrësit janë 25 veta. Urdhëro, në sallë.

Brataj: Ç’lidhje ka kjo me vendimet e komitetit.

Koduzi: Ta them unë, me radhë. Duro!

Komitetit vetëm këto dy masa ka marrë. Ato masa inteligjente që ka marrë bota, komiteti nuk i ka marrë ndonjëherë në studim apo për t’i analizuar aq më tepër kërkesën nga Gjykata Kushtetuese për të riparë vendimin për tubimet politike. Vendimi i marrë thuhet deri në një vendim të dytë, nuk vendosen disa tregues, indikatorë. Këto masa që merren që nga tetori kanë qenë në vazhdimësi dhe po të shikosh incidencën ka qenë e lartë dhe në dhjetor dhe në shkurt, kanë qenë të njëjtat masa. Tashmë ka rënë, pse? Çdo mjek e di që cikli i virozave të stinës në dimër janë në dhjetor dhe shkurt. Tashmë e ka mbyllur ciklin e vetë, ciklin e dytë të shkurtit, jemi në mars. Këtë e ka bërë natyra jo këto masat.

Brataj: Viruset e zakonshëm, jo SARS-COV2.

Koduzi: E njëjta gjë është, është virus.

Brataj: Jo nuk është e njëjta gjë, është hera e parë që vjen. Mos t’i ngatërrojmë ca gjëra, për anën profesionale ta lëmë…

Koduzi: Ju jeni klinicist. Unë jam punonjës i shëndetit publik.

Brataj: Unë jam mjek.

Koduzi: Ka dy mënyra të sjelljes së sëmundjeve, në dimër janë virozat respiratore, gjatë verës janë të traktit gastrointestinal për arsye të kohës.

Brataj: Po flet me një mjek urgjence, nuk po flet as me epidemiolog, as me klinicst. Mjeku i urgjencës është 360 gradë. Këtë lojën disa herë që e keni bërë, nuk ka sens.

Koduzi: Doktor të lutem, kur folët të dëgjova. Nuk e keni fytyrën profesionale si anëtar i komitetit për të më bërë oponencë sepse komiteti që në fillim ka pasur masa kontradiktore dhe jo të përshtatshme të bazuar në evidenca. Jeni bërë dhe meme në popull për ato masa që keni marrë dhe antishkencore.

Brataj: Po ta bësh politikën me meme, normal që ato do përmendësh.

Koduzi: Po vazhdoni me këto masa që nuk janë masa. Arsyeja që po vazhdoni, po të shikosh që jemi futur në periudhë elektorale, ka denoncime të pafundme që makinat e institucioneve që kanë leje lëvizje pas orës 8, po lëvizin nëpër fshatra, nëpër zona të thella, nëpër qytete për të shpërndarë pako ushqimesh. Ndërkohë që opozita nuk e ka këtë leje për të lëvizur pas orës 8. Një nga arsyet është kjo dhe e dyta është ndalesa e tubimeve politike. Maxhoranca ka frikë nga ndryshimi që do vijë në datë 25, njerëzit do dalin masivisht të votojnë dhe po merr këto masa.

Balla: Dhe ju nuk i keni respektuar këto masa.

Koduzi: Sigurisht që ne jemi përpjekur t’i respektojmë masat sepse në ambiente të hapura njerëzit janë me maska, në çdo aktivitet të kryetarit Basha, në ambiente të mbyllura është me numër të limituar, jo më shumë se 10 veta. Është parë që në fillim që vendimet i merr zoti Rama, jo komiteti i ekspertëve. Në atë komitet ka shumë kolegë të nderuar në profesionet e tyre, ashtu siç e respektoj dhe doktor Skënderin si koleg, por si vendimmarrës nuk është komiteti i ekspertëve, është politika, është Rama. Të japin dorëheqjen të nderuarit kolegë, ashtu siç e bëri Tritan Kalo. Vetë komiteti drejtohet nga zëvendës ministrja që është post politik, vetë komiteti ka një anëtare që është pjesë e listës së PS në Tiranë, pra është një komitet politik.

Brataj: Najada Çomo dha dorëheqjen sapo u bë kandidate. Mos i ngatërrojmë gjërat. Në komitet nuk ka asnjë politik. Zëvendës ministrja është në anën administrative, në atë rol.

Koduzi: Është drejtuese. Ju duhet të pranoni, shpëtoni fytyrën profesionale që ju nuk merrni vendime në atë komitet, i merr qeveria, Edi Rama.

Brataj: Nuk është e vërtetë.

Koduzi: Në qoftë se nuk është e vërtetë duhet të mbani përgjegjësi për jetët e humbura të qytetarëve. Në fund të fundit analiza është sa jetë janë shpëtuar, sa kanë humbur. Gjatë 2020, Shqipëria në vend të tretë në botë për jetët e humbura.

Brataj: Sipas jush.

Koduzi: Ta ka nxjerrë INSTAT-i, 6 mijë.

Brataj: Kush është në vend të parë?

Koduzi: Je në vend të tretë. Është Meksika, Panamaja, ju jeni në vend të tretë.

Brataj: Po jo mo se është Rusia, mos i ngatërro gjërat.

Koduzi: Nuk është ashtu.

Brataj: Shqipëria është e 53-ta.

Koduzi: Sipas gënjeshtrave tuaja.

Brataj: Sipas gënjeshtrave tona është edhe e 100-ta, po…

Koduzi: Janë 6000, ju keni deklaruar 1181, pra koeficienti i mashtrimit ka qenë 5 herë.

Brataj: Fol nga ana profesionale, lëri mashtrimet.

Koduzi: Janar, shkurt, mars kemi 990 jetë shqiptarësh të humbura sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtare. Futi koeficientin e mashtrimit nga 2020, 5 është afërsisht 5 mijë persona që kanë humbur jetën, janar, shkurt, mars të 2021. Ky është produkti i masave të Komitetit të Ekspertëve.

Brataj: 8000 të vdekur në ekses nga marsi në mars. Sikur ta marrim jo aq sa janë të deklaruar, bëjnë 2.84%. Unë i kam bërë shumë mirë, sikur t’i marrësh të 8000 mijë persona të vdekur nga COVID-19.

Marre nga: BW 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend koduzi skender brataj gazmend koduzi skender brataj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari