Berisha për Bashën: Peng i Ramës, tani e drejton Tao më shumë
2 Qershor, 13:11
'Është dita...
Aktualitet
Plagosja e 5-fishtë në Tiranë! Mediat ndërkombëtare i japin jehonë sulmit me thikë, në faqe të parë mbajnë Rudolf Nik
19 Prill 2021, 15:22Nga DOSJA
TIRANË– Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonësulmit me thikë që tronditi Tiranën mesditën e sotme. Asociated Press, ABCNEWS, San Francisco Neës e disa media të tjera shkruajnë për sulmin në fjalë si pasojë e të cilit mbetën të plagosur pesë persona, dhe në faqe të parë kanë vendosur foton e autorit Rudolf Nikolli.
“Sipas policisë, një shqiptar me thikë sulmoi pesë persona të hënën në një xhami në kryeqytetin e Tiranës. Një deklaratë e policisë thuhej se Rudolf Nikolli, 34 vjeç, hyri në xhaminë Dine Hoxha në qendër të Tiranës rreth orës 2:30 pasdite dhe plagosi pesë persona me thikë. Policia reagoi menjëherë dhe e mori atë në paraburgim. Pesë të plagosurit u dërguan në një spital dhe zyrtarët thanë se ata nuk janë në situata të rrezikshme për jetën,”– shkruan një prej tyre.
“Sipas policisë, një shqiptar me thikë sulmoi pesë persona të hënën në një xhami në kryeqytetin e Tiranës. Policia nuk ka zbuluar ndonjë motiv për sulmin. Policia dhe prokurorët po hetojnë çështjen. Civilët e bllokuan Nikollin para se të vinte policia,”- shkruan një tjetër.
Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë pesë persona të plagosur.
Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa të plagosurit janë në spital, duke marrë mjekimin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt çasti apo sulm terrorist. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Bababi i Rudolf Nikollit, autorit të sulmit me thikë që la pas pesë të plagosur ka treguar se ata janë katolikë si familje. Në një deklaratë për me...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar momentin kur besimtarët, pjesëtarët e stafit të xhamisë “Dine Hoxha”, ka vënë poshtë autorin e plagosjes së pesëfishtë Rudolf ...
Aktualitet19 Prill 2021, 14:14
TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....
TIRANË- 208, 000 vaksina të Sinovac kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në pistën e Rinasit, vaksinat janë pritur ng...
TIRANË– Rudolf Nikolli po kërkohej kudo nga Policia e Shtetit. 34-vjeçari që plagosi sot jashtë xhamisë “Dine Hoxha” 5 persona, e ka akt të përsërit...