LIVE UPDATES
Aktualitet

“Pipero më tha që s’kam asgjë!”/ Mitro Çela publikon SMS me Koço Devolen para se të humbte jetën nga COVID: Dua të

8 Korrik 2021, 12:24 Nga DOSJA
“Pipero më tha që s’kam asgjë!”/ Mitro

TIRANË– Gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me mikun e tij, humoristin e ndjerë Koço Devole, para se ky i fundit të humbte jetën nga COVID-19.

Gazetari tregon dhe momentet kur humoristi i njohur zbuloi te ishte i infektuar me COVID dhe u shtrua në Spitalin Infektiv. Mes SMS-ve, Çela zbulon dhe bisedën që Koço Devole ka bërë me mjekun Pëllumb Pipero dhe me shefen e Infektivit Najada Çomo.

“Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakord që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash…”, shkruan Mitro Çela.

Ndërkohë që sipas tij kjo ishte biseda e fundit, pasi humoristi i njohur përfundoi në intubim dhe më pas ndërroi jetë.

MESAZHET E PLOTA TË PUBLIKUARA NGA GAZETARI MITRO ÇELA

-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.

Ky rit përsëritej çdo ditë.

Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:

-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…

3 prill 2019

Unë -Koço! Kam dy orë që po vi vërdallë si pordha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.

Koço –Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.

Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te RTSH shqip jepet “Gjuetia dy.”

Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur se sa të gjallë.

Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në pushtet.

Koço – Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na shfarosin të gjithëve.

7 prill 2020

Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet

këtë rrogë e pastaj…me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se corona nuk kam parë.

Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavirusit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.

Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im eksiq.

Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezik të mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do hamë njëri-tjetrin?!

Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.

Koço –Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarrosjen e pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarrës dhe një Koço të furrës!”

Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!

Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të “kalli” deputet, nuk ka llogjikë të të pranojnë të pjekur në tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri “Kurban-i”, “Mitro, armik i dashur!” Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen!

Unë -Po Ben Blushi?

Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu disa orë do shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro! Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet hajvanllëqe… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.

Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.

8 prill 2020

Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye: Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i pa tredhur, ky Mitroja?!

22 prill 2020

Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e rruaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video reklamë me nipin.

Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na budallalleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke edhe ti këtë përshtypje?

Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi shtuar ne, budallejtë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.

Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri.”

Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga nuk do jetonte kaq gjatë.

Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.

Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!

Koço -Sakllam.

26 prill 2020

Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjehrrit.

3 maj 2020

Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.

17 tetor 2020

Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot, që Filipi mbush 65 vjeç.

Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta bëj tamponin?

19 tetor 2020

Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin, drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital…

22 tetor 202o

Koço -U shtrova. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e di – spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë.

30 tetor 2020

Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.

Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur.” Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr…
Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?

3 nëntor 2020

Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakord që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash…

4 nëntor 2020

Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit…

Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bobola me oksigjen.

Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim…

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koço devole mitro cela koço devole mitro cela


Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara