LIVE UPDATES
Politike

“Pijanecë e frekuentues pub-esh”, TV Kukësi nxjerr kronikën ‘perlë’ dhe çon në qiell të shtatë Edi Ramën, bën

23 Prill 2020, 17:21 Nga DOSJA
“Pijanecë e frekuentues pub-esh”, TV Kukësi nxjerr

TIRANË– Nëse keni menduar se keni parë gjithçka nga kronikat e televizioneve, nëse keni menduar se ‘qokat’ ndaj kryeministrit përfundojnë dhe ndalen vetëm në raportimet nga kryeministria apo në titujt ‘lajkatarë’, s’keni dëgjuar ende ‘perlën’ që vjen nga redaksia e televizionit të Kukësit.

Një televizion që ndiqet të paktën nga banorët e zonës, ka transmetuar një kronikë mjaft speciale, që ka ngritur përtej qiellit e piedestalit, punën e kryeministrit Edi Rama, gjatë pandemisë së Covid-19.

Lidhur me kritikat dhe denoncimet e Opozitës, në kronikë ata quhen të humbur që mbledhin gozhdë të ndryshkura rreth Shqipërisë për të mbërthyer Ramën, por që sipas TVKukësit, nuk ja dalin dot. Përshkrim mjaft të veçantë kanë edhe ata që janë ankuar për izolimin dhe mbylljen në shtëpi, të cilët gazetarja në fjalë i quan ‘pijanecë e frekuentues pub-esh’ që mezi presin të dalin.

Përmbajtja e plotë e kronikës

Pandemia e koronavirusit ka prekur edhe Shqipërinë por falë masave të shpejta të Qeverisë dhe angazhimit personal të kryeministrit Edi Rama, ky është një fakt që askush nuk e mohon dhe merret shembull nga të gjithë ndërkombëtarët, efektet e dëmeve janë më të ulëta se në periudhat e zakonshme gripale, në humbjen e jetëve. Masat shtrënguese kanë qenë të studiuara mirë dhe shumë efektive. Kundër këtyre masave, vajtojnë duke çjerrë sytë vetëm hajdutët, kriminelët, dashakeqësit, pijanecët dhe qylxhinjtë e mejhaneve, si dhe frekuentuesit e pubeve, e disa politikanë të rënë nga fiku. Edhe pse me këto të drejta, kërkojnë të bëhen subjekt kriminal, të jetës së shumicës së popullit shqiptar. Të shëtisim sipas qejfit tonë thonë ata e të mos ndëshkohemi bazuar në rregullat e vendosura gjatë periudhës së Covid-19. Këta njerëz, me siguri nëse në Shqipëri do të kishte më shumë viktima dhe spitalet do të ishin në spital, do të organizonin protesta të dhunshme për marrjen e masave, ndërsa sot bëjnë thirrje kundër marrjes së masave. Po çirren e ngjiren përse nuk hapen lokalet e bizneset, ku dihet shumë mirë që një hapje e tillë, do t’i jepte krah virusit vdekjeprurës. Po kush është më i interesuar më shumë se vqë të dalim nga karantina, përveç kryeministri Edi Rama? Askush përveç atij. Ai sigurisht nuk dëshiron të mbyllen bizneset dhe të boshatiset arka e shtetit, duke bërë që të marrë lekë borxh e t’ua japë shqiptarëve, shumicës, siç edhe po jep sot disa, më shumë se në gjendje të zakonshme.

Duhet t’i jemi falenderues stafit mjekësor që po e përballojnë situatën në mënyrë shembullore prej më shumë se dy muajsh. Mirënjohje për qeverinë e kryeministrin që më shumë se kurrë u lidh me hallet e shqiptarëve në këtë luftë. Mirënjohja më e madhe i takon shqiptarëve për mirëkuptimin dhe solidaritetin e shqiptarëve që u treguan mirëkuptues dhe po e luftojnë këtë luftë. Kurrë më parë nuk janë treguar më të afërt qeveria dhe populli, sa në këto dy luftëra të natyrë, si tërmeti i nëntorit dhe pandemia e marsit. Vetëm për këto luftëra Shqipëria ka fituar respekt ndërkombëtar. Sot, emigrantët shqiptarë shihen si njerëz të një rrace me kulturë dinjitoze që meriton respekt të veçantë. Shqipërisë më shumë se askush tjetër do t’i mbyllë plagët e kësaj lufte dhe në gjysmën e dytë të këtij viti, vendin tonë do ta përfshijë vrulli i punës. Turizmi shqiptar me punën e bërë në luftën e pandemisë, po çertifikohet si aset prioritar për t’u vizituar nga turistë të huaj. Le të vazhdojnë të vajtojnë me kokën në dritare, zmirxhinjtë, privilegjhumburit dhe politikanët e mbirë në vazot e qelqit. Bashkë me militantët kollovarë të rrjeteve sociale që me fantazinë e tyre projektojnë varreza dhe arkivole. Të bindur plotësisht se janë të humbur, mbledhin anë e mbanë Shqipërisë gozhdë të ndryshkura, për të mbërthyer qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Shqiptarët po e fitojnë të parët këtë luftë. Dita e fitores është pranë, jo më pak se dy tre javë. Durim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kronika e tv kukesit edi rama kronika e tv kukesit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj