"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mijëra euro dhe lekë në zyrë e banesë/ Avokati i mjekut Edvin Prifti: Do bënte blerje, paratë ishin të ligjshme
12 Shkurt 2021, 15:26Nga DOSJA
TIRANË–Avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, Henkrik Ligori, ka reaguar pasi klienti i tij është pezulluar nga detyra.
Në një prononcim për mediat, Henkrik Ligori ka thënë se paratë që i janë sekuestrur Priftit, janë të ligjshme duke shtuar se paratë janë siguruar nga një shitje. Ai ka thënë ndër të tjera se një pjesë parave nuk iu gjetën në zyrë por në çantë pasi ai do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.
“Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje. Në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para, janë vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.” – ka thënë ai.
Mjeku i specializuar në fushën e kardiologjisë Edvin Prifti është pezulluar nga puna nën akuzën e korrupsionit pasiv. Dosja.alka mësuar se bashkë me Priftin është pezulluar edhe infermjerja Trëndafile Frangu. Prifti dhe Frangu ishin të dy të punësuar në shërbimin e kardiologjisë në QSUT. Emri i Priftit dhe Frangut ka dalë në pah pas disa muajsh hetime e përgjime që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e gjyqtares Enkeljeda Hoxha dhe tetë personave të tjerë.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gerti Selimaj është 47-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e sotme për një vrasje që ka kryer 23-vite më parë. Selimaj është autor i vrasjes ...
TIRANË– Kanë dalë në dritë përgjimet nga skandali i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorëve të saj të cilët lironin kriminelët nga burgu. Përgjimet j...
TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK...
TIRANË–Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se situata në spitalet Covid në Tiranë është kritike pasi janë të tejmbushur me pacientë. Gjatë raportimit t...
TIRANË– Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plo...
DURRËS– Nuk ndalen gjobat për përfaqësuesit e subjekteve politike. Në njoftim zyrtar, Policia e Durrësit bëri me dije se janë gjobitur me 5 milionë lekë të...
TIRANË– Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ka publikuar njoftimit zyrtar për kërkesën që ka bërë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e...
SHKODËR– Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është shëruar nga Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ai në një postim në ‘Facebook’ aty ku ndër të tjera hedh poshtë a...